
Është e disata herë që ndodh në Shqipëri. Një media jashtë publikon një gënjeshtër, një gjysmë të vërtetë apo një thashethem se janë gjetur video intime në dosjen hetimore të “X” apo “Y” personi dhe në Shqipëri bëhet nami.
E marrin, e përsërisin të gjitha portalet opozitare, qeveritare. Ndodh i njëjti avaz, njësoj si me dosjen Veliaj, që herë pas here publikohen gënjeshtra dhe mashtrime në media të huaja, pastaj bëhen raporte, lobime dhe çohen në Departamentin e Shtetit.
E njëjta situatë ka ndodhur dikur me Monika Kryemadhin, e bërë në Vienë në atë kohë nga njerëzit e inceneratorëve dhe kjo u zbulua më pas.
Media italiane, portale periferike, bëhen më keq se gjobaxhinjtë e Tiranës, duke marrë para dhe publikojnë gënjeshtra për të tërhequr vëmendjen nga thelbi i vërtetë.
Më pas dalin “mendjellinjtë” e Shqipërisë dhe fillojnë e sulmojnë SPAK, GJKKO duke thënë se kanë dalë video, kanë rrjedhur informacionet.
Mashtrime publike nga më të mëdhatë, nga më të pështirat, nga më të ndyrat dhe për më tepër na thonë se është e disata herë që del informacion për video. Ku është video që ka dalë? Kujt i ka dalë? Nuk ka asnjë video të qarkulluar, është thjesht një mashtrim.
Të njëjtën skemë përdorën dhe për Veliajn, duke thënë se dolën nga telefoni të dhënat e Erion Veliajt apo historia e brekëve të bashkëshortes. Ky ishte një mashtrim.
Në të dyja rastet, nuk ka dalë ndonjë video as e Veliajt dhe as e bashkëshortes së tij. Ishte një kërkesë që prokurori kishte bërë një gjykatë, vendimi i gjykatës dhe më pas mediat morën vendimin e gjykatës dhe e publikuan, ku më pas dolën dhe përgjimet.
Tezën “brekët” nuk e bënë as mediat opozitare, as politikanët e opozitës, përkundrazi e ka filluar Mero Baze gazetari i familjes Veliaj i cili e përdori për ta bërë çështjen neveritëse, poshtëruese.
Gazetari i familjes Veliaj kërkoi ta shiste sikur prokurorët e SPAK po merreshin me brekët por në fakt e vërteta nuk ishte ashtu. Prokurorët e SPAK ndoqën paranë, u morën me blerjet që ishin bërë, nga më të ndryshmet.
Ishte media që e bëri atë trillim. Edhe në këtë rast pretendohet nga media austriake. Ishin njerëzit e inceneratorëve që e bënë më parë një histori në Vienë apo historitë me mediat në Itali. Kjo bëhet me një qëllim për të hequr vëmendjen nga thelbi.
Thelbi është një dhe vetëm një: A ka bërë hetime të drejta Prokuroria? Ka kërkuar një pezullim nga detyra. Në fillim Gjykata Kushtetuese e rrëzoi masën për pezullim dhe më pas e rivendosi sërish pa vendim.
A duhet të tërhiqej SPAK nga kërkesa e dyetë pas pezullimit të detyrës për heqje imuniteti? SPAK i shkoj më tej, shkoi te parlamenti.
Një skemë e tillë u përdor për të hequr vëmendjen edhe nga çështja e inceneratorëve në atë kohë apo sot ndoshta për të hequr vëmendjen nga problematikat me rrugët, rrëshqitjet.
Ku Shqipëria ka rreth 5 mijë km rrugë nga ARRSH, për disa rënie në juglindje të vendit, për disa rrëshqitje del një lajmërim, më pas një tjetër, del një media e huaj, del një mashtrim del një fake news, se nuk mjaftojnë fake news-et që prodhojnë 24 orë gjobaxhinjtë.
Më pas fillojnë mendjellinjtë tanë e marrin qimen e bëjnë tra. Por në fakt ajo që kanë marrë është një mashtrim, një gënjeshtër dhe e kanë bërë mal.
Por gënjeshtra ju rrëshqet si mali në rrugën Librazhd-Prrenjas, asgjë më shumë se kaq.
E gjitha kjo lojë, i gjithë ky skenar, me shpikje videosh, bëhen për të sulmuar SPAK-un, prokurorë të caktuar. Bëhen për të goditur GJKKO-n dhe ndoshta dirigjohen nga njeriu më në hall që ndodhet në burgun e Durrësit.
Opozita po gjen gati këto sulme, ca vijnë nga jashtë e ca nga brenda, ose ndoshta vijnë nga dikush që ka hall në burgun e Durrësit dhe nuk kursen asgjë.
Kjo është strategjia: hiq vëmendjen nga halli im dhe i rris hallin tjetrin, se kështu mendojnë se ndoshta mund të shpëtojnë lëkurën./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Një tjetër problem serioz i rrugëve ka prekur vendin tonë,...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur shqetësi...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të nisë ...
Pasditen e kësaj të mërkure është krijuar një situatë e rë...
Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër lidhur me dëmtimet e r...
Në kuadër të fillimit të Kreshmës Ortodokse, në qytetin e ...
Fluksi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është shtu...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në shqyrtim ...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Pezullohet inspektori i policisë në Patos pasi goditi me g...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar një t...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar...
Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Aut...
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako,...
Ambasada britanike në Shqipëri ka njoftuar një ndryshim në...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet që po...
Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me rastin e denon...
Pezullohet nga detyra efektivi i policisë shqiptare, i arr...
Konfindustria ka reaguar sot lidhur me bllokimin e aksit L...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...