web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Irena Gjoka”/ Kalaja: ILD ka nisur hetim disiplinor, paralajmërimi për KLGJ

25 Shkurt 2026, 17:55, Aktualitet CNA

Çështja “Irena Gjoka”/ Kalaja: ILD ka nisur hetim

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të nisë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas dyshimeve për shkelje të disiplinës gjatë ushtrimit të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste në Syri Tv, e cila ka qenë kallëzuese në çështje, duke theksuar se ky hap duhej ndërmarrë shumë më herët, pasi çështja ka qenë publike për mbi 30 muaj.

Procedimi i ILD-së lidhet me veprimet e kryera pas marrjes së mandatit, ndryshe nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat fokusohen tek shkeljet e kryera para marrjes së detyrës. Kalaja paralajmëroi gjithashtu se do t’i drejtohet SPAK-ut për mosvënien në dispozicion të dosjes së plotë nga KLGJ-ja.

Ky vendim konsiderohet një hap drejt përgjegjësisë dhe transparencës në sistemin e drejtësisë.

“Unë pikërisht e mora me vete dhe të gjithë materialin, pra gjithë vendimin që ka marrë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, dhe për hir të së vërtetës, unë kam bërë ankime me dhjetëra pranë këtij institucioni dhe fatkeqësisht të gjitha ankimet kanë kaluar me arkivim, që është e barazvlefshme me pushimin e çështjes, pra për gjyqtarë apo prokurorë të tjerë.

Ndërkohë, realisht dua ta përgëzoj këtë moment të fillimit të hetimeve, dhe nga ana tjetër, unë dua të konstatoj dhe ta deklaroj publikisht se, ky nuk është një favor që po i bëhet as Adriana Kalasë, ankueses, as publikut, por e para njëherë duhet të ishte bërë me kohë, se u bënë 30 muaj që ne merremi me këtë çështje, dhe e dyta, kjo vërteton që nuk kanë më asnjë alibi për ta mbrojtur Irenën me disa mbiemra.

Ndërkohë, vendimi që ka marrë Inspektori i Lartë i Drejtësisë lidhet me rregullat që përcakton, apo sanksionet që përcakton ligji për statusin e magjistratit. Është ligji 96 i vitit 2016 dhe që të përfitosh mandatin e magjistratit, duhet të plotësosh një sërë kriteresh dhe këto kritere në bazë të ligjit të rivlerësimit kanë qenë kriteri i figurës, kriteri i pasurisë dhe kriteri i profesionalizmit.

Ndërkohë, për edhe për t'ia bërë me dije publikut, sepse pashë edhe disa media që qoftë dhe pa dashje, e kanë keqinterpretuar situatën ku ndodhet sot Irena me disa mbiemra, duke e mbivendosur punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pra, për ta sqaruar me publikun, hetimi që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme bëhet në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe hetimi në Prokurorinë e Përgjithshme ka të bëjë me të gjithë veprat penale apo shkeljet ligjore që ka bërë një magjistrat përpara se të merrte detyrën.

Dhe konstatimi i prokurorit të përgjithshëm ose i prokurorisë së përgjithshme në relacionin dërguar Këshillit të Lartë të Gjyqësor, të cilin e ka referuar edhe ky vendim që po diskutojmë ne sot, përveç se ka pranuar të gjithë pretendimet tona, qoftë me dëbimet, qoftë me dënimin penal, qoftë me mosdeklarimin, ka kërkuar dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor marrjen e një vendimi në raport me këtë gjyqtare, vendim të cilin për turpin e tyre, KLGJ-ja nuk e mori.

E mbani mend atë vendimmarrjen pesë me katër dhe njëri nga ata anëtarët të komisionit të karrierës, bëri ankim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, se ka shumë rëndësi për ta sqaruar këtë, dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me një vendimmarrje, ka bërë atë që në fakt ne e denoncuam me kohë.

E para, ankimimi nga një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor është i pabazuar në ligj, pra nuk ka bazë ligjore. E dyta, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ashtu sikundër Prokuroria e Përgjithshme, nuk është organ vendimmarrës.

Pra, të dyja të pavarura kryejnë hetime për veprimet apo mosveprimet e një magjistrati dhe këta të dy institucionet ia dërgojnë KLGJ-së për vendimmarrje. Pra, KLGJ-ja o duhet të kishte pranuar relacionin e  Prokurorisë së Përgjithshme, ose duhet ta kishte rrëzuar, por duhet të kishte dalë me një vendim.

Fakti që KLGJ-ja ka rrëzuar relacionin e komisionit të karrierës, tregon që e para, dosja ka probleme edhe më të mëdhaja se ato që ne kemi konstatuar, dhe e dyta, kanë bërë këtë pozicionin që ta mbajnë mirë me të gjithë palët.

Sepse jo më kot, edhe sot që po flasim ne i nderuar, unë nuk kam marrë një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, fakt për të cilin shumë shpejt do t'i drejtohem SPAK-ut me një kallëzim penal, sepse e para, nuk më vë në dispozicion dosjen nga Prokuroria e Përgjithshme, pra relacionin, dhe e dyta, nuk më vë në dispozicion parashtrimet e bëra nga Irena Gjoka, Shpata, Maneku.

Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet që janë bërë pas përfitimit të mandatit. Pra, ky është dallimi që ta kuptojë dhe publiku, nëse Prokuroria e Përgjithshme heton për shkelje apo vepra penale që janë bërë përpara marrjes së mandatit të magjistratit, atëherë ia kalon për vendimmarrje KLGJ-së. Pra të dyja, thashë, institucionet, prandaj thashë për turpin e tyre, ato s'kanë marrë një vendim”, tha Kalaja./ CNA





Lajmet e fundit nga