Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Aktivistja Adriana Kalaja me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një kthim përgjigje nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Përgjigje në të cilën njoftohet se ILD ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares së posaccme, Irena Gjoka.
ILD shprehet se ekzistojnë dyshime që gjyqtarja Gjoka ka kryeer veprime që përbëjnë shkelje ligjore.
Postimi i Kalasë
"Rrugë e mbarë", Irena me 3 mbiemra.....
Ndërkohë, kjo fjali në përditshmëri, shoqërohet edhe me togfjalëshin:
- Pastë këmbën e mbarë.
Dhe kështu do ndodhë patjetër.
Pse?
Sepse, e drejta dhe e vërteta gjithmonë e dhejnë rrugën e fitores.
Ndaj dhe, sërish koha më dha të drejtë.
Prej kohësh, ka një tentativë të madhe, me ndërhyrje, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, presione apo shantazhe, për të amnistuar fytyrën më të përlyer të Sistemit të Drejtësisë.
Sigurisht, nga pushteti që i shërbeu dhe vijon t'i shërbejë.
Aq më shumë kur kjo mbrojtje antiligjore dhe antikushtetuese bëhet nga institucionet e reja të dala nga "Reforma në Drejtësi", që mirëpaguhen nga taksat tona.
Gjithsesi, gjithmonë vjen dita.......
Shkresa e mëposhtme, e vendimit të marë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj Irenës me 3 mbiemra, megjithëse ka patur të gjithë mafien e pushtetit në krah, tregon se:
1. Sa e rëndë është situata juridike e kësaj gjyqtareje me 3 mbiemra, e cila nuk duhet të kishte marë, që në fillim statusin e magjistratit.
2. Dosja në ngarkim të gjyqtares delinkuente, është aq e rëndë, sa edhe të "vetët", nuk po gjejnë dot më justifikime për t'a mbrojtur.
3. Sa të drejtë kam patur në të gjithë akuzat dhe hapat ligjorë që kam ndjekur lidhur me këtë rast.
Mbi të gjitha, rasti i Irenës me 3 mbiemra, tregoi dhe vërtetoi atë çfarë kam/kemi deklaruar prej vitesh se:
1. Qëllimi i "Reformës në Drejtësi", nuk ishte reformimi i sistemit, por kapja e tij për të sulmuar opozitën dhe krerët e saj.
2. Se kjo reforme, përceç se rezultoi një dështim total, me kosto tepër të lartë, ka minuar aksesin dhe besimin e publikut te drejtësia.
Me këtë rast, dua T'ju informoj se, vendimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur që të administrojë në funksion të këtij hetimi:
1. Dosjen e plotë nga Prokuroria e Përgjithshme që ka lidhje me vendimin e datës 19.01.2026, "Për miratimin e rezultateve të .
2. Informacione nga KLGJ, lidhur formularët e "vetëdeklarimit" dhe "deklaratat e kontrollit të figurës, të plotësuara dhe të dorëzuara nga gjyqtare me 3 mbiemra.
3. Informacione nga AKSIK, lidhur me pyetësorët e sigurisë, të dorëzuar në mënyrë periodike nga Irena me 3 mbiemra.
4. Informacion nga SPAK lidhur me procedimin ndaj kësaj gjyqtareje.
5. Informacion nga KLGJ, përsa i përket dosjes personale e Irenës me 3 mbiemra, ankesat ndaj saj gjyqtareje dhe sesi janë ndjekur e adresuar ato nga KLGJ.
Ndërkohë, ILD ka pushuar ankimimin e anëtarit të KLGJ lidhur me këtë gjyqtare, si të pabazuar në dispozita ligjore, fakt i denoncuar më herët nga unë.
Në këto kushte, duke qenë se jemi përpara shkeljes në mënyrë të përsëritur të dispozitave ligjore si në kuptim të mosdeklarimit të dy dëbimeve, ashtu dhe dy vendimeve penale, madje kjo në mënyrë vijuese (krim vazhdues), fakte të pranuara nga vetë ILD, argumentoj se kjo shtetase nuk përmbush kriteret për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, aq më pak e një gjykate aq të rëndësishme si Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.
Për të mos përmendur procedurën e ndjekur për këtë gjyqtare, unike në fakt ku Komisioneri Publik, megjithëse kishte bërë ankim në shkallën e dytë të vettingut (KPA) për shkeljet e rënda nga kjo gjyqtare, “çuditërisht” një ditë para dhënies së vendimit, u hoq dorë nga ankimi, duke ngritur dyshime të arsyeshme dhe serioze lidhur me integritetin e kësaj reforme, siç në fakt po e vërteton dita ditës.
Në pritje të vendimarrjes së ILD, një gjë Ju siguroj se:
Do i shkoj deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë, megjithëse janë sulur "vrasësit me pagesë" të Shtetit Ligjor të së Drejtës, porositur nga kriminelja Irena me 3 mbiemra, për të minimizuar këtë krim të rëndë që i është bërë Sistemit të Drejtësisë dhe vetë qytetarëve shqiptarë.
Unë kam dhënë prova për këtë.
Shihemi së shpejti.....
Kush e ka rradhën?
PS: E kam paralajmëruar që të mos harxhojë energji e para për të shantazhuar e kërcënuar mua, por të gjejë një avokat të mirë se është i vetmi që do t'i duhet në vijim.

Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, zhvilloi sot inspe...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë-Thanë është zg...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori...
Ditën e sotme ka nisur demontimi i urës së Dragostunjës, n...
Zona të shumta të vendit janë zgjuar sot me një situatë mo...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, është thirrur më 3 mars në ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni tha sot se nuk ka vend për panik n...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se Shqipëria ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e s...
Ekspert dhe koordinator i programit të Partisë Demokratike...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentua...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në P...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar, përmes n...
Janë zbardhur detaje lidhur me vrasjen e ndodhur më 27 pri...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka folur pasditen e sotme lidhu...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Magnituda e tërm...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në P...
Si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar rekrutimin e të ...
Në zyrat qendrore të International Commission on Missing P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...