Mungesa e personelit të kualifikuar në Gjermani/ 10 diploma me kërkesë të lartë për punë deri në vitin 2030
Gjermania është një nga vendet më tërheqëse si për student...

Në zyrat qendrore të International Commission on Missing Persons (ICMP) u zhvillua një takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) dhe drejtuesve të ICMP, me fokus forcimin e bashkëpunimit për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit (rule of law).
Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH, drejtuesve të ICMP të kryesuar nga znj.Kathryne Bomberger, si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Eri Mile dhe z.Saimir Korreshi.
Në fjalën e saj, znj.Bomberger theksoi se trajtimi i rasteve të personave të zhdukur kërkon një qasje të qëndrueshme të sundimit të ligjit, ku hetimet administrative dhe institucionale duhet të vijojnë pavarësisht kohës së kaluar, në përputhje me praktikat dhe përvojat ndërkombëtare.
Gjatë prezantimit, Dr.Gentiana Sula paraqiti hapat e ndërmarrë nga AIDSSH, mandatin ligjor aktual, numrin në rritje të kërkesave nga familjarët, veprimet joinvazive të realizuara në terren, si dhe vështirësitë ligjore dhe procedurale që ndikojnë në ritmin dhe efektivitetin e procesit.
Anëtarët e Autoritetit evidentuan nevojën për qartësim të mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe nënligjor, forcim të kapaciteteve institucionale dhe përcaktim më të qartë të roleve ndërinstitucionale, me qëllim përmbushjen efektive të mandatit të AIDSSH.
Deputetët e pranishëm shprehën mbështetjen e tyre për ndërmarrjen e ndryshimeve të nevojshme ligjore dhe institucionale, duke theksuar rëndësinë kombëtare të këtij procesi dhe nevojën për rezultate konkrete për familjarët.
Gjatë takimit, AIDSSH dhe ICMP u dakordësuan për: hartimin e një raporti vlerësimi mbi situatën aktuale, përgatitjen e një plani veprimi 10-vjeçar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur.
Në përfundim të takimit, u nënshkrua Marrëveshja e Përdoruesit Fundor (EULA) për përdorimin e sistemit IDMS, e cila rregullon aksesin, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe kufizon përdorimin e informacionit vetëm për qëllime zyrtare.
Në vijim të agjendës së vizitës në Hagë, u zhvillua gjithashtu një takim informues dhe koordinues në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, ku u shkëmbyen informacionet mbi ecurinë e bashkëpunimit me ICMP dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren për avancimin e këtij procesi, në koordinim me institucionet përkatëse.
Takimi në Hagë shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Rreth ICMP
International Commission on Missing Persons (ICMP) është një organizatë ndërqeveritare me seli në Hagë, e cila ndihmon shtetet dhe shoqëritë të adresojnë çështjen e personave të zhdukur si pasojë e konflikteve të armatosura, shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe fatkeqësive. ICMP vepron në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ofruar asistencë teknike, ligjore dhe institucionale, përfshirë identifikimin shkencor përmes ADN-së dhe mbështetjen e familjarëve për të drejtën për të ditur të vërtetën.
Rreth znj. Kathryne Bomberger
Kathryne Bomberger është Drejtoreshë Ekzekutive e ICMP dhe një eksperte e njohur ndërkombëtarisht në fushën e personave të zhdukur, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ajo ka drejtuar dhe kontribuar në procese komplekse identifikimi dhe ndërtimi institucional në vende që kanë kaluar konflikte të armatosura ose regjime represive, duke promovuar një qasje të qëndrueshme, të bazuar në ligj, përgjegjshmëri dhe respekt për dinjitetin e viktimave dhe familjarëve të tyre./ CNA
Gjermania është një nga vendet më tërheqëse si për student...
Një program i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar u lançua ...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor...
Ardian Bylyku, drejtori i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, n...
Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Hantin B...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja në një konf...
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ergys Verdho ka mba...
Kreu i ARRSH Ami Kozeli në një konferencë për shtyp ka zbu...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se s...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-shefin...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ...
Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Muaji i parë i vitit 2026 është mbyllur me rezultate po...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg kryebashkiakun Erion Veli...
Gjyqtarja Nertila Kosova është tërhequr për vendim në lidh...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për biznesmenin në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...