Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh/ Shtohet fluksi i mjeteve
Fluksi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është shtu...
Në kuadër të fillimit të Kreshmës Ortodokse, në qytetin e Korçësështë çelur ekspozita “Kishat Ortodokse në Korçë”, një koleksion i veçantë që hedh dritë mbi historinë, traditën dhe trashëgiminë shpirtërore të zonës.
Koleksionisti Mirgen Shamblli shprehet se realizimi i kësaj ekspozite ka qenë një dëshirë e kahershme, e mbartur prej afro dhjetë vitesh.
Sipas tij, përzgjedhja e materialeve është bërë me kujdes, duke përfshirë fotografi të rralla, dokumente origjinale dhe kartolina postare që pasqyrojnë jetën fetare ndër vite.

“Ekspozita e sotme është për kishat ortodokse në zonën e Korçës. Me rastin e fillimit të Kreshmës Ortodokse kam menduar të çel këtë ekspozitë me këtë koleksion shumë të veçantë dhe kam dashur rreth 10 vite që ta realizoja."
Ekspozita nis me Kishën e Shën Gjergjit dhe varrezat e Shën Mërisë, ku përmes fotografive dhe materialeve dokumentare paraqiten tre ritualet themelore të jetës njerëzore: lindja, pagëzimi dhe vdekja.
Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe kishave të fshatrave të qarkut të Korçës, duke përfshirë rreth 80 për qind të tyre.

Në fokus është vendosur edhe Voskopoja, me dy dokumente origjinale nga shtypshkronja e saj e njohur, si dhe materiale që dëshmojnë proceset zgjedhore për përzgjedhjen e epitropëve para viteve 1900.
"Fillojmë me Kishën e Shën Gjergjit, me varrezat e Shën Mërisë, ku këtu përfshijmë tre ritualet e njerëzimit: lindjen, pagëzimin dhe vdekjen. Këtë e paraqesim me foto dhe materiale të ndryshme, si dokumentarë. Gjithashtu kemi edhe kishat e fshatrave të të gjithë qarkut të Korçës, rreth 80 për qind të tij. Kemi paraqitur Voskopojën me dy dokumente origjinale nga shtypshkronja e Voskopojës, si edhe zgjedhjet që janë bërë para viteve 1900 për zgjedhjen e epitropëve në këto kisha. Është një shumëllojshmëri materialesh në këtë ekspozitë."
Një pjesë e konsiderueshme e koleksionit përbëhet nga fotografi të ruajtura ndër vite në familjet korçare, si dhe materiale të siguruara përmes shkëmbimeve me koleksionistë të tjerë. Mes tyre spikat Katedralja “Burimi Jetëdhënës”, që daton në vitin 1727, mbi të cilën është ngritur më pas Kisha e Mitropolisë, e cila sot po rikthehet në identitetin e saj historik.
"Më së shumti janë fotografi që i kanë pasur njerëzit në shtëpitë e tyre. Kam shkëmbyer materiale edhe me koleksionistë të ndryshëm. Një pjesë e mirë e tyre janë kartolina postare me imazhe nga kishat e vjetra. Përmend këtu Katedralen “Burimi Jetëdhënës”, e cila daton në vitin 1727, dhe mbi këtë kishë është ngritur Kisha e Mitropolisë, e cila sot po kthehet në identitet."

Shamblli thekson se korçarët janë të njohur me këtë trashëgimi, veçanërisht filantropët që kanë kontribuar me pasurinë e tyre për kishat dhe komunitetin ortodoks. Ai veçon figurën e Jovan Bankës, i cili, sipas tij, la gjithë pasurinë në shërbim të komunitetit ortodoks shqiptar.
"Patjetër që korçarët janë të njohur me këto materiale, veçanërisht filantropët, të cilët kanë shkrirë pasurinë e tyre për kishat dhe komunitetin ortodoks. Veçoj këtu Jovan Bankën, i cili la gjithë pasurinë e tij për komunitetin ortodoks shqiptar."
Përmes kësaj ekspozite, mesazhi që përcillet është ai i paqes dhe dashurisë për të gjithë, në një periudhë reflektimi dhe përkushtimi shpirtëror siç është Kreshma.
"Mesazhi im është paqe dhe dashuri për të gjithë njerëzit. Është Kreshma, që njerëzit të cilët besojnë në Zot të falen.”

Ekspozita “Kishat Ortodokse në Korçë” mbetet një dëshmi e gjallë e besimit, historisë dhe kontributit qytetar ndër breza.
Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve të rralla, ajo rikthen në vëmendje rrënjët shpirtërore të Korçës dhe rolin që kisha ka luajtur në jetën sociale e kulturore të komunitetit.
Në prag të Kreshmës, kjo ekspozitë shërben jo vetëm si një udhëtim në të shkuarën, por edhe si një thirrje për reflektim, paqe dhe dashuri mes njerëzve./ CNA
Fluksi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është shtu...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në shqyrtim ...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Pezullohet inspektori i policisë në Patos pasi goditi me g...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar një t...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar...
Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Aut...
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako,...
Ambasada britanike në Shqipëri ka njoftuar një ndryshim në...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet që po...
Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me rastin e denon...
Pezullohet nga detyra efektivi i policisë shqiptare, i arr...
Konfindustria ka reaguar sot lidhur me bllokimin e aksit L...
Policia e Shkodrës njofton se ka marrë të gjitha masat për...
Biletat ndërqytetase nga Korça drejt Tiranës dhe e anasjel...
Ditën e sotme përpara Ministrisë të Brendshme, disa qyteta...
Aktivistja Adriana Kalaja me anë të një postimi në rrjetet...
Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, zhvilloi sot inspe...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë-Thanë është zg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...