“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

Biletat ndërqytetase nga Korça drejt Tiranës dhe e anasjella kanë pësuar rritje, qytetarët prej disa ditësh po paguajnë 1000 lekë për një udhëtim, nga 700 lekë që ishte tarifa më parë.
Rritja e çmimit të biletave në linjat ndërqytetase drejt Tiranës ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët. Shkak për këtë rritje është bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, duke detyruar mjetet e transportit publik të devijojnë qarkullimin përmes Gramshit, një segment i njohur për amortizimin dhe vështirësitë në qarkullim. Qytetarët shprehen se çmimi i ri është i papërballueshëm, sidomos për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, të cilët udhëtojnë drejt kryeqytetit për arsye pune, studimi apo shërbime shëndetësore.
Një pensionist thotë se me të ardhurat që merr, nuk mund ta përballojë një tarifë të tillë. Ai shprehet se ka nevojë të udhëtojë drejt Tiranës për vizita në spital dhe për çështje familjare, por tashmë detyrohet të presë hapjen e rrugës.
“S'e përballojmë dot, jemi pensionistë. Kishim për të vajtur në Tiranë e s'vemë dot. Si t'ia bëjmë, do rrimë, kur të hapen rrugët do shkojmë. Kemi për të shkuar në spital, kemi njerëz andej, nuk jemi të vetëm, për gëzime, për vdekje, çdo gjë. E dimë si është edhe rruga e Gramshit se unë jam nga zona andej. Ai që shkon duhet ta pyesë veten mirë”, u shpreh pensionisti.
Edhe drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë të vështirë qarkullimin në rrugën alternative. Sipas tyre, segmenti përmes Gramshit paraqet rrezikshmëri dhe kosto shtesë për mjetet, duke shtuar shpenzimet për karburant dhe mirëmbajtje. Një shofer autobusi thekson se dëmtimet në mjete janë të shpeshta dhe rruga kërkon kujdes maksimal.
“Rruga e Gramshit mos të të çojë perëndia. Ika pardje në darkë se patëm një vdekje në Tiranë dhe e kemi bërë 5 orë. Ika me makinë të vogël, në atë rrugë po të kisha mjetin tim nuk e çoja. Shofer jam vetë, bileta është e lartë, por në varësi të rrugës, mjetin e lë andej e s'ke ç't'i bësh. Tarifat edhe mund të qëndrojnë të larta se dhe ata hallin e tyre kanë. Jam vetë shofer autobusi, i lartë është si mjet, por dy herë bëra dje gomën me makinë të vogël”, deklaroi një drejtues mjeti.
Qytetarët shprehin gjithashtu frikën se rritja e çmimit mund të mbetet në fuqi edhe pas rihapjes së aksit të bllokuar, duke e kthyer tarifën prej 1000 lekësh në një çmim të përhershëm. Ata kërkojnë ndërhyrje dhe monitorim nga institucionet për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar tarifa të përballueshme.
“Asgjë s'përballojmë dot. Shumë keq është por s'kemi ç'të bëjmë, në këtë vend jetojmë. Unë s'po udhëtoj vetë, nuk i përballoj dot këto gjëra. Çdo gjë që bëhet, rritet e nuk ulet më, sepse s'ka kontrolle. Çdo gjë është e mbaruar këtu, ne nuk jetojmë dot”, tha një qytetar.
“Me këtë pension që marr unë, 130 mijë lek (të vjetër) nuk e përballoj dot. Ata e dinë çfarë heqin që u duhet të shkojnë në Tiranë. Kur ika herën e parë (para 1 muaji) ra një gur dhe ai shoferi mezi shpëtoi, e mori ambulanca e solli në Korçë. Çmimi është i papërballueshëm”, u shpreh një qytetar tjetër.
Jashtë kamerave shoferët shprehen se zgjatja e kohës së udhëtimit, rritja e konsumit të karburantit dhe amortizimi i mjeteve kanë sjellë kosto shtesë, të cilat janë reflektuar në çmimin e biletës. Ndërkohë, deri në stabilizimin e situatës në aksin Librazhd–Përrenjas, udhëtarët drejt Tiranës do të duhet të përballen me kosto më të larta dhe me një itinerar më të gjatë e më të vështirë./CNA
Ditën e sotme përpara Ministrisë të Brendshme, disa qyteta...
Aktivistja Adriana Kalaja me anë të një postimi në rrjetet...
Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, zhvilloi sot inspe...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë-Thanë është zg...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori...
Ditën e sotme ka nisur demontimi i urës së Dragostunjës, n...
Zona të shumta të vendit janë zgjuar sot me një situatë mo...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, është thirrur më 3 mars në ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni tha sot se nuk ka vend për panik n...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se Shqipëria ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e s...
Ekspert dhe koordinator i programit të Partisë Demokratike...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentua...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në P...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar, përmes n...
Janë zbardhur detaje lidhur me vrasjen e ndodhur më 27 pri...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka folur pasditen e sotme lidhu...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Magnituda e tërm...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në P...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...