Emri-Grupi përçarës i Alibeajt zbulon kandidaturën për Avokatin e Popullit
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt, ka bërë publik emr...

Prokuroria e Posaçme, SPAK, në Tiranë, përfaqësuar nga Z. Ened NAKUÇI dhe Prokurori i Republikës në Pordenone, z. Raffaele TITO kanë përfunduar një aktivitet hetimor që ka çuar në nxjerrjen e tri masave paraprake ndaj tre shtetasve shqiptarë, me role kyçe në një organizatë që vepronte në fushën e mashtrimeve kompjuterike në rrjet.
Njësia C e Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Shqipëri, së bashku me partnerët Italianë dhe më saktësisht me Hetuesit e Grupit të Gatshëm në qytetin e Pordenone dhe të Qendrës Operative për Sigurinë Kibernetike – Policia e Telekomunikacionit në Friuli Venezia Giulia, me bashkëpunimin e Shërbimit të Policisë së Postës e Telekomunikacionit, të Shërbimit Qendror Operativ si dhe të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe të Policisë si dhe të Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, kanë kryer në Tiranë, 5 kontrolle ndaj shtetasve shqiptarë të arrestuar dhe në zyrat ku dyshohej se ndodheshin "call center"-at. Mendohet se kjo organizatë ka arritur të mashtrojë qindra qytetarë italianë, banues në të gjithë territorin italian, për një total prej më shumë se tre milionë eurosh, me gjasë kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut pasi mendohet se shifra mund të jetë më e lartë.
Hetimet kanë filluar pas denoncimit të bërë në Policinë e Postë-Telekomunikacionit në qytetin e Pordenone, Itali ku pas verifikimeve të mëtejshme ka dalë një skemë mashtrimi mjaft komplekse sipas së cilës, viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, ku bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra të vogla, të cilat transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha. Disa prej viktimave në fakt kanë parë se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, duke i parë fitimet e tyre nëpërmjet disa platformave në rrjet të krijuara enkas nga grupi kriminal për ta bërë akoma më të besueshëm investimin.
Gjatë hetimit ka rezultuar se autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të saktë në përdorimin e skemave për të bindur qytetarët në derdhjen e qindra mijëra eurove në llogaritë e tyre të vendosura dhe jashtë vendit të tyre të veprimit.
Mashtruesit ishin mjaft të aftë duke qenë të afërt me viktimat potenciale: bisedat e tyre ishin për emergjencën e pandemisë po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzonin vetminë e krijuar nga situata e pandemisë duke u vetofruar si miq dhe persona të besuar.
Viktimat ishin si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë banues në të gjithë Italinë, dhe që kishin dëshirën për të fituar para lehtësisht.
Propozimi i parë i evidentuar i investimit kishte të bënte me blerjen e aksione në Amazon në vlerën e 250 € dhe të fitimit brenda një jave. Në bazë të bisedave të bëra me viktimat, mashtruesit propozonin shtrirjen e investimit drejt kriptovalutës BitCoin pasi sipas tyre investimi do të rritej shumë si pasojë e futjes së produktit të vaksinave në treg.
Grupi kriminal kishte arritur të ngrinte një "call center" të vërtetë, me role të ndryshme në brendinë e tij: në fakt, kishte operatorë të cilët ishin të ngarkuar me kontaktimin e klientëve dhe verfikimin e gatishmërisë së tyre për të investuar si dhe “konsulentë” të vërtetë të cilët ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimit më fitimprurës.
Besnikëria e “klientit” ishte kaq efikase sa viktima në pjesën më të madhe të rasteve, e ka lejuar mashtruesin të përdorte në distancë kompjuterin personal, i cili në kohë reale realizonte transfertat e parave nëpërmjet kontrollit të një softueri në distancë të quajtur “Anydesk”. Gjithsesi, mashtruesit nuk mjaftoheshin me kaq: mjaft të shpeshta ishin në fakt kontrollet e e-maileve, fotografive, dokumenteve të viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzoheshin për të bërë atë që quhet social engineering për të “pasur në dorë” viktimat në rast se ata do të hezitonin për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur ata perceptonin hezitime tek viktimat, bëheshin agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja.
Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë u jepnin kredencialet e aksesit në shërbimet bankare në rrjet “konsulentëve” të tyre me qëllimin për të përshpejtuar kryerjen e investimeve në momentin kur tregu paraqiste luhatje të përshtatshme.
Të shumta ishin gjithashtu arsyet që mashtruesit përdornin sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin fitimet e tyre të rreme. Ndër to ishte pretendimi për t’i paguar një komision për zhbllokimin e fondeve një agjencie të Bashkimit Europian për shkak të Brexit. Këto shuma akoma dhe njëherë kalonin në llogarinë e grupit kriminal i cili natyrisht që nuk kthente mbrapsht as “investimin” fillestar.
Modus operandi i kësaj organizate u arrit të ndërtohej nëpërmjet një aktiviteti shumë intensiv hetimor.
Analiza e llogarive rrjedhëse bankare, e realizuar nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme ku janë përfshirë shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme.
Falë aktiviteteve hetimore teknike, tradicionale dhe kibernetike është bërë i mundur identifikimi i eksponentëve më në zë të organizatës dhe në veçanti të administratorit të shoqërisë dhe dy prej “konsulentëve” më të besuar dhe më të zotë në mashtrimin e qytetarëve italianë.
Grupi kriminal kohët e fundit po ristrukturohej dhe zgjerohej, duke ndryshuar dhe vendndodhjen e veprimtarisë kriminale gjë e cila u konstatua dhe gjatë operacionit policor të përbashkët.
Në ditën e djeshme, ndërsa në Tiranë po kryhej operacioni policor ku po kryheshin 5 kontrollet, ekzekutoheshin masat paraprake si dhe po sekuestroheshin pajisjet kompjuterike, në Itali, me urdhër të Prokurorisë së Pordenone, u procedua njëkohësisht me sekuestrimin e Serverit të ndodhur në shtetin Italian, duke realizuar kështu një fikje totale të infrastrukturës së përdorur nga organizata. Hetimi po vazhdon për konkludimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt, ka bërë publik emr...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
SPAK-u ka dalë në një konferencë të përbashkët me autorite...
Sonila Qato, ish-drejtoresha e ARRSH-së, është thirrur sot...
Mbështetësit e Ilir Metës, të kreut të Partisë së Lirisë d...
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është paraqitur s...
Hapja e dosjesve, ish-sigurimsat vijojnë te jenë tema disk...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-F...
Protesta e pedagogëve do të vijojë edhe sot. Ata do të mbl...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, ...
Teologu Miron Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është pyetur...
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur aludimet se ligji i ...
Avokati Spartak Ngjela ka treguar një bisedë me ish-zv...
Pak ditë më parë, grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt k...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka folur mbi hapjen e...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka paralajmëru...
Gazetarja investigative Anila Hoxha, e ftuar në emisio...
Ish deputeti socialist, Spartak Braho, ka shigjetuar a...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...