“Bread & Heart” Festival, vendos Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjoze të Europës
“Bread & Heart” Festival, është një ngjarje e re europiane...
Në një atmosferë të mbushur me besim e solidaritet, besimtarët myslimanë në qytetin e Korçës kremtuan sot festën e shenjtë të Kurban Bajramit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit islam.
Qindra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshin përpara xhamisë historike të Iljaz Bej Mirahorit, ku u zhvillua falja e Bajramit dhe u përcollën mesazhet e urimit dhe të dashurisë ndërnjerëzore.
Myftinia e Korçës organizoi ceremoninë zyrtare të faljes, e cila u shoqërua me fjalë frymëzuese që nxitën reflektimin mbi vlerat thelbësore të kësaj feste, sakrificën, mëshirën dhe kujdesin për tjetrin.
"Sot është një festë e madhe për mbarë myslimanët e zonës së Korccës dhe për mbarë myslimanët në gjithë botën. Është festa e Kurban Bajramit. Sot nga xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korccë, ju uroj të gjithë myslimanëve shqiptarë kudo që janë, gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin. Zoti ua pranoftë veprat e mira, sakrificat dhe kurbanet e tyre. Gëzuar!"
Në këtë ditë të veçantë, mesazhet që u dhanë nuk u kufizuan vetëm te aspekti fetar, por u zgjeruan me thirrje për paqe dhe harmoni për të gjithë njerëzimin, me një ndjeshmëri të veçantë për popujt që vuajnë nga konfliktet dhe padrejtësitë. Pjesëmarrësit ndanë gëzimin e kësaj dite me njëri-tjetrin, duke theksuar rëndësinë që ka për ta kjo festë në jetën shpirtërore, familjare dhe komunitare.
"Sot është festa e Kurban Bajramit, sicc e shihni sheshi është plot. Është një ditë gëzimi, harmonie, ditë e përcjelljes së mesazheve pozitive për secilin nga ne. Unë dua të bëj një thirrje e për popullin palestinez të gjejë paqen sa më parë sepse të gjithë duhet të jetojmë në paqe, harmoni e dashuri."
"Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Në këtë ditë të shënuar dua të bëj një urim për të gjithë shqiptarët, gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit."
"Është dita e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë. Uroj për paqe e lumturi në familjet e tyre dhe gjithë të mirat në këtë jetë."
Një vend të veçantë në këtë ditë zënë edhe gratë besimtare, të cilat shprehën mirënjohjen dhe gëzimin që ndajnë me familjet e tyre. Ato theksuan se kjo festë përfaqëson një moment falënderimi për të gjitha të mirat dhe një mundësi për t’u afruar më shumë me Zotin përmes lutjes dhe besimit të sinqertë.
"Festojmë Kurban Bajramin. Gëzuar festën. Besimtarëve i uroj gëzuar, vit të mbarë e suksese, dashuri e gëzim në përjetësi."
"Sot është dita e Kurban Bajramit. Jam shumë e kënaqur që jam e drejtë, e verbër dhe më ka mbajtur zoti mirë ngaqë besoj shumë. Kjo ditë është shumë e rëndësishme, ai që beson zoti e ndihmoftë. Faleminderit o zot! Të na falë e të na japë bekime kudo që shkojmë."
Kurban Bajrami nuk është vetëm një ditë feste, por një ditë që përçon mesazhe të forta për shoqërinë. Të kujdesemi për njëri-tjetrin, të ndihmojmë ata që kanë më pak, të falim dhe të ndërtojmë ura mirëkuptimi. Në shumë familje myslimane të Korçës, sot u ther kurbani, duke ndarë mishin me fqinjët, të afërmit dhe njerëzit në nevojë, një akt simbolik që shpreh shpirtin e vërtetë të kësaj dite./ CNA
“Bread & Heart” Festival, është një ngjarje e re europiane...
Sot po mbahet në zemër të Tiranës Festivali ndërkombëtar i...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar besimtarët mys...
Për herë të parë në histori, në Shqipëri mbahet një event ...
Sot qindra mijëra besimtarë myslimanë festojnë ditën e Kur...
Hyn në fuqi udhëzimi i Agjencia Shtetërore e Kadastrës për...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Historike! Shqipëria ka hapur dyert për Festivalin Ndërkom...
Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në ...
Mijëra besimtarët janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për f...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot detaje nga rrëfimet e të ...
Këtë të enjte, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simu...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”. Raport...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkit...
Pas rastit të parë me murtajë të ruminantët e vegjel në Po...
Seanca gjyqësore e parashikuar këtë të enjte për “Dosjen 5...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...