Shtyhet seanca për dosjen ‘Metamorfoza’
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”. Raport...

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival” do të zhvillohet në Tiranë nga datat 5 deri më 8 qershor.
Ky festival historik organizuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
Sipas agjendës të siguruar nga CNA, sonte në mbrëmje, do të zhvillohet në Kryeministri ceremonia pritëse nga kryeministri Edi Rama.
Më 6 qershor, do të jetë dita e hapur e festivalit, ku do të jetë e mundur hyrja për publikun, të cilët duhet të jenë të pajisur me bileta. Në ditën e hapur do të ketë një sërë aktivitetesh, intervistash, diskutime, ekspozita si dhe performanca artistike.
Në nisje të aktivitetit do të çelet ekspozita e Maketeve të Kopshtit. Gjithashtu do të zhvillohet diskutimi me temë: “Ndryshimi i një Kulture: Drejt një Praktike të Themeluar”.
Urbanisti dhe kuratorit, Michiel van lersel do të mbajë fjalën e tij hapëse.

Fjala e Iersel, do të pasohet nga fjala mikpritëse e kryeministrit Edi Rama.
Do të zhillojnë prezantimin dy arkitektët Freek Persyn & Reinier de Graaf. Arkitekti de Graaf është dhe autor librash, një prej të cilëve, i titulluar "Foljet e arkitektëve" e prezantoi dhe në Tiranë.

Më pas, katër arkitektët Carme Pigem, Steven Holl, Kengo Kuma dhe Chris Precht do të zhvillojnë një prezantim të shkurtër me temë: Çfarë vjen më pas për Shqipërinë dhe Tiranën në aspektin e arkitekturës dhe zhvillimit hapësinor, dhe si të punohet drejt një praktike më të bazuar në dizajn në Shqipëri?
Arkitekti amerikan Steven Holl do të jetë ai që do të ndërtojë "Expo Albania" një qendër multifunksionale ku do të kryehen takime, evenimente, koncerte, por nuk do të mungojnë as njësitë akomoduese. Holl u shpall fitues disa muaj më parë.

Arkitektja spanjolle Pigem është një nga arkitektet më me influencë në arkitekturën kontemporane.

Do të zhvillohet një intervistë me kuratoren Anneke Abhelakh, kuratore e Shqipërisë në pjesëmarrjet në bienalet ndërkombëtare.
Sesioni i dytë me temë: “Përshtypjet e Para: Duke punuar në/me Shqipërinë”, do të hapet nga fjalimi i prezantuesit.
Do të zhvillojnë prezantimin dy arkitektët e mirënjohur Winy Maas & Stefano Boeri.
Arkitekti holandez Mass është autori i rikonstruksionit të Piramidës.

Prezantim që do të pasohet nga një tjetër prezantim, ai i 4 arkitektëve Johan Anrys, Elora Hardy, Christian Kerez dhe Beat Huesler.
Gjatë këtij prezantimi do të dëgjohen reflektime nga arkitektë të huaj dhe vendas mbi projektimin në Shqipëri, çfarë i sfidoi dhe i surprizoi ata, dhe si ua riformësoi kjo mënyrën e të menduarit.
Paneli i përbërë nga arkitektët Benedetta Tagliabue, Xaveer de Geyter, Sonila Abdalli, Sam Chermayeff dhe Jose Selgas do të zhvillojë një diskutim për perspektiva të ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Sesioni i tretë do të jetë me temë “Hamendësime të Dyta: Mësime të Nxjera”
Arkitektët Alejandro Aravena dhe Anupama Kundoo do të paraqesin pikat kyçe të prezantimit.
Më pas, paneli i përbërë nga Amanda Levete, Emre Arolat, Marco Casamoti dhe Andrea Caputo do të ndajnë histori personale dështimesh, prag dështimesh, dhe qëllimesh të keqkuptuara, të ndara me ndershmëri, "humor dhe reflektim".
Do të zhvillohet një intervistë me arkitekten shqiptare Irida Shupo. Arkitektja shqiptare ka qenë pjesë e projektit për restaurimin e Piramidës.
Paneli i arkitektëve Camilo Rebelo, Wilfries Kuehn, Denada Veizaj, Olga Bolshanina dhe Kersten Geers do të diskutojnë mbi perspektivat u ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Sesioni i katërt me temë “Dëshirat e së ardhmes: Duke parë përpara”, do të nisë me një intervistë të arkitektes Elena Reygadas.
Më pas Minsuk Cho dhe Mikkel Frost do të prezantojnë pikat kyçe të diskutimeve. Arkitekti Frost është një nga arkitektët fitues për projektin e stadiumit të Korçës.

Paneli i përbërë nga arkitektët Pier Paolo Tamburelli, Robert Edward Grant, Falma Fshazi, Winka Dubbledam dhe Amin Taha do të zhvillojë një diskutim me perspektiva të ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Sesioni i pestë do të jetë dhe i fundit për ditën e hapur të festivalit “Bread and Heart”.
Arkitekti Michiel van Iersel do të mbajë fjalën e tij mbyllëse.
Më pas do të mbajë fjalimin mbyllës kryeministri shqiptar Edi Rama.
Do të shfaqet projekti “Elementet” nga regjisori Davide Rapp. Projekt i cili përmban një kolazh 32 minutësh që riimagjinon arkitekturën përmes mbi 500 klipeve filmike, duke zbuluar se si elementët e përditshëm të ndërtimit formësojnë përvojën tonë të hapësirës.
Ky aktivitet zhvillohet nën organizimin e drejtoreshës të AZHT, Adelajda Roka dhe me kujdesin e kryeministrit Edi Rama është eventi i parë historik i këtin lloji ne Shqipëri./CNA
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”. Raport...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkit...
Pas rastit të parë me murtajë të ruminantët e vegjel në Po...
Seanca gjyqësore e parashikuar këtë të enjte për “Dosjen 5...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia e Shtetit, plan masash të posaçëm për garantimin e...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës,...
Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgj...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emis...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu pri...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Jo...
Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi në mbledhjen e sotme kërk...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka h...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijoi dëshminë ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...