Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin
Mijëra besimtarët janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e...

Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në bulevardin Dëshmorët e Kombit në ditën e Kurban Bajramit.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në nisje të faljes ka dhënë mesazhin e tij.
“Kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës”, u shpreh kreu i KMSH-së Bujar Spahiu.
Fjala e plotë e kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu
Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra në fe e në komb, kudo ku jeni, në çdo skaj të vendit tonë,
Me mëshirën e Allahut të Gjithëmëshirshëm, sot kremtojmë festën e madhe të Kurban Bajramit – një ditë që i bashkon zemrat tona në adhurim, në mirënjohje dhe në solidaritet.
Si rrallë herë, sot bashkohet dita më e bukur e javës, Xhumaja, me ditën më të bukur të vitit, Bajramin – gëzim i dyfishtë.
Kurban Bajrami, kjo ditë e bekuar, na rikujton sakrificën sublime të profetit Ibrahim (a.s.), i cili u përul me besim të plotë ndaj urdhrit të Zotit.
Allahu thotë në Kuran:“Kur Zoti i tij i tha: ‘Dorëzohu!’ Ai tha: ‘Iu dorëzova Zotit të gjithësisë.’”(Sureja Bekare, 2:131)
E pikërisht kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës.
Feja jonë na mëson se besimi nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale.
Nuk është i pastër adhurimi ynë nëse nuk përfshihet në të edhe përgjegjësia ndaj tjetrit.
Dhe shoqëria jonë nuk do jetë kurrë e drejtë nëse në themelet e saj nuk qëndrojnë vlerat hyjnore: mëshira, drejtësia, bujaria dhe ndershmëria.
I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Nuk beson asnjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”(Buhariu & Muslimi)
Të nderuar besimtarë,
Sot, Kurban Bajrami është një ftesë për të gjithë, pa dallim:
* Për punëtorin dhe fermerin që me
* djersën e ballit mbajnë familjet e tyre;
* Për nënat dhe gjyshet që rrisin brezat me durim dhe besim;
* Për të rinjtë që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri;
* Për mësuesit që mbjellin dituri dhe vlera;
* Për mjekët që i shërbejnë jetës;
* Për sipërmarrësit që punojnë e japin mundësi punësimi;
* Për intelektualët dhe drejtuesit që ndikojnë në mendimin dhe zhvillimin e shoqërisë.
Secili ka vend në këtë thirrje të Bajramit.
Për të thjeshtin, Bajrami është kujtesë që Zoti është afër zemrës së pastër.“Allahu është me të mirët (muhsinun).”(Sureja Ankebut, 29:69)
Për të pasurin, është një kujtesë që pasuria është një amanet dhe duhet ndarë. Në pasurinë e secilit ka hise edhe i sprovuari me varfëri, jetimi...“Në pasuritë e tyre kishte një pjesë të caktuar për lypësin dhe nevojtarin.”(Sureja Dharijat, 51:19)
Për drejtuesit, është një thirrje për drejtësi, transparencë dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët.“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetet atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi...”(Sureja Nisa, 4:58)
Për të rinjtë, është një udhërrëfyes që sukseset pa vlera janë bosh, ndërsa përkushtimi ndaj Zotit i jep kuptim çdo përpjekjeje.
Të dashur vëllezër e motra,
Në një kohë kur sfidat ekonomike, sociale dhe shpirtërore prekin shumë familje, Bajrami vjen si një dritë shprese.
Le të mos e shohim thjesht si një ditë pushimi e konsumi, por si ditë adhurimi njëkohësisht – ashtu siç është vërtet – si një mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me Zotin dhe me njëri-tjetrin.
Le ta ndajmë sofrën, por edhe buzëqeshjen.
Të shkojmë te të vetmuarit, te të moshuarit, te ata që s’kanë mundësi për të festuar.
Sepse kështu jemi myslimanë në zemër, jo vetëm në emër.“Mëshironi ata që janë në tokë që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”(Hadith – Tirmidhiu)
Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i ftoj të gjithë shqiptarët, nga çdo shtresë dhe çdo bindje, që këtë festë ta jetojmë me dashuri dhe përgjegjësi.
Të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë, të falim, dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar.
Le t’i lutemi Zotit së bashku për Gazën. Për jetët e prera në mes dhe gjendjen e rëndë që po kalojnë. Lutemi gjithashtu për paqe në mbarë botën.
Lusim Allahun që të pranojë adhurimet, kurbanët dhe lutjet tuaja!
T’ju mbushë shtëpitë me paqe, sofrat me bereqet dhe jetën me begati!
E lusim Zotin që haxhilerët nga e gjithë bota dhe qindra haxhinj të Shqipërisë, të cilët ndodhen në këto momente në vendet e shenjta në Mekë, t’ua pranojë lutjet dhe adhurimet!
“Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin; ata do të vijnë tek ti në këmbë dhe mbi deve të dobësuara, nga çdo rrugë e largët.”(Sureja Haxh, 22:27)
Gëzuar Kurban Bajramin!Bajrami juaj qoftë i bekuar, dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!/ CNA
Mijëra besimtarët janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për f...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot detaje nga rrëfimet e të ...
Këtë të enjte, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simu...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”. Raport...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkit...
Pas rastit të parë me murtajë të ruminantët e vegjel në Po...
Seanca gjyqësore e parashikuar këtë të enjte për “Dosjen 5...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia e Shtetit, plan masash të posaçëm për garantimin e...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës,...
Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgj...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emis...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu pri...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...