Besimtarët myslimanë kremtojnë "Kurban Bajramin"/ Mesazhi i kreut të KSHM-së Bujar Spahiu
Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në ...

Historike! Shqipëria ka hapur dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart” nën moton ( Bukë dhe Zemër/ Sillni pak kripë, ju lutem!)
Për herë të parë në histori, në Shqipëri mbahet një event i rëndësishëm që i përket fushës së Arkitekturës.
Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë dhe frymëzojnë.

Ky edicion i parë i festivalit "Bukë dhe Zemër” "Sillni pak kripë, ju lutem", është një ngjarje që ndërthur mikpritjen shqiptare dhe zhvillimin e saj, vlerëson arritjet e saj arkitekturore dhe nxit reflektimin kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen për të formësuar një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë.
Bread & Heart Festival, është më shumë se sa një event. Ky event i jashtëzakonshëm që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri sjell kritikë, vetëreflektim dhe dialog të hapur.
“Bread & Heart” është një mundësi e rrallë për tu lidhur me botën, për të kapërcyer hendekun midis arkitektëve të huaj që formësojnë Shqipërinë dhe audiencës lokale. Synimi i këtij eventi madhështor i cili do të zgjasë plotë 4 ditë, nga datat 5-8 Qershor është shkëmbimi i drejtpërdrejtë i ideve.

Aktualisht, rreth 150 ekipe ndërkombëtare arkitekturore po kontribuojnë në projekte në të gjithë Shqipërinë. Gjithnjë e më shumë arkitektë po tregojnë interes për të punuar në Shqipëri, duke bashkëpunuar edhe me ekipet vendase. Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
Gjithçka është organizuar nën drejtimin e Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e AZHT.Ky event do të kulmojë sot, pasi do të jetë Dita e Hapur e Festivalit që do të nisë në orën 08:00 deri në orën 23:55. Eventi do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Sipas detajeve të zbardhura nga CNA dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Në këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
Dje në mbrëmje, u zhvillua në Kryeministri ceremonia pritëse nga kryeministri Edi Rama, ndërsa sot do të jetë dita e hapur e festivalit, ku secili prej jush mund të bëhet pjesë e këtij eventi me një biletë.
CNA zbulon se dita e sotme do të jetë e mbushur me një sërë aktivitetesh intervistash, diskutime, ekspozita si dhe performanca artistike.
Në nisje të aktivitetit do të çelet ekspozita e Maketeve të Kopshtit. Gjithashtu do të zhvillohet diskutimi me temë: “Ndryshimi i një Kulture: Drejt një Praktike të Themeluar”.
Një grup arkitektësh të njohur ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm në zemër të Shqipërisë për këtë event të jashtëzakonshëm.
Një prej tyre do të jetë dhe urbanisti dhe kuratori, Michiel van Iersel, i cili do të mbajë dhe fjalën hapëse të festivalit. Pas tij, fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama.

Pas kësaj, dy prej arkitektëve më të njohur, Freek Persyn dhe Reinier de Graff do të prezantohen para audiencës.
Arkitekti Reinier de Graaf është dhe autor librash, një prej të cilëve, i titulluar "Foljet e arkitektëve" të cilin e prezantoi dhe në Tiranë.

Më pas, katër arkitektët Carme Pigem, Steven Holl, Kengo Kuma dhe Chris Precht do të zhvillojnë një prezantim të shkurtër me temë: "Çfarë vjen më pas për Shqipërinë dhe Tiranën në aspektin e arkitekturës dhe zhvillimit hapësinor, dhe si të punohet drejt një praktike më të bazuar në dizajn në Shqipëri?"
Arkitekti amerikan Steven Holl do të jetë ai që do të ndërtojë "Expo Albania" një qendër multifunksionale ku do të kryehen takime, evenimente, koncerte, por nuk do të mungojnë as njësitë akomoduese. Holl u shpall fitues disa muaj më parë.

Arkitektja spanjolle Pigem është një nga arkitektet më me influencë në arkitekturën kontemporane.

Do të zhvillohet një intervistë me kuratoren Anneke Abhelakh, kuratore e Shqipërisë në pjesëmarrjet në bienalet ndërkombëtare.
Tema: “Përshtypjet e Para: Duke punuar në/me Shqipërinë”.
Në këtë sesion do të zhvillojnë prezantimin dy arkitektët e mirënjohur Winy Maas & Stefano Boeri. Arkitekti holandez Mass është autori i rikonstruksionit të Piramidës.

Prezantimi do të pasohet nga një tjetër prezantim, ai i 4 arkitektëve Johan Anrys, Elora Hardy, Christian Kerez dhe Beat Huesler.
Gjatë këtij prezantimi do të dëgjohen reflektime nga arkitektë të huaj dhe vendas mbi projektimin në Shqipëri, çfarë i sfidoi dhe i surprizoi ata, dhe si ua riformësoi kjo mënyrën e të menduarit.
Paneli i përbërë nga arkitektët Benedetta Tagliabue, Xaveer de Geyter, Sonila Abdalli, Sam Chermayeff dhe Jose Selgas do të zhvillojë një diskutim për perspektiva të ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Tema: “Hamendësime të Dyta: Mësime të Nxjerra”
Arkitektët Alejandro Aravena dhe Anupama Kundoo do të paraqesin pikat kyçe të prezantimit. Më pas, paneli i përbërë nga Amanda Levete, Emre Arolat, Marco Casamoti dhe Andrea Caputo do të ndajnë histori personale dështimesh, prag dështimesh, dhe qëllimesh të keqkuptuara, të ndara me ndershmëri, "humor dhe reflektim".
Do të zhvillohet një intervistë me arkitekten shqiptare Irida Shupo. Arkitektja shqiptare ka qenë pjesë e projektit për restaurimin e Piramidës.

Paneli i arkitektëve Camilo Rebelo, Wilfries Kuehn, Denada Veizaj, Olga Bolshanina dhe Kersten Geers do të diskutojnë mbi perspektivat u ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Tema: “Dëshirat e së ardhmes: Duke parë përpara”, do të nisë me një intervistë të arkitektes Elena Reygadas.
Më pas Minsuk Cho dhe Mikkel Frost do të prezantojnë pikat kyçe të diskutimeve. Arkitekti Frost është një nga arkitektët fitues për projektin e stadiumit të Korçës.

Paneli i përbërë nga arkitektët Pier Paolo Tamburelli, Robert Edward Grant, Falma Fshazi, Winka Dubbledam dhe Amin Taha do të zhvillojë një diskutim me perspektiva të ndryshme, duke i zgjeruar historitë e ndara në skenë në një shkëmbim më të gjerë dhe të menduar mirë.
Pas 4 sesioneve të prezantuara eventi për ditën e sotme do të mbyllet nga arkitekti Michiel van Iersel dhe kryeministri Edi Rama.
Më pas të pranishmit në këtë event do të mund të shijojnë projektin “Elementet” nga regjisori Davide Rapp.
Projekt i cili përmban një kolazh 32 minutësh që riimagjinon arkitekturën përmes mbi 500 klipeve filmike, duke zbuluar se si elementët e përditshëm të ndërtimit formësojnë përvojën tonë të hapësirës.
Kjo do të jetë dhe mbyllja e aktivitetit Bread & Heart, një nga festivalet ndërkombëtare që ka bërë bashkë arkitektët më të mirë nga e gjithë bota dhe i ka mbledhur mu në zemër të Shqipërisë, në kryeqytetin e saj në Tiranë./ CNA
Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në ...
Mijëra besimtarët janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për f...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot detaje nga rrëfimet e të ...
Këtë të enjte, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simu...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”. Raport...
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festi...
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkit...
Pas rastit të parë me murtajë të ruminantët e vegjel në Po...
Seanca gjyqësore e parashikuar këtë të enjte për “Dosjen 5...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia e Shtetit, plan masash të posaçëm për garantimin e...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës,...
Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgj...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emis...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu pri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...