
Besimtarët orthodoksë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si "Java e Madhe e Pashkës".
Gjatë Javës së Madhe të Pashkës, CNA TV do të transmetojë çdo ditë një dokumentar special dhe një material për shenjtorin e ditës.

Ashtu siç kemi vepruar edhe me komunitetet e tjera fetare dhe gjatë muajit të madh të Ramazanit, edhe gjatë Javës së Madhe të Pashkës, CNA TV do të transmetojë materiale për shenjtorët e ditës, aktivitete fetare dhe shërbesa të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat.

Çdo ditë e Javës së Madhe ka temën e veçantë të saj. Tema e së Hënës është ajo e drurit të fikut që nuk kishte fruta, por vetëm gjethe dhe për këtë u dënua me tharje. Të Martën, theksi është në vigjilencën e virgjëreshave të ditura, të cilat, jo si motrat e tyre të marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. Të Mërkurën, fokusi është në pendimin e gruas mëkatare.
Në këto tre ditë këndohet Ungjilli gjatë Orëve dhe në Mbrëmësoret, kur shërbehet Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Këndimet nga Dhiata e Vjetër janë prej Eksodit, Jobit dhe Profetëve.
Të enjten do të mbahet mesha e Shën Vasilit të Madh, si dhe do të bëhet leximi i 12 Ungjujve. Të premten janë Zbritja nga Kryqi, Vajtimet e Përmbivarrshme dhe takimi i Epifatëve.
Të shtunën është mesha e Shën Vasilit të Madh dhe në mbrëmje do të mbahet Shërbesa e Ngjalljes. Sa i përket të dielës së Madhe, do të mbahet Shërbesa e Dashurisë.
Të gjitha këto aktivitete do të transmetohen në CNA TV çdo ditë. Gjithashtu, ditën e diel CNA TV do të transmetojë filmin e Mel Gibson “The Passion of the Christ- Pasioni i Krishtit”.
Ndiqni në CNA TV dokumentarët informativë, dokumentarët e kishës, materialet për shenjtorët dhe festoni me ne Javën e Madhe të Pashkës.
At Grigor Pelushi në një intervistë për CNA TV ka treguar ngjarjet e mëdha që përfaqësojnë këtë Javë të Shenjtë.
“Që në momentin e Zotit Krisht kur hyn në Jeruzalem nis edhe momenti i ditëve të tij të fundit në këtë Tokë.
Hyrja e tij në mënyrë triumfante në Jeruzalem që shkaktoi të smirën e klasës fetare, i shkaktoi dhe ati vdekjen.
Kemi ngjarjet me radhë. Kisha jonë e Shenjtë, të Hënën e Madhe na kujton Për Josifin e Dhjatës së Vjetër.
Gjithashtu e Marta e Madhe është një ditë shumë e rëndësishme ku fokusi i kësaj dite është pikërisht një tregim që Krishti tregon për 10 Virgjerëshat.
Kemi kaluar tre ditë nga ajo Hyrje e Madhe e Krishtit në Jeruzalem dhe vjen e Mërkura e Madhe. Një nga të dymbëdhjetët i cili qëndroi shumë pranë Zotit Krisht, qëndroi me të për tre vjet, ishte me të, hëngri me të, qëndroi pranë Tij, i pa të gjitha mrekullitë.
Dhe çfarë bën ky. Shkon dhe e shet Krishtin tek klasa fetare, për 30 monedha argjendi.
Më pas kemi të Enjten e Madhe, që është darka mistike që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Krishtertë, të adhurimit të krishtertë
Kemi themelimin e Misterit të Shenjtë, ku Zoti merr nxënësit e tij në një dhomë ku ai kishte caktuar se ku do mblidheshin dhe pikërisht aty Zoti themelon Misterin e Shenjtë, misterin e Falenderimit Hyjnor.
E Premtja e Madhe është pikërisht dita e kryqëzimit.
E shtuna e madhe njihet si një ditë ku Krishti shkon dhe predikon aty ku gjendeshin shpirtrat e atyre njerëzve të drejtë.
Të shtunën në mesnatë vjen lajmi i Ngjalljes së Krishtit.
Ditën e diel, është dhe dita finale e jetës e misionit të Zotit Krisht”, tregoi At Grigor Pelushi./ CNA
Ndiqni videon e mëposhtme....
Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën e kap...
Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” do të jetë logoja kombëtar...
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar batuta gjatë aktivite...
BE ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol ndaj gjyqt...
Shkolla e Magjistraturës është prej ditësh e përfshirë...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Opozita kërkoi një seancë dëgjimore në Komisionin e Me...
Mbrëmjen e djeshme nuk u shfaq pjesa tjetër e dokumentarit...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka organizuar...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është denoncuar...
Deputetja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, është shfaqur n...
Në Komisionin e Ligjeve u diskutua në lidhje me skanda...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje ...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas vendosjes së eksplozivi...
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Politika italiane e ka konsideruar si të papranueshëm ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka pranuar se ka patur...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...