Video- Korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian S...

Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara ditët e fundit në media dhe rrjete sociale lidhur me projektin turistik “Blue Borgo” në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, kompania "Gener 2" ndien detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë si më poshtë:
Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë.
Gjithashtu, "Gener 2" ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren, ku punonjësit e kompanisë sonë janë përballur me tensione dhe tentativa sulmesh, ku theksojmë se siguria e punonjësve është prioriteti ynë absolut dhe se çdo akt intimidimi apo dhune ndaj tyre duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga institucionet ligjzbatuese.
Në këtë kuadër, falënderojmë Policinë e Shtetit për seriozitetin profesional, çka ka bërë të mundur shmangien e incidenteve më të rënda si dhe garantimin në njëfarë mënyre të rendit, ku puna ka vazhduar ndonëse në kushte shumë të vështira.
Në respekt të publikut, "Gener 2" sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i zhvilluar nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025 nënvizojmë se janë ndjekur me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar duke respektuar dokumentacionin e plotë teknik, ligjor dhe mjedisor, si dhe përfundimet nga dëgjesat publike me komunitetin lokal.
"Gener 2" garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie e askujt, nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që disponojnë dokumente që vërtetojnë pretendimet e tyre, si dhe projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e Gjyqësorit, ku në asnjë fazë të procesit nuk ka pasur problematika ligjore apo kontestim të mbështetur në dokumente zyrtare që mund të cenojë vlefshmërinë e projektit.
Çdo interpretim tjetër, garantojmë se është spekulativ, i pabazuar në dokumentacion dhe kontribuon në krijimin e një perceptimi të rremë në opinionin publik.
Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin turistik të vetë zonës, duke krijuar një pol të ri ekonomik, punësimi dhe standarde bashkëkohore ndërtimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm për të gjithë aktorët lokalë.
"Gener 2" mbetet e vendosur për ta realizuar brenda afateve të parashikuara, në respekt të plotë të ligjit dhe me standardet më të larta profesionale.
Në përfundim të këtij reagimi, kompania mbetet e hapur plotësisht ndaj çdo institucioni, organi mediatik apo subjekti që kërkon informacion të bazuar në dokumente dhe fakte, duke garantuar transparencë të plotë./A2CNN
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian S...
Këtë të enjte ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Xhenil...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur di...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme në...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim të bërë ditën e...
Ish-prokurori Eugen Beçi ndau një qëndrim kritik lidhur me...
Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandal...
Është e disata herë që ndodh në Shqipëri. Një media jashtë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Një tjetër problem serioz i rrugëve ka prekur vendin tonë,...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur shqetësi...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të nisë ...
Pasditen e kësaj të mërkure është krijuar një situatë e rë...
Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër lidhur me dëmtimet e r...
Në kuadër të fillimit të Kreshmës Ortodokse, në qytetin e ...
Fluksi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është shtu...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në shqyrtim ...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Pezullohet inspektori i policisë në Patos pasi goditi me g...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...