Habit Sazan Guri/ George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë
Ambientalisti Sazan Guri, ka habitur mëngjesin e sotëm...

Këtë javë do ta dëgjoni shpesh këtë term. Natyrisht e kam fjalën për “fashizmin”.
“New York Times” e përdori plot 28 herë të shtunën e kaluar në një artikull të shkurtër mbi kryeministren e re të mundshme të Italisë, Xhorxhia Meloni.
E shihni, kriza e fundit për demokracinë është përballë nesh. Qeveria e teknokratit Mario Dragi, për të cilën italianët nuk e kishin votuar kurrë, por që ishte e shumë e dashur nga Bashkimi Europian, u rrëzua. Dhe në vend të saj duket se është zgjedhur një qeveri e udhëhequr nga Fratelli D’Italia (Vëllezërit Italianë), e vetmja parti që e kundërshtoi qeverinë e Dragit duke mbetur në opozitë.
Në njëfarë mënyre, partia Vëllezërit Italianë është një parti euroskeptike. Ajo dëshiron që të rinegociojë aspektet e përfshirjes së Italisë në BE, dhe të mbrojë përparësinë e ligjit italian mbi ato të unionit. Është populiste dhe nacionaliste në orientim, aleate në nivel evropian me partinë Ligj dhe Drejtësi që udhëheq sot Poloni.
Edhe pse për njëfarë kohe ka folur për nevojën që vendi të kishte marrëdhënie më të mira me Rusinë, që nga pushtimi i Ukrainës e ka mbështetur dërgimin e armëve në Ukrainë. Edhe pse vetë kjo parti u formua si rezultat i një ndarjeje nga partia Populli i Lirisë së Silvio Berluskonit, ajo ka shumë fraksione.
Kështu brenda saj ndodhen “konservatorët liberalë” të orientuar nga tregu dhe konservatorët socialë, të udhëhequr nga një politikan kundër abortit, që u konvertua nga Islami në Katolicizëm. Slogani i Melonit ishte “Zoti, familja, kombi”. Kjo parti ka marrë 2 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.
Ajo ka të ngjarë të bashkohet në një qeveri koalicioni me partinë më tradicionale të qendrës së djathtë të Berluskonit, Forza Italia, Ne të Moderuarit, dhe partinë tjetër populiste të krahut të djathtë, Lega. Lideri i kësaj të fundit Mateo Salvini, pritet të rikthehet në postin e tij të dikurshëm si Ministër i Brendshëm, ku do të mbajë një qëndrim shumë të ashpër ndaj emigracionit.
Është e vërtetë që disa anëtarë të kësaj partie e kanë nisur karrierën e tyre politike në një sërë grupimesh të ekstremit të djathtë në politikën italiane. Dhe është po ashtu e vërtetë që pasardhës të Benito Musolinit janë përpjekur që të kandidojnë për poste nën flamurin e Vëllezërve Italianë.
Por shumica e tyre nuk kanë pasur sukses, edhe pse njëri prej tyre është sot anëtar në këshillin e qytetit të Romës. Por termi fashizëm që po përdoret për të sulmuar këtë parti, është i tepruar dhe synon të shmangë vëmendjen nga problemet reale që ka sot Italia.
Papunësia e të rinjve dhe mungesa e krahut të punës janë aq kronike saqë po shkaktojnë një krizë të emigracionit. Dhe kjo po i përkeqëson tendencat e tjera të dëmshme në një vend që ka një shkallë të lindshmërisë që është nën nivelin e zëvendësimit të numrit të vdekjeve, dhe që është bërë zona kryesore e zbarkimit për migrimin masiv nga i gjithë Mesdheu.
Kristofer Kalduell shkroi në fillim të pandemisë së COVID-19: “Gati çereku i grave të lindura në vitin 1978 po i mbyllin vitet e tyre të pjellorisë pa lindur asnjë fëmijë”. Kjo shifër përbën dyfishin e nivelit të vitit 1950. Çdo vit lindin 440.000 italianë, ndërsa vdesin rreth 2 herë më shumë.
Por këto shifra nënvlerësojnë faktin se sa shpejt po bie popullsia. Italianët vendas kanë emigruar me ritme rekord për më shumë se një dekadë. 160.000 u larguan nga vendi vetëm në vitin 2018. Komunat anembanë vendit po dhurojnë - ose po shesin me çmimin simbolik 1 euro - shtëpi të braktisura, shumë prej tyre mjaft të bukura, për cilindo që dëshiron të investojë në rinovimin e tyre.
Këto janë probleme shumë të mëdha për t’i lënë të pazgjidhura deri në një brez tjetër. Klasa politike e Italisë - por edhe ajo europiane në përgjithësi - nuk kanë qenë në gjendje që ta adresojnë si duhet këtë katastrofë sociale, ekonomike dhe politike që po zgjat prej dekadash.
Në fakt, sloganet shabllon të establishmentit politik - një bashkim gjithnjë e më i ngushtë në BE është më i mirë, euro është një ndihmë për të gjithë - e bëjnë të pamundur ngritjen e pyetjeve më të dukshme rreth saj.
Nuk ka asnjë dyshim se qeveria e re italiane do të cilësohet nga ata që dyshojnë, si qeveria e radhës që sjell një tjetër “krizë për demokracinë”, duke iu bashkuar qeverive të zgjedhura në mënyrë popullore dhe të ndershme në Poloni dhe Hungari.
Por e vërteta është se po shkatërrohet politika e konsensusit e qendrës së majtë e viteve 1990. Kudo që lejohet sfida demokratike, ajo vjen dhe triumfon. Italia ishte vetëm ngjarja e radhës në këtë listë. Dhe nuk do të jetë e fundit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ambientalisti Sazan Guri, ka habitur mëngjesin e sotëm...
Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco do të përball...
Analisti Mentor Kikia thotë se Erdogan ka një agjendë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për çështjen e privat...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se SPAK-u nuk po...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, I...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Rusia është në ...
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur akuzave se ...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, është shprehur se prim...
Ministrja për Sipërmarrjen Edona Bilali, ka sqaruar pë...
Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj, ka inaguruar shkol...
Ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ka thirrur n...
Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit d...
Qeveria ka shtyrë me 3 vite afatin për vlerësimin e do...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar s...
Mjekra dhe mustaqet e policëve, pak ditë u kthyen në debat...
Ditën e sotme është rikthyer në vëmendje një ngjarje e...
Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, e ka cilës...
Vazhdon të ngelet qesharake, pa asnjë thelb në politikë, m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...