Pasuri me burime kriminale/ Sekuestrohen pronat e një shtetasi me vlerë marramendëse
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...

Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. "E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck të martën në Berlin.
Të hënën ishte vënë re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese NordStream AG, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze - dy rrjedhje në Nord Stream 1 në verilindje të ishullit danez Bornholm, një rrjedhje në Nord Stream 2 në juglindje të ishullit.
Të hënën, një sizmograf në Bornholm regjistroi dy dridhje - një herë në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale dhe përsëri në orën 19:00, njoftoi të martën qendra kërkimore gjermane GFZ. GFZ tha se nuk ka të dhëna që në këtë zonë të ketë pasur tërmet. Bjorn Lund i Qendrës Sizmologjike Suedeze në Universitetin Uppsala i tha kanalit televiziv SVT: "Nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime".??
Fotot e marra nga ushtria daneze tregojnë zona me flluska të mëdha në sipërfaqen e ujit, që burojnë nga tre rrjedhjet në zonat ekonomike detare të Suedisë e Danimarkës dhe në veri të Polonisë. Zonat kanë një diametër prej 200 deri në 1000 metra.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë "akte të qëllimshme". Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që "ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë". Kryeministrja në largim e Suedisë Magdalena Andersson tha se "ka pasur shpërthime", megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të "spekulojë mbi motivet apo aktorët".
Edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një "sabotimi". Ajo paralajmëroi "përgjigjen më të fortë të mundshme" ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike europiane.
Tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike muajt e fundit pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Europë, sipas gjasave, në shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Kopenhaga pret që rrjedhjet në tubacionet, të cilat janë plot me gaz, por jo funksionale, të zgjasin "të paktën një javë" - derisa të mbarojë metani që del nga tubat nënujorë. Si Danimarka, ashtu edhe qeveria suedeze thanë se nuk e konsiderojnë këtë si një akt agresioni, duke qenë se ngjarjet ndodhën jashtë ujërave territoriale të saj, në zonat ekonomike të administruara prej tyre.
Rusia vetë ka thënë se është "jashtëzakonisht e shqetësuar" për rrjedhjet. I pyetur nga gazetarët nëse mund të jetë një akt sabotimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për momentin "është e pamundur të përjashtohen çdo opsion". Ukraina tha se nuk ishte asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së./DW
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco do të përball...
Analisti Mentor Kikia thotë se Erdogan ka një agjendë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për çështjen e privat...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se SPAK-u nuk po...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, I...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Rusia është në ...
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur akuzave se ...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, është shprehur se prim...
Ministrja për Sipërmarrjen Edona Bilali, ka sqaruar pë...
Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj, ka inaguruar shkol...
Ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ka thirrur n...
Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit d...
Qeveria ka shtyrë me 3 vite afatin për vlerësimin e do...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar s...
Mjekra dhe mustaqet e policëve, pak ditë u kthyen në debat...
Ditën e sotme është rikthyer në vëmendje një ngjarje e...
Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, e ka cilës...
Vazhdon të ngelet qesharake, pa asnjë thelb në politikë, m...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Pri...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ish-ministrja e bren...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...