Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Ministrja për Sipërmarrjen Edona Bilali, ka sqaruar për të gjithë opinionin publik se çfarë ka ndodhur në mbledhjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku ka patur debate.
Ministrja Bilali, thekson se javën e kaluar anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen dhe si rrjedhojë për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja nuk është realizuar.
Ministrja shkruan se, pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese.
Ndërkohë më poshtë ka treguar edhe deklaratën e saj të plotë në mbledhje.
“Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër:
Javës që kaloi anëtarët e këshillit bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese.
Më poshtë fjala e plotë e mbajtur:
Para se të nis fjalën dua të theksoj që ajo çfarë do them i referohet strukturës së Këshillit Bashkiak jo asaj çfarë ju përfaqësoni individualisht brenda apo jashtë këshillit.
Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Jemi të gjithë koshient që përbërja e këtij këshilli është pasojë e një rrethane politike e cila ishte e pavarur nga vullneti, dëshira apo kontributi i gjithsejcilit anëtar.
Patja e mazhorancës në këshill ka qënë një shanc i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to. Ka qënë edhe një shanc i mirë për gjithsejcilin prej jush për ta treguar veten në një rrugëtim partiak në shërbim të qytetit.
I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, sërish në kuadër të respektit të rolit që shumë prej jush kanë edhe jashtë këshillit për atë që përfaqësoni nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Kam bërë atë që bën një drejtues politik: përcjelljen e ndjesisë së çështjeve qendrore në nivel lokal që vendimarrja të jetë në sinkron.
Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme.
Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që skalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë ftyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa tmë besohet ky pozicion që kam ky kontigjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot skanë më asnjë funksion në parti jo më kot sjanë më pjesë e jetës publike në adminstratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerushme në parti.
Ne nuk jemi fitues në Shkodër, nuk jemi as shumicë për shumë faktorë që nisin nga ato historikë e deri tek ideologjia e rrënjosur thellë. Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qyteterarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.
Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinxërisht pas faqesh anomime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përqarje për tu kacavjerrur nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qënë për të vjedhur e marrë ftyrën sërish kjo nuk ndodh më!
Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përvetshëm sdo të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përvetshëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.
Thënë kjo sipas proçedurës do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme Këshilli Bashkiak për ti dhënë qytetarëve të drejtën nga e cila janë privuar.
Sot në orën 17:00 është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak. Duke besuar në reflektimin e gjithsejcilit uroj që në vijim një situatë e tillë mos të përsëritet më”, shkruan Ministrja./ CNA.al
Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj, ka inaguruar shkol...
Ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ka thirrur n...
Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit d...
Qeveria ka shtyrë me 3 vite afatin për vlerësimin e do...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar s...
Mjekra dhe mustaqet e policëve, pak ditë u kthyen në debat...
Ditën e sotme është rikthyer në vëmendje një ngjarje e...
Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, e ka cilës...
Vazhdon të ngelet qesharake, pa asnjë thelb në politikë, m...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Pri...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ish-ministrja e bren...
Kryeministri Edi Rama nga Gjiri i Lalzit, ku po flet për b...
Pas deklaratave se ka dalë për inspektim e maskuar në plaz...
Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur për blerjen e godinës së ...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli është paraqitur di...
Çdo njeri e ka një ves, e me sa duket edhe njeriu më i pas...
Mjeku Ilir Allkja pranoi ditën e djeshme se ka marrë b...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyr...
Konfindustria i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për çm...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sot...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...