
Skandalet me aferën e inceneratorëve nuk kanë të ndalur. Njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të konfirmuar “de facto” si pronarë të inceneratorit të Tiranës nga SPAK kanë përdorur skemën e falsifikimit të faturave për të gllabëruar mbi 400 milionë lekë të rinj.
Mërtiri dhe Zoto kanë përdorur të njejtën skemë si me Elbasanin dhe Fierin, që u denoncua një vit më parë nga deputetja Monika Kryemadhi. Bëhet fjalë për skemën me të moshuarit, të cilët rezultuan papritur milionerë dhe me biznese në emër të tyre.
Në dokumentet e SPAK, të dërguara Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rezultojnë subjekte fantazmë që pretendohej se kryenin shërbime për inceneratorin e Tiranës, por që në fakt, sipas SPAK, përmbajnë rrethana e fatura të rreme.
Në faqen 18, 19, 20, 21 dhe 22 të dokumentacionit të Prokurorisë së Posaçme përmenden disa qytetarë, Lumturie Murati, Dritan Frangaj, Santiliano Çifliku dhe Emiljano Frroku, të cilët janë “viktima” të dokumenteve të falsifikuara.
Qytetarët e sipërpërmendur, rezultojnë administratorë dhe ortakë të vetëm të subjekteve fantazmë. Ata kanë dëshmuar para hetuesve se nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin për asnjë shërbim, madje nuk kanë drejtuar apo punuar në ndonjë nga shoqëritë e përmenduara nga dokumentet e falsifikuara.
Hetimet e SPAK:
Le t’i marrim një nga një të gjitha rastet.
Nga hetimet e SPAK, në emër të shoqërisë “Lumi 06”, që në dokumentet e falsifikuara rezulton se është administratore Lumturie Murati, për një periudhë kohore prej 12 muajsh janë lëshuar fatura të falsifikuara në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos në vlerën mbi 109 milionë lekë. Faturat janë lëshuar për periudhën tetor-dhjetor 2018.

Në lidhje me rastin, në faqen 19 të akuzës, vetë e moshuara Lumturije Murati ka deklaruar se nuk ka themeluar ndonjë operator ekonomik me emrin “Lumi 06” dhe nuk ka dijeni se kush e ka themeluar apo regjistruar atë në organet kompetente.

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë vazhduar me të njëjtën skemë me një tjetër qytetar.
Në dosjen e SPAK nënvizohet nëpërmjet shoqërisë “AA-117”, me administratore Drita Frangaj janë paraqitur fatura shitjeje të falsifikuara në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos në vlerën mbi 117 milionë lekë gjatë periudhës gusht-dhjetor 2018.

Gjithçka është një skemë mashtrimi, pasi zonja Frangaj, sipas SPAK, nuk ka pasur asnjë lidhje me aferën e inceneratorëve.
Por, pronarët “de facto” të inceneretorit të Tiranës, nuk u ndalën.
SPAK nënvizon se në emër të shoqërisë “Al-BerCo&Co”, me administrator Santiliano Çifliku janë paraqitur fatura shitje të falsifikuara në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos në vlerën mbi 110 milionë lekë. Vetë Santiliano Çifliku thekson në dëshminë e tij se nuk ka themeluar shoqërinë “Al-BerCo&Co, nuk ka qenë i punësuar tek kjo shoqëri dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet tregtar në emër të kësaj kompanie. Ai shprehet se ia ka dhënë ID-në një miku të tij vetëm njëherë, por nuk e di se për çfarë mund ta ketë përdorur.
“Viktima” e 4 e gllabërimit të parave nga Zoto dhe Mërtiri është Emiljano Frroku.
Për periudhën nga gushti deri në dhjetor 2018 në emër të shoqërisë “EZ&LA” janë paraqitur fatura të falsifikuara në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos në vlerën mbi 71 milionë lekë.
Subjektet, të cilat pretendohet se kanë kryer punime dhe kanë shitur mallra për llogari të kompanisë “ITS” të Klodian Zotos, sipas SPAK nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe në mjete për të ushtruar aktivitetin tregtar dhe si rrjedhojë nuk mund të faturojnë në volumet e deklaruara në faturat e shitjes. Gjithashtu, SPAK thekson se pjesë e kësaj skeme mashtrimi janë bërë pjesë edhe dhjetra persona të punësuar në të katër subjektet.

Personat që rezultojnë të punësuar janë të deklaruar si të punësuar në disa shoqëri njëkohësisht në shërbime të ndryshme.
Nga dokuemtacioni i adrministruar rezulton se këta shtetas kanë qenë të punësuar realisht në subjekte të tjera dhe nuk kanë punuar asnjëherë në 4 shoqëritë e sipërpërmendura.
Sipas SPAK, Klodian Zoto në bashkëpunim me Mirel Mërtirin kanë përfituar në total nga këto faturat tatimore të falsifikuara mbi 400 milionë lekë të rinj. Nga hetimet ka rezultuar se shumat e parave janë tërhequr cash nga Zoto dhe Mërtiri dhe janë dërguar jashtë vendit.

Dje biznesmeni Gjergj Luca, ashtu siç kishte paralajmë...
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Infrast...
Ditën e sotme është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorëv...
Ministri i Brebdshëm Taulant Balla, është takuar ditën e s...
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza kundre...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka ndarë disa moment...
Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakonte në ...
Mëngjesin e së martës, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa...
Rei Meta, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganav...
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si “Krim t...
Gazetari, Basir Çollaku ka akuzuar djalin e antares të KLP...
Festa e Birrës po afron. Vetëm 10 ditë na ndajnë nga një ...
Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar...
33-vjeçari i cili goditi për vdekje këtë të hënë, një ...
Hyrjet dhe daljet në vendin tonë vijojnë të jenë të larta ...
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u...
Zbardhja e dosjes së aferës së inceneratorëve tregon s...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zbarkuar këtë të hë...
Një subjekt privat ka shkuar dhe po bën rrethimin tek ajo ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...