CNA publikoi sot lajmin ekskluziv të arrestimit të gazetarit gjobaxhi, Elio Laze, në zyrën e portalit të tij ku punonte në flagrancë duke marrë para.
Elio Laze vazhdonte skemën e tij të sharjeve, kërcënimeve, shantazheve dhe fyerjeve nëpërmjet një portali dhe pas shumë hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, policia i ka hedhur sot prangat me vendim gjykate.
CNA ka mësuar se gazetari Elio Laze është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi prej muajsh sulmonte në portalin e tij dhe i vendoste gjobë një zyrtari të shtetit.

Prej dy vitesh, gazetari Elio Laze shantazhonte një zyrtar duke shpifur, shkruar e kërcënuar gjoja në lidhje me një "call center" dhe më pas akuza të tjera edhe me zyrtarë të opozitës.
Mësohet se Laze fillimisht ka kërkuar 40,000 euro dhe më pas një shumë tjetër më të vogël, rreth 10,000 euro, por në momentin kur zyrtari ka shkuar për t'i dhënë paratë, janë shfaqur uniformat blu, oficerët e Policisë Kriminale dhe Krimit Ekonomik, të cilët i kanë hedhur prangat gazetarit gjobaxhi.
Elio Laze nuk është një personazh i panjohur. Ai prej vitesh ka qenë në fokus të rrjeteve sociale apo mediave online. Ai ka punuar si gazetar më parë tek "Ora News" dhe më pas u shit tek Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili nëpërmjet një biznesmeni mundi ta merrte nën kontroll Elio Lazen.
Laze prej kohësh punonte me një portal të tijin, ku siç dhe u konfirmua tashmë, vendoste gjoba në mënyrë të pandalshme duke shfrytëzuar hapësirën e tij në portal me një gjuhë urrejtjeje, fyese, kërcënuese, shantazhuese, sharje, intimiduese deri në kanosje.
CNA gjithashtu më parë ka raportuar se Elio Laze është arrestuar disa vite më parë me armë dhe me drogë, por nuk bëri asnjë ditë burg pasi me ndërhyrje të forta u shpëtua nga një prokuror, i cili u shkarkua nga vetingu. Dyshohet se është i njëjti biznesmen, i cili “bleu” Lazen nga "Ora News" për pazar me Erion Veliajn, që ka ndërhyrë për ta çuar Elio Lazen në spitalin e burgut në momentet e arrestimit të tij me armë dhe me drogë. Më pas Laze u dënua me kusht.
CNA gjithashtu ka raportuar se Elio Laze është dënuar disa herë nga Gjykata e Tiranës për vepra të ndryshme të fyerjes, shpifjes, të bëra në median online. Ai është dënuar në një gjyq përballë gazetarit Elvi Fundo dhe tashmë ka një tjetër proces gjyqësor të hapur, i cili me sa duket me arrestimin e tij për gjobëvënie, do të nxjerrë në pah edhe fytyrën e vërtetë të këtij gjobaxhiu, i cili nuk është i vetmi në tregun e pistë të medias online në Shqipëri./CNA
Një operacion i kryer nga Policia e Tiranës ka vënë në pra...
Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë vijuar protestë...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO pë...
Këtë të enjte janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin t...
Banorët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme përpara Pa...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin nga detyra të d...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, tha sot se çmimet e ilaçe...
Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kal...
Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimi...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për Reformën Territoriale. ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për përdorimin e lëndëve pir...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me p...
Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme n...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fsha...
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka zhvilluar n...
Një debat publik ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka marrë vendim...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhje ...
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar për CNA vendimin e ...
Këshilli i Evropës i ka hequr ditën e sotme imunitetin dip...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...