Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, tha sot se çmimet e ilaçeve jo vetëm që janë rritur në mënyrë të shumëfishtë, por ky ndryshim nuk justifikon sigurinë.
I ftuar në “Syri TV”, Shehu u shpreh se medikamentet jo të sigurta janë një fenomen shqetësues në Shqipëri, pasi mungojnë marzhet.
Sipas deputetit, një problematikë tjetër është edhe prodhimi vendas i ilaçeve në mënyrë të pacertifikuar.
“Në Shqipëri, medikamentet që vijnë nuk kanë siguri medikamentoze, absolutisht. Në Shqipëri ka ndodhur, një fenomen i tillë që tregu është mbushur me “fake drugs”, ose medikamente jo të sigurta.
Ç'kuptojmë me medikamente jo të sigurta? Kuptojmë medikamentet të cilët nuk janë të certifikuara nga organizmat ndërkombëtare, siç është EMA evropiane apo FDA amerikane. Pra, medikamente të paçertifikuara. Dhe kjo ka ndodhur me ndryshimet ligjore që këta bënë në vitin 2014.
Janë veprimet e qeverisë tërësisht dhe nuk janë vetëm të ministrit të Shëndetësisë. Pra, deri në 2014-ën ne kishim disa marzhe sigurie që ishin vendosur në vitin 2007, me zotin Berisha. E para, asnjë medikament nuk mund të hynte në Shqipëri pa mos qenë i certifikuar nga EMA, agjencia evropiane e këtij çështje, ose FDA amerikane.
E dyta, që nuk ishin të regjistruara së paku në dy vende të Bashkimit Evropian.
Dhe e treta, nuk mjaftonte regjistrimi, por që nuk qarkullonin së paku në dy vende të Bashkimit Evropian prej dy vitesh.
Pra, ishin vendosur tre marzhe sigurimi. Marzhe sigurimi që i ka sot Kosova. Kosova nuk lejon të importohet asnjë medikament i pacertifikuar nga EMA. Në vitin 2014, këta rrëzuan marzhet e sigurimit dhe hapën dyert për medikamente të pacertifikuara, pra të pasigurta, që u futën në Shqipëri. Pse? Për klientelizëm. Për të futur medikamente nga Serbia, për të futur medikamente nga vende të tjera të pacertifikuara, thjesht për klientelizëm dhe për përfitime korruptive në kurriz të shëndetit të njerëzve. Kjo është e vërteta.
Kjo bëri që tregu shqiptar të mbushet me këto medikamente. Dhe këto u vunë në listën e rimbursimit në zgjedhjet e para. Qytetarët shqiptarë, të cilët do kërkojnë medikamente të sigurta, ata i detyronin të merrnin medikamente të parimbursuara. Pra, medikamente që paguheshin me çmim të madh. Pra, në këtë mënyrë, automatikisht u shtuan shpenzimet dhe çmimet e medikamenteve për medikamentet e sigurta. Së treti, kjo ka krijuar një fenomen. 30% e medikamenteve që konsumohen në Shqipëri, vijnë me çanta nga jashtë. Një pjesë vijnë për përdorim personal, ja dërgon djali prindit, vëllai vëllait, një pjesë janë kontrabanda. Pra, kjo mënyrë, ka stimuluar kontrabandën. Kontrabanda simulon, përveç se është një shkelje ligjore, stimulon edhe ajo pasigurinë se nuk dihet çfarë sjell kontrabanda, dhe e dyta rrit çmimin, që e paguan qytetari.
Pra, qytetarët paguajnë çmime shumë më të larta sot në Shqipëri. Dhe thelbi i kësaj është se shteti hoqi marzhet e sigurisë. Kompanitë e mëdha janë larguar sot nga Shqipëria duke lënë boshllëqe të mëdha në sigurinë medikamentoze në Shqipëri. Ky është problemi i parë i madh. Problemi i dytë i madh që ka farmaceutika shqiptare është numri i vogël i principeve aktive të regjistruara. Është shumë i vogël. 430, është shumë i vogël. Kur normalisht ai duhet të jetë rreth 3000. Kjo krijon një rritje çmime artificiale. Sepse ata të cilët kërkojnë të sigurojnë medikamente që nuk janë të regjistruar në Shqipëri si principe aktive, detyrohen të sjellin nga jashtë apo të vijnë kontrabandë. Pra, paguajnë nga xhepi sasi të mëdha. Tjetër problem është problemi i prodhimit vendas.
Edhe prodhimi vendas është i pacertifikuar. Nuk po bëhet asnjë përpjekje e qeverisë për të detyruar prodhimin vendas për të mbushur standartet evropiane. Për mua kjo është në dëm jo vetëm të pacientit, por është dëm edhe i prodhimit vendas”,-tha Shehu./CNA
Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kal...
Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimi...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për Reformën Territoriale. ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për përdorimin e lëndëve pir...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me p...
Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme n...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fsha...
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka zhvilluar n...
Një debat publik ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka marrë vendim...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhje ...
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar për CNA vendimin e ...
Këshilli i Evropës i ka hequr ditën e sotme imunitetin dip...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një deklarate ka...
Është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës (Dho...
Zyrtari i lartë i DASH, Mark Tervakoski ndodhet në Tiranë,...
Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështje...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit st...
Një aksident i trefishtë është regjistruar rreth mesditës ...
Më 21 korrik të vitit 2016 do të miratohej Reforma në Drej...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...