Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një deklarate ka shprehur shqetësime lidhur me projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, që është diskutuar në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme.
KASH shprehet se në diskutimet mbi projektligjin asnjë nga pretendimet e ngritura nga ata dhe jo vetëm gjatë dy viteve të fundit nuk është marrë në konsideratë.
Ndër të tjera thuhet se KASH vlerëson se, ashtu si edhe me miratimin e ligjit në vitin 2015, shumica parlamentare po e trajton Shërbimin e Jashtëm si pjesë të saj, duke shprehur qartazi kundërshtinë ndaj ndërtimit të një shërbimi diplomatik profesional.
Më tej i bëhet thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare që të tërhiqet projektligji dhe të rihapet procesi për shqyrtimin e tij në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sipas tyre, në këtë proces duhen marrë në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e atyre që kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut në politikën e jashtme.
Deklarata e plotë e KASH:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndoqi me vëmendje të veçantë diskutimet e zhvilluara në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme mbi projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë që asnjë nga shqetësimet dhe sugjerimet e ngritura gjatë dy viteve të fundit nga KASH, si dhe nga personalitete të shquara të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk u morën në konsideratë nga përfaqësuesit e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nga deputetët e shumicës parlamentare.
KASH shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga ana e qeverisë dhe shumicës parlamentare për ta trajtuar këtë projektligj me konsensus dhe në mënyrë bipartizane, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ligj me interes të lartë kombëtar dhe shtetëror, e jo thjesht partiak.
KASH vlerëson se, ashtu si edhe me miratimin e ligjit në vitin 2015, shumica parlamentare vijon ta trajtojë dhe ta konsiderojë Shërbimin e Jashtëm si pjesë të saj, duke shprehur qartazi kundërshtinë ndaj ndërtimit të një shërbimi diplomatik profesional, të qëndrueshëm dhe me mbështetje konsensuale e bipartizane. Trupa diplomatike duhet të jetë në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe jo të partive në pushtet.
Ndërkohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë shumë profesionale, me kontribute të spikatura në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në të cilën bëjnë pjesë ish-ministra të Jashtëm, ish-ambasadorë, ish-sekretarë të përgjithshëm të MPJ-së apo ish-drejtorë politikë, iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin kuvendor për Evropën dhe Politikën e Jashtme, e kërkuar zyrtarisht prej KASH-it, për të mbrojtur një investim të bërë ndër vite për një diplomaci profesioniste, të karrierës, të kërkuar që në fund të viteve ’90 nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare që ta tërheqin projektligjin dhe ta rihapin procesin e shqyrtimit të tij në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe bipartizane, duke marrë seriozisht në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e atyre që kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të vyer në politikën e jashtme dhe në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit. Një qasje e tillë do të ndihmonte në konsolidimin e një trupe diplomatike profesionale, të depolitizuar dhe që gëzon mbështetje të gjerë institucionale dhe shoqërore.
KASH vlerëson se, i miratuar në këtë formë, projektligji do ta dëmtojë edhe më tej sistemin e karrierës diplomatike, do ta politizojë skajshëm atë dhe do të kultivojë ndjenjën e pasigurisë së përhershme politike te diplomatët e karrierës. Një shërbim diplomatik i tillë rrezikon të perceptohet si i paragjykuar dhe krijon një precedent negativ për çdo rotacion politik të ardhshëm, duke cenuar seriozisht vazhdimësinë dhe kredibilitetin e diplomacisë shqiptare.
Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë këtë ligj në formën e miratuar dhe të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për ta rikthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.
Njëkohësisht, KASH informon opinionin publik se do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe ligjore, përfshirë edhe adresimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, në mbrojtje të parimeve kushtetuese, të shtetit të së drejtës dhe të një shërbimi të jashtëm profesional, të depolitizuar dhe në shërbim të interesave afatgjata kombëtare të Shqipërisë. /CNA
Është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës (Dho...
Zyrtari i lartë i DASH, Mark Tervakoski ndodhet në Tiranë,...
Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështje...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit st...
Një aksident i trefishtë është regjistruar rreth mesditës ...
Më 21 korrik të vitit 2016 do të miratohej Reforma në Drej...
Gjykata Administrative ka caktuar datën e seancës përgatit...
Dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të njësisë Administrat...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur par...
SPAK-u ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliaj...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben...
Gazetari shqiptaro-amerikan, Arian Asimi, foli sot lidhur ...
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkakt...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për disa ...
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, nj...
21 persona janë paraqitur në spital nga zhvillimet e së ma...
Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës...
Opozita zhvilloi këtë të martë protestën e radhës kombëtar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...