Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën (08.08) në Fletoren Zyrtare të BE-së ai hyri në fuqi një ditë më pas, të martën. Rregullorja parashikon që të gjitha vendet e BE-së do të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 për qind nga fillimi i gushtit deri në mars të vitit të ardhshëm, krahasuar me konsumin mesatar të pesë viteve të fundit. Se si 27 vendet anëtare të BE-së do të ulin këto shpenzime, varet nga vetë vendet, sepse zbatimi është kompetencë e tyre. Plani i emergjencës fillimisht vlen për një vit. Si pasojë e luftës në Ukrainë, Rusia ka reduktuar në mënyrë drastike furnizimet me gaz në BE.
Rregullorja e BE-së parashikon përjashtime të shumta për vendet si Spanja apo Italia, si dhe "sektorë kritikë të ekonomisë" si industria ushqimore. Sipas shifrave të Komisionit të BE-së, në këtë periudhë duhet të kursehen gjithsej 45 miliardë metra kub gaz. Gjermania duhet të kursejë më së shumti, me rreth 10 miliardë metër kub për të arritur objektivin prej 15 për qind.
Gjermania duhet të kursejë më shumë

Përjashtimet nënkuptojnë se Gjermania duhet të kursejë dukshëm më shumë gaz se vendet e tjera këtë dimër, në mënyrë që të shmangë problemet e mëdha për industrinë apo edhe një recesion në rast të një ndërprerjeje së plotë të furnizimit me gaz rus. Kështu tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck pas marrëveshjes për planin e emergjencës së gazit, në fund të korrikut në Bruksel. Ai iu referua "gabimeve strategjike” të qeverive të mëparshme dhe varësisë së madhe gjermane nga gazi rus.
Nëse nuk kursehet mjaftueshëm dhe ka pengesa të mëdha me furnizim, hapi tjetër mund të jetë ndezja e alarmit në mbarë BE-në, që ka për qëllim kursimin me detyrim. Por për t'u futur në fuqi një plan i tillë, ai duhet të miratohet nga të paktën 15 vende të BE-së, të cilat së bashku përbëjnë të paktën 65 përqind të popullsisë totale në BE.
Landet duan të vendosin
Disa lande gjermane duan të kenë të drejtë fjale në planet e emergjencës, sipas të cilave gazi do të shpërndahej dhe racionalizohej në këtë vend në rast të mungesës. Duke pasur parasysh pasojat e rëndësishme ekonomike dhe sociale, ky vendim nuk mund t'i lihet vetëm Agjencisë Federale të Rrjetit, tha kryetari i bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher (SPD). "Qeveria federale duhet të përfshijë landet në përcaktimin e vijave bazë për prioritetet." Për arsyen se zinxhirët e prodhimit janë të lidhur në mënyrë komplekse, është e rëndësishme të vlerësohen saktë efektet praktike.

Kundërshtimi vjen nga kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller. Sipas mendimit të tij, landet janë mjaft të përfshira kur bëhet fjalë për hartimin e planeve emergjente në rast të mungesës së gazit. Landet janë të përfshira në ekipin e krizës prej fillimit dhe ato mund të japin rekomandime dhe kritika, tha Müller.
Transparenca është e rëndësishme, por veprimet duhet të merren shpejt në situata krize. Mund të keni vetëm 24 orë për të përgatitur një vendim të caktuar, e ndodh që duhet të keni edhe më pak kohë për vendim. Prioriteti kryesor është shmangia e mungesës së gazit. Këtu janë të rëndësishme kursimet, theksoi ai.

Gjermania duhet të kursejë 20 përqind të gazit për të kaluar pa probleme serioze vjeshtën dhe dimrin. Gjatë këtij viti kursimet e deritanishme kanë qenë rreth 14 përqind. Müller thotë se në këtë kontekst na ka ndihmuar "vera shumë, shumë e ngrohtë". Ai pohon se nuk janë të mira idetë që të ngrohemi me energji elektrike. Kjo është shumë më e shtrenjtë se gazi. Do të ishte më mirë të rregulloni më mirë ngrohjen dhe të mendoni se sa ngrohtë duhet të jetë dhe ku mund të kursehet./DW
Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël...
Akademiku Artan Fuga ka folur për tragjedinë e 2 gusht...
Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë në 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike t...
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ës...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Partia Demokratike vijon të dalë me deklaratat në lidh...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka a...
Lefter Gështenja, të cilin e futi në lista për deputet Lul...
Mëngjesin e sotëm, një grup pronarësh biznesesh dhe mj...
Në shkurt të këtij viti, shoqata 'Diaspora për Shqipërinë ...
Rrugët dytësore që lidhin qytetet me njëri-tjetrin janë lë...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka infor...
Qytetarët kanë mbyllur protestën e ditës së sotme, duk...
E afërmja e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, gjatë ...
Protestuesit janë zhvendosur para kryeministrisë duke ...
Qytetarët kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministr...
Pas protestës para ministrisë së Brendshme, qytetarët ...
Qytetarët dhe shoqëritë civile po protestojnë për vras...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...