Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Akademiku Artan Fuga ka folur për tragjedinë e 2 gushtit në Himarë, ku një 7-vjeçare u vra nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.
I ftuar në “Opinion” Fuga tha se janë një sërë masash që nuk zbatohen, të drejta që në shoqërinë tonë janë minimale dhe që janë ato që prodhojnë këto ngjarje të hidhura.
“Sikurse dhe ndofta studiues të tjerë paraqiten si dikush që më intereson realiteti shoqëror politik në Shqipëri dhe aksioni social.
Ka tri momente më së paku që mund t’u bëhet analiza, humbja e jetës së vajzës së vogël të pafajshme, tragjedia familjare e prindërve të saj është një fakt i dhimbshëm, është një element pikëllimi, i cili sigurisht nuk është i rastësishëm. Janë një sërë masash dhe sigurisht të jetës së njerëzve në zonën e plazheve dhe përtej zonës së plazheve, në jetën e përditshme, të punëtorit që punon në skelë, të kalimtarit që ecën në vijat e bardha dhe i rrezikohet jeta nga dikush që nuk respekton rregullat apo nga siguria ushqimore, të drejtat që në shoqërinë tonë janë minimale dhe që janë ato që prodhojnë këto ngjarje të hidhura.
Këtu është problemi, sa mund të kthehet një ngjarje tragjike në një fakt politik.
E dyta është problem shumë i rëndësishëm, i cili është marrëdhënia midis një lëvizjeve shoqërore dhe një aksioni politik. E treta ka të bëjë me atë që disa protesta që thirren, kam dyshimin prej kohësh që kanë mbetur në atë kuadratin e ngushtë, tradicional të protestave të viteve ‘90, kur turma njerëzish shkonin në bulevard, sulmonin ose jo dhe nga kjo ndodhte ose jo një ngjarje politike. Kanë ikur kohët e kësaj”, u shpreh Fuga.
Lidhur me masat e marra pas tragjedisë, sikurse bllokimi i mjeteve ujore, Fuga tha se problemi është që këto duhen rregulluar që dhe zbavitja të jetë dhe siguria të jetë.
“Unë mendoj që të dy anët nuk janë kontradiktore. Nga njëra anë qytetarët që kërkojnë siguri, nga ana tjetër ata që kanë biznese në zonën turistike të kenë një aktivitet ekonomike nëpërmjet mjeteve të ujit, këto nuk janë kontradiktore.
Ne nuk mund të biem në gabimin që meqë nuk duam aksidente rrugore të heqim makinat.
Turizmi shqiptar vuan nga të dyja dhe të dyja palët në vend të gjejnë një sinergji, një konvergjencë, një aleancë nuk arrijnë dot as ligjërimin publik ta konvergjojnë. Nuk mund të ketë turizëm me sipërfaqe deti bosh. Problemi është që këto duhen rregulluar që dhe zbavitja të jetë dhe siguria të jetë.
Fakti i hidhur i humbjes së jetës së asaj vajze atje duhet kthyer në platformë alternative kritike të cilat as lëvizja qytetare nuk i ka, as opozita nuk i ka dhe më e keqja injorohen aktorët e interesuar, këta njerëz që duan të kenë aktivitet ekonomik. Këta duhen mobilizuar.
Kam frikë se jemi në konceptin e vjetër dhe opozita është në konceptin e vjetër.
Nuk mbërrin dot te koncepti që demokracia në shekullin e XXI-të luhet në mikromjedise, në vendimmarrje, aksione, në procesin e tenderimeve, luhet me aktorët specifikë ekonomikë. Opozita është në këtë gjendje, e prapambetur në koncepte dhe e fiksuar në konceptet e protestës së viteve ’90, qeveria përfiton nga këto dhe është futur në një moskomunikim, në një autizëm dhe ka tri pozicione: është një rast që ndodh kudo në botë, rezultatet janë të shkëlqyera, rrugët tona janë të mrekullueshme, plazhet me mirë se kurdoherë, të gjitha gjërat që bën janë perfekte. Çdo pushtetar që hipën atje pas 2 muajsh e konsideron modelin në të cilin ka hipur si më perfektin, nuk i funksionon mendja më sepse mungojnë motorët e kritikës dhe e treta fillon sulmon median dhe opozitën. Ka një bllokim në këto marrëdhënie që realitetin e bën të degradojë derisa arrin që në mes të gushtit policia, shërbimet kontrollojnë licencat e qindra mjeteve ujore që duhet ta kishte bërë në maj”, u shpreh Fuga./CNA.al
Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë në 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike t...
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ës...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Partia Demokratike vijon të dalë me deklaratat në lidh...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka a...
Lefter Gështenja, të cilin e futi në lista për deputet Lul...
Mëngjesin e sotëm, një grup pronarësh biznesesh dhe mj...
Në shkurt të këtij viti, shoqata 'Diaspora për Shqipërinë ...
Rrugët dytësore që lidhin qytetet me njëri-tjetrin janë lë...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka infor...
Qytetarët kanë mbyllur protestën e ditës së sotme, duk...
E afërmja e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, gjatë ...
Protestuesit janë zhvendosur para kryeministrisë duke ...
Qytetarët kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministr...
Pas protestës para ministrisë së Brendshme, qytetarët ...
Qytetarët dhe shoqëritë civile po protestojnë për vras...
Po mbahet protesta e dytë e organizuar nga shoqëria ci...
Qytetarët kanë nisur protestën para ministrisë së Bren...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...