Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Më 8 maj 2024, Shkolla e Magjistraturës kreu procesin e çsekretimit dhe nxori “live” rezultatet e provimit të fazës së dytë për kandidatët fitues, të cilët do të jenë gjyqtarët, prokurorët dhe ndihmësit ligjorë të ardhshëm të pas viteve 2027.
45 konkurrentët e parë në renditje, nga 129 fituesit e “scantronit” të fazës së parë, ku 42 ishin shtesa, (ndër ta 10 supershtesat e futura pas orës 00:00 të natës), do të fillojnë kursin 3-vjeçar për profilin e gjyqtarit dhe prokurorit, ndërsa 15 konkurrentët e renditur pas tyre do të jenë ndihmësit ligjorë.
Testimi i tretë i konkurrentëve fitues, për komponentin e shëndetit mendor dhe psikologjik të tyre, bëhet para një komisioni, që çdo vit i nxjerr të gjithë 100% të aftë mendërisht për të dhënë drejtësi. Në Britani, sipas një statistike, 5% e të testuarve bien në këtë lloj testi që për gjyqtarët në detyrë përsëritet çdo 7 vjet. Në Shqipëri, magjistratja ekselente, Arnisa Këlliçi, e cila nuk kishte shumë vite që ishte testuar psikologjikisht në fazën e tretë, para dy muajsh shokoi opinionin publik me fantazinë e saj të sëmurë, kur sajoi një histori rozë me përgjime e arrestime imagjinare.
Karakteristikë e provimit të këtij sezoni nuk ishte vetëm pajisja scantron me defekt. Në 10 vitet e kaluara nuk dihet sa konkurrentëve ky aparat “magjik” mund t’ua ketë “ngrënë” karrierën për vetëm 4 pikë.

Por edhe këtë vit u konstatua fenomeni i përsëritur vazhdimisht këto vitet e fundit ku shumica e fituesve janë punonjës të administrates publike. Më tepër se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kursit 2024-2027 do të jenë prurje direkt të pushtetit të administratës ose lidhjeve të dukshme me sistemin e drejtësisë.
Ndaj, duke parë listën e fituesve, nuk mund të mos pyesim me shumë kureshtje: Ku e gjetën kohën të mësojnë këta zyrtarë publikë?
Ose ata kanë biblioteka në vendet ku punojnë, ose nuk kanë punuar asnjë ditë në vendet ku militojnë, ose një mundësi e tretë, mbetet vetëm “merita”. Se e partisë, se e ndonjë prej këtyre fituesve, kjo do të mbetet mister deri në vitet 2030, kur të shohim si do të performojnë në detyrë.

Nga lista e 10 të shtuarve pas “rinumërimit”, kanë fituar gjysma e tyre. Për gjyqtar Bani Jazxhi, për prokuror Evandro Janka dhe Sonila Morina, për ndihmës ligjor Ervis Bajramaj.
Nga 45 fituesit për gjyqtarë dhe prokurorë, sipas renditjes, 24 prej tyre janë këta:
Gjergj Mati - Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve
Hygerta Hysaj - Drejtoria e Tatimeve Tiranë
Ilberjan Durmishi - Ministria e Drejtësisë
Esmir Hoxha - Oficer policie
Ernaldo Abazi - Ministria e Drejtësisë
Bani Jazxhi - ASHK Korçë
Kejti Hoxha - Ministria e Drejtësisë
Suela Devolli - Ministria e Brendshme
Ergys Ballaj - Zyra e deputetit Vullnet Sinaj “Në ndihmë të qytetarëve”
Viviana Cupi - Vajza e Artan Cupit, Kryetar i Gjykatës Mat
Helga Baruti - Ministria e Drejtësisë
Sonila Morina - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Kleada Mersinllari - AMP, Policia e Shtetit
Anxhela Lalaj - Zyra e Lirime Çukaj, Shefe Departamenti, Fakulteti Juridik Publik
Flavjo Xhuveli - Drejtor juridik, KLSH
Ornela Cini - Albpetrol
Megi Bejtja - Këshilltare në Kuvend
Malbora Tusha - Zyra Arsimore Dibër
Marinel Bregu - Drejtoria e Policisë Korçë
Ava Gjata - ISHPSHSH Drejtoria e Përgjithshme
Hyri Ramaj - Ministria e Drejtësisë
Adriana Kalemaj - Ministria e Drejtësisë
Aleksander Dino - Kancelar, ish-Gjykata Administrative Korçë
Arbër Myftari - Ndihmësinspektor ILD

Në sezonin e kaluar, kuotat e përcaktuara për kandidatë gjyqtarë e prokurorë ishin 80. Arritën të fitonin duke plotësuar vetëm 63 prej kuotave për shkak të nivelit të ulët të pjesëmarrësve konkurrentë. Sivjet që kishte vetëm 45 kuota, Shkolla e Magjistraturës prezantoi me krenari se u arritën rezultate shumë të larta.
Po përse erdhi kjo nga vjet sivjet, kur shumë konkurrentë ishin të njëjtët?
Sekreti është “Përmirësimi i metodologjisë së hartimit të tezës së provimit në funksion të vlerësimit të aftësive argumentuese dhe analitike të kandidatëve”. Më shkoqur, “Arben Rakipët” menduan të lehtësojnë tezat e provimit që të mos dështojnë provimin e sivjetshëm. E megjithatë, përsëri dështimi u prezantua qartë me tri korrigjime scantron.
Gjithsesi, e vërteta e madhe do të prezantohet në 2030, kur produktet e “Arben Rakipëve” do të jenë sistemuar në Shqipëri për të dhënë drejtësi./ CNA
Në orën 11:00 pritet të nisë protesta e shtatë para Ba...
Pas paraqitjes në SPAK mëngjesin e së martës, ish-kreu i A...
Mëngjesin e së martës, ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir X...
CNA pak ditë më parë zbuloi skemën “Ajola-H”, pas zbardhje...
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet për ish-drejto...
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nesër në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ...
Grupi i Bashës ka mbajtur qëndrim kundër rezolutës anti-SP...
Nikoll Lesi ka nxjerrë një fake news duke thënë që Bel...
Debate të ashpra ka patur mes historianit Pëllumb Xhufi dh...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se 2 mijë...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Blendi Fevziun...
Damian Gjiknuri e ka cilësuar si takimin më entuziast ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për sk...
Debate të forta ka patur mes gazetarëve Artan Hoxha dhe Ne...
Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar fjalimin e krye...
Është miratuar lista e dëshmitarëve që janë thirrur pë...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka dekl...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti u ka b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...