LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ Urbani bllokohet në mes të rrugës

21 Maj 2022, 15:24, Aktualitet CNA
Aksident në Tiranë/ Urbani bllokohet në mes të rrugës

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e ish-stacionit të Trenit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa një autobus ka mbetur i bllokuar.

Njëra nga makinat është ndalur në rrugë, kurse tjetra e ka goditur nga pas.

Ndërkohë, autobusi që po kalonte anash, ka mbetur për disa minuta i bllokuar.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur, por janë krijuar radhë të gjata trafiku./CNA.al

Lajmet e fundit nga