web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E përplasi kamionçina/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit

22 Prill 2022, 19:45, Kronika CNA

Ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit që u përplas mbrëmjen e sotme me një kamionçinë në Lushnje.

Mësohet se 65-vjeçari me inciale K.S. mori dëmtime të shumta nga aksidenti dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi në rrugën Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur ?Kthesa e Ngurrezes?.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e përplasjes, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga