
“14 Maji”/ 48 orë nga afati për dorëzimin e emrave të kandidatëve, zbulohet lëvizja e Berishës
Kreu i PD-së, Sali Berisha pritet të mbledhë Kryesinë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha pritet të mbledhë Kryesinë ...
Vrasja dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita Saliaj, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka çuar gjykatën në konkluzionin e shpalljes fajtor dhe dënimin e tre personave të arrestuar për këtë ngjarje.
Sipas BW, gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Ervis Zotajn, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.
Ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.
51-vjeçarja u dhunua dhe u mbyt në rezervuarin e fshatit.
Në mbrëmjen e datës 06.01.2020, në Komisariatin e Policisë Mallakastër është paraqitur shtetasja Mimoza Saliaj, bashkë me djalin e saj, personin nën hetim Luis Saliaj, banorë të fshatit Gjerbës, ku bëjnë me dije se, nuk gjendet shtetasja Drita Saliaj, banore e të njëjtit fshat me ta, e që banon vetëm, pasi bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, janë jashtë shtetit, si emigrantë.
Po kështu, ata dyshojnë se autorë të zhdukjes së shtetases Drita Saliaj, janë personat nën hetim Ervis Zotaj, banor i fshatit Gjerbës dhe Sindi Shehaj, banor i fshatit Çërrilë.
Me marrjen e njoftimit të mësipërm, është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në banesen e shtetases Drita Saliaj.
Nga këqyrja e banesës se mësipërme, e shoqëruar me fotografitë përkatëse, ndër të tjera ka rezultuar se, në të gjitha dhomat ka pasur rrëmujë, sende të përmbysura e rroba të hedhura në tokë në mënyrë të çrregullt, në lavaman janë gjetur dy filxhanë kafeje, një gotë uji mbi tavolinë, një aparat telefoni celular në gjendje të fikur, një kartë sim, mbi divan një çantë e vogël grash, material lëkure, me ngjyrë kafe.
Në dyshemenë e pjesës së jashtme të verandës, në afërsi të derës është konstatuar një njollë me ngjyrë të kuqe, si ajo e gjakut (mostra e të cilës është marrë me tampon steril).
Veç sa sipër, është bërë edhe këqyrja e banesës së personit nën hetim Luis Saliaj, e cila ndodhet në një distancë prej 30 m, nga banesa e shtetases Drita Saliaj.
Nga këqyrja e kësaj banese, ndër të tjera, mbi tavolinën e ngrënies, janë gjetur katër pjata me të cilat është konsumuar ushqim, një gotë uji dhe një gjurmë papilare, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme.
Mbi bazën e të dhënave të siguruara, rreth orës 16:00, në rezervuarin Lumarë 1, nga ana e polumbarëve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë, të shtetases Drita Saliaj.
Nga këqyrja, ndër të tjera, ka rezultuar se, kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, si dhe në pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur. Pantallonat dhe mbathjet kanë qenë të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve.
Duart i ka pasur të lidhura nga mbrapa me anë të një shalli najloni me ngjyrë qumështi, ndërsa këmbët i ka pasur të lidhura me anë të një litari me ngjyrë bojëqielli. Në qafë ka pasur të lidhur një peshqir shumëngjyrësh.
Më pas trupi i shtetases Drita Saliaj, është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Nga këqyrja e kufomës, e pasqyruar me procesverbalin e datës 07.01.2020, sipas dosjes së prokurorisë, ka pasur shenja në qafë, në gjunjë dhe këmbë.
Gjurmë papilare janë gjetur edhe në makinën e përdorur nga 16-vjeçari Sindi Shehaj dhe në makinën e 26-vjeçarit Ervis Zotaj.
Nga shpjegimet e shtetases Mimoza Saliaj (kunatë me viktimën, e ëma e një prej aturëve) rezulton se është banore e fshatit Gjerbës Mallakastër. Është e martuar me shtetasin Ardian Saliaj, i cili është i arrestuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Në datën 02.01.2020, bashkë me fëmijët e saj Luisin (16 vjeç) dhe më të voglin ka shkuar tek prindërit, në fshatin Rroms Mallakastër.
Sqaron se, në datën 03.01.2020, Luisi ka dalë nga shtëpia për të shkuar në Fier. Ka pasur komunikime të vazhdueshme me të dhe nga përgjigjet e dhëna prej tij ka menduar se e gënjente për vendndodhjen e tij. Në datën 05.01.2020, ka komunikuar përsëri me Luisin, e ai i ka thënë se ndodhej në Gjerbës.
Në datën 06.01.2020, ka shkuar në paraburgimin e Beratit, për të takuar bashkëshortin dhe rreth orës 17:00-17:30, është kthyer përsëri në fshatin Rroms. Rreth orës 20:00, aty ka shkuar edhe Luisi, i shoqëruar nga nipi i bashkëshortit të saj.
Në bisedë me këtë të fundit ka mësuar se Luisi kishte dijeni për rrethanat e zhdukjes së shtetases Drita Saliaj. Pas kësaj bisede e ka parë Luisin të shqetësuar dhe e pyet nëse ishte e vërtetë ajo që kishte mësuar. Kjo bisedë atë e ka shqetësuar shumë e ndërkohë ka filluar të dridhej e tensionohej shumë.
Pas kësaj, ka pasur interesim edhe nga të afërmit e tyre, e në këto rrethana është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mallakastër. Di që djali i saj Luisi, ka pasur njohje me personin nën hetim Ervis Zotaj.
Po kështu edhe me personin nën hetim Sindi Shehaj, djali saj, Luisi, kanë njohje qysh në shkollën 9-vjeçare, e se shoqëroheshin shpesh. Thekson se me Drita Saliaj, e fëmijët e saj, nuk kane pasur asnjë lloj konflikti të mëparshëm.
Nga shpjegimet e shtetasit Rakip Saliaj, sqaron se Luisi, është djali i vëllait të tij, Ardianit, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në Berat, për kultivim të bimëve narkotike.
Në datën 06.01.2020, bashkë me vëllain e tij Ilirin, kanë shkuar në fshatin Rroms, pas telefonatës së bërë nga shtetasja Mimoza Saliaj. Në bisedë me këtë të fundit kanë mësuar nga Mimoza, gjithçka dinte dhe në këto rrethana kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar ...
Policia ka vazhduar operacionet për shkatërrimin e grupeve k...
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen...
Me datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “For...
Një 25 vjeçar ëhstë prangosur për dhunë në familje. Siç njof...
Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e dy personav...
Policia bën me dije se ka aarrestuar dy të rinj të cilët aku...
Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 36 vjeçari që u gj...
Prokuroria belge ka rihapur dosjen e Ramazan Rrajas, nipit ...
Shtetasi I.M, 36 vjeç është gjetur pa shenja jete në një bun...
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, n...
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha rrëfeu për emisionin Sot se si...
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen në Lushnjë ku mbet...
Një furgon është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e so...
Zbulohet identiteti i personit të plagosur në Lushnje.Mësohë...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një 54 vjeçar...
Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotm...
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë...
Policia ka vënë në pranga shteatsin Elis Suçi, i shpallur në...
Më datë 19.04.2022, shtetasi A. M., 44 vjeç, ka kallëzuar se...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia kufitare e Kakavijës ka proceduar një shtetas...
Policia e Tiranë ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar pasi k...
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrollet për kapjen e pe...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...