Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimeve dhe gjykimit për shkaktaren e një aksidenti të ndodhur në datën 2 shkurt 2021, ku një person humbi jetën dhe një tjetër është e paralizuar dhe po lëngon në shtrat.
Zaime Zdrava, nga fshati Dëshiran i Belshit, iu drejtua emisionit investigativ duke kërkuar ndihmë për shpejtimin e gjyqit, pasi nuk ka lekë të kurohet. Mjekët i kanë rekomanduar që të kurohet jashtë Shqipërisë, pasi nëse nuk shkon në kohë, rrezikon të mbetet e paralizuar përjetë. Pas aksidentit, Zaimja ka qëndruar 12 ditë në koma dhe plot 4 muaj në spital, ku i është nënshtruar 4 operacioneve. Por, sërish ajo qëndron e paralizuar, pasi ka dëmtuar shtyllën kurrizore.
?Mjekët më kanë rekomanduar të tjera ndërhyrje. Jam vetëm 43 vjeçe, nënë e dy vajzave. Burri pa punë dhe jetojmë me këto lekët e kempit. Nuk dua që të futet asnjë në burg, po vetëm të shpejtojnë këto gjyqe që edhe unë të marr ato lekë që më takojnë dhe të kurohem jashtë Shqipërisë? thotë me lot në sy Zaimja, e cila ka dhënë dëshmi vetëm një herë, kur është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në banesën e saj, në fshatin Dëshiran të Belshit.
E aksidentuara thotë se autorja e aksidentit, nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është liruar, ndërkohë që një person është futur në dhe? dhe ajo po lëngon në shtrat, për faj të saj. Autorja është hetuar dhe aktualisht po gjykohet me masën e arrestit shtëpiak. Fiks Fare ka siguruar dosjen hetimore për këtë aksident, ku të gjitha aktet e nxjerrin fajtore drejtuesen e mjetit.
Sipas një dokumenti, eksperti kriminalist ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ndërkohë, sipas këtyre fotografive që po shikoni, automjeti ka udhëtuar në krahun e kundërt. Viktima dhe motoçikleta kanë qenë në kanalin në krahun që ata lëviznin. Mjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë me dokumente të rregullt, me siguracion dhe kolaudim. Ndërkohë, për ngjarjen janë bërë disa akte ekspertimi. Por edhe sipas kësaj skice, automjeti udhëtonte në krahun e kundërt, teksa përplasi motomjetin. Madje, në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë frenimi të automjetit.
Eksperti Mikel Caku shkruan se ?shkak determinant për ndodhjen e aksidentit kanë qenë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga shtetësja Arjola Gjata, drejtuese e automjetit?. Ndërkohë, për të fituar kohë, mbrojtja e autores kërkoi riekspertim. Dy ekspertët Sefer Venari dhe Qani Xhafa dolën në konkluzionin se ?mos mbajtja e krahut të djathtë të lëvizjes si dhe mos veprimi i menjëhershëm me sistem frenimi, shtetësja Arjola Gjata është shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit?.
Në datën 18 shtator 2021, Prokuroria e Elbasanit e Elbasanit ka dërguar çështjen në gjykatë. Në akt akuza shkruan se ?autorja, Arjola Gjata, ka qenë duke lëvizur në krah të kundërt?. Në fund, prokuroria ka faktuar se drejtuesja e mjetit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor me pasoja të rënda, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur.
Por, nga data 18 shtator 2021, kur është dërguar dosja në gjykatë, e deri në ditët e sotme, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar vetëm 2 seanca gjyqësore. Seancat shtyhen gjithmonë për shkak të palës tjetër, nuk shkon avokati, sëmuret e pandehura, apo për arsye të tjera. Nëse do të përfundonte gjyqi i fajësisë së aksidentit Zaimja do të kishte mundësi të kërkonte dëmshpërblim dhe me ato lekë të kurohej. Por, ndërkohë ajo pret duke u lënguar në shtrat gjykatën që të përfundojë këtë çështje./tch
Konçesioni i inceneratorëve, një prej më të akuzuarve në Shq...
Erion Isufi i njohur në media dhe në rrethet e politikës s...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Elbasan për problemin e vëllezë...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me rri...
Kunati “big money” i Lulzim i Bashës, e ka shtuar pasurinë ...
Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pul...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazh...
Sot Fiks Fare sjell një skandal që ka ndodhur me groposjen e...
Emisioni satiriko-invetigativ “XHADAT” i prezantuar nga Fior...
Mijëra fermerë nga e gjithë Shqipëria janë futur në “garë” p...
Juristja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani k...
Ish-deputeti i PS, ish-ministri socialist dhe ish-kreu i LIB...
Në Qershor të vitit të kaluar, emisioni “Stop” në Tv Klan tr...
Prej më shumë se një viti një grua 50 vjeç e sëmurë me leuçe...
CNA.al ka publikuar një investigim të plotë në lidhje me k...
Në 14 Janar 2022 emisioni “Stop” solli shqetësimin e qytetar...
Emisioni “Stop” shkoi në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë....
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një d...
Prej pak kohësh Cirkut Kombëtar në qytetin e Tiranës po i mu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...