LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësit e Cirkut Kombëtar bëjnë “cirk” me rregulloren!/ Shfaqje private brenda orarit zyrtar të punës

15 Mars 2022, 21:27, Denoncim CNA
Punonjësit e Cirkut Kombëtar bëjnë “cirk” me

Prej pak kohësh Cirkut Kombëtar në qytetin e Tiranës po i mungon çadra ose e quajtur ndryshe arena ku akrobatët zhvillonin shfaqet për fëmijë dhe të rriturit.

Por kjo situatë ka bërë që pjesa më e madhe e akrobatëve dhe  punonjësve të Cirkut Kombëtar të abuzojnë me disa prej rregullave disiplinore të shkruara qartë në rregulloren e këtij institucioni, duke dhënë shfaqe private në orarin e punës. Shfaqe që në varësi të akrobatëve pjesëmarrës kap shifrën e 300 eurove.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një informacion ku thuhej se me ndryshimet e fundit të bëra në strukturën e jashtme të godinës së cirkut, një pjesë e mirë e punonjësve nuk paraqiten në orarin zyrtar.  Disa prej tyre janë të dypunësuar e disa të tjerë janë larguar prej kohësh nga vendi, por në borderotë e këtij institucioni figurojnë të punësuar.  Për të vërtetuar që ky informacion i ardhur në redaksinë e Fiksit ishte i vërtetë bashkëpunëtorët e emisionit  u interesuan pranë cirkut për dy  punonjës të tij gjatë orarit që ata duhej të ishin të pranishëm në institucion.

Emrat për të cilët Fiksi u interesua ishin ai i Ibrahim Selishtës me pozicionin akrobat dhe të Brunilda Demollarit mjeshtre profili pranë Cirkut Kombëtar.  Zoti Selishta prej disa kohësh është larguar jashtë vendit gjë të cilën e konfirmon edhe Drejtoria e Policisë Tiranë për daljet e tij të shpeshta jashtë vendit me kohëzgjatje  një e më shumë mujore . Përsa i përket znj.Demollari ajo është e dypunësuar  dhe në cirk e gjen vetëm pas orës 17:30, ndërkohë që duhet të ishte që në mëngjes sipas orarit zyrtar. znj.Demollari siç u pa qartë në Fiks Fare ishte e punësuar në një shkollë private si mësuese e Edukimit Fizik.

Ndërkohë që nga zv/Drejtuesi Artistik i Cirkut Kombëtar,  Xhejms Kodra është bërë një kërkesë për largimi nga puna të akrobatit Ibrahim Selishta më datë 22 shkurt 2022, shkak janë tre mungesa të pa arsyeshme sipas tij. Ndërkohë që Fiksi tregoi se z. Selishta kishte kohë që mungonte në cirk.

Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi sipas informatave që kishin siguruar gazetarët e Fiksit punonjësit e Cirkut Kombëtar kundrejt pagesës ofronin shfaqe private jashtë cirkut në orarin zyrat të punës.

Në këto kushte një nga gazetarët e Fiksit lidhet me akrobaten Klaudia Duro  për të organizuar një festë private ditëlindjeje në një ditë të javës dhe brenda fashës të orarit zyrtar të punës.

Punonjësja e cirkut nuk heziton aspak dhe shpjegon kushtet se si mund ta organizojnë festën.  Organizimi mund të bëhet me akrobatë të rinj në moshë dhe artistë që kanë titull, por nëse zgjedh që festa të jetë me artistë profesionist, kostoja është më e lartë sepse kanë titullin, ndërsa artistët e rinj nuk kushtojnë shumë. Punonjësja e cirkut thotë se në festë mund të përfshihet dhe qeni i stërvitur i cili mbahet për shfaqe, por kostoja do të jetë ekstra. Përmes një bisede në Whats App ajo thotë se vlera totale do të jetë 300 euro, dhe se e gjitha kjo është punë private.

Gazetarët e Fiksit pasi vërtetuan se punonjësit nuk e respektojnë orarin zyrtarë të punës në cirk dhe organizojnë shfaqe private në orarin zyrtar, u interesuan pranë këtij institucioni.  Zv.drejtuesi artistik, Xhejms Kodra u shpreh për Fiksin se orari zyrtarë i punonjësve të cirkut është 09:00 me 13:00. Por ai u justifikua se punonjësit aktualisht e kanë ngushtuar këtë orar me dy orë, si pasojë e mungesës së kushteve në cirk. ? Për momentin nuk ka arenë, nuk kemi tualete  e nuk ka ujë, gjithashtu jemi në mungesë edhe të dhomave të ndërrimit? u shpreh zv drejtori.

Momentalisht artistët e cirkut  kanë orarin 10:00 me 12:00, por që sipas z. Kodra nuk është fiks, sepse artistët nuk kanë një orar stabël. ?Cirku është i hapur nga ora 9:00 deri në 21:00. Artistët vijnë dhe punojnë kur ata kanë për të punuar. Orari është 8 orë, por duke qenë se cirku ka punë gjimnastikore do ftoj këdo që të bëjë një sforcim aty brenda që t?i shtrëngohet fshikëza dhe veshka dhe të qëndrojë 4 orë pa shkuar në tualet? ,tha Kodra.

Pyetjes së gazetares se a lejohen artistët e cirkut të punojnë diku tjetër brenda orarit zyrtarë të punës zv/drejtori iu shmang duke thënë se nuk është i autorizuar  për t?u përgjigjur.  Të njëjtën përgjigje dha edhe në lidhje me organizimin e shfaqeve  private që bëjnë punonjësit e cirkut brenda orarit zyrtar të punës. ?Përsa i përket shfaqjeve private që mund të organizojë trupa artistike nuk kam dijeni se kush i organizon dhe nuk jam i autorizuar të jap përgjigje. Nëse edhe mua më jepet mundësia për të fituar disa para më shumë në një ambient tjetër, nuk do nguroja jashtë obligimeve të Cirkut Kombëtar. Paga 50 mijë lekë nuk i del një artisti për asgjë?, përfundoi Kodra.

Biseda e organizimit të festës me akrobatë të Cirkut Kombëtar

Fiksi ? Doja të pyesja nëse organizoni kështu për festa?

Klaudia ? Sa vjeç bën?

Fiksi ? 6

Klaudia ? Kur është?

Fiksi ? Me 14 , doja të dija si funksionon, sa akrobatë?

Klaudia ? Varet, se kjo që po kërkon ti është punë private nuk ka lidhje me cirkun. Më kupton? Unë merrem me këto organizime, i kemi edhe këto që kërkon ti. Sa më shumë artistë të kërkosh aq më shumë rritet buxheti.

Fiksi ? Prandaj unë po të pyesja sa bëhen, si bëhen, qysh e tek ?.

Klaudia ? Varet 4-5.

Fiksi ? Akrobatë apo klloun a çfarë?

Klaudia ? Janë miks, janë miks. Kllouni bën edhe akrobatin.

Fiksi  ? Po kafshë keni?

Klaudia ? Kemi qenin.

Fiksi ? Vetëm qenin?

Klaudia ?Qenin dhe atë me zor e kemi. Do të bëj një program dhe do të të them. Pastaj do të vij qeni, janë kaq veta , këtë ditë kushton kaq dhe do ta nis. E lejmë kështu?

Fiksi ? Ok

Klaudia- Pastaj ti thua, nuk e dua këtë artist, e heqim ulet buxheti. Dua dhe një tjetër, shtohet buxheti.

Fiksi ? Si e ke emrin ti?

Klaudia ? Klaudia. Klaudia cirku shkruaje.

Fiksi ? Ideja ishte për akrobatët e cirkut, për ndonjë kafshë, për nuk e di xhonglier.

Klaudia ? E kuptoj shumë mirë. Do t?i nis edhe me video.

Fiksi ? Pak a shumë sa mund të shkoj?

Klaudia ? Këtë do të thosha, ka prindër që unë i them: Sa buxhet të ka ngelur, se prindi e bën një llogari për pjesën e eventit, edhe unë të them sesa artist mund të mbuloj. Qeni do të kushtoj pak më shumë se ky tjetri, ky tjetri do ? A më kupton dhe kështu bëhet ky alternimi. Në qoftë se unë marr artist që nuk janë nga cirku do kushtoj më pak, ajo dihet. Qeni dihet që do kushtoj se është pjesë e cirkut dhe quhet profesionist.

Fiksi ? Po këta të cirkut marrin më shtrenjtë?

Klaudia ? Sigurisht janë profesionistë. Profesionisti do kërkojë më shumë lekë se mban titullin që vjen nga Cirku Kombëtar./tch

 

Lajmet e fundit nga