Fiks Fare/ Investimi 16 mln lihet në mes, banorëve të Linit iu premtua 24 orë ujë në ditë, kanë 24 orë në muaj!
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së martës rastin e një qytetari në Korçë, i cili është akuzuar nga një punonjëse policie se i kishte rrezikuar jetën me makinë. Por kamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën. Bëhet fjalë për qytetarin Ilir Kafazi, i cili tregon se datën 15 Janar në qendër të Korçës ka marrë gjobë për parkimin e makinës.
Ai thotë se 3 punonjësit e komisariatit të policisë kanë gjobitur vetëm makinën e tij, pasi të tjerët që kishin parkuar si ai u larguan dhe u lejuan ta bënin këtë.
Për këtë ai debatoi me punonjësit e policisë. Pasi nuk zgjidhi gjë, u largua me mjetin e tij. Më vonë në shtëpinë e tij zbarkoi policia, duke e shoqëruar në komisariat. 3 punonjësit që e gjobitën, kanë pretenduar se Ilir Kafazi ka tentuar të shtypë me makinë njërën nga punonjëset, por kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë e hedhin poshtë këtë pretendim.
Iliri ka shpjeguar të gjithë situatën si ndodhi ngjarja.
Ilir Kafazi: Kisha parkuar mjetin dhe pas disa sekondash shoh që vjen patrulla e policisë. Ishin gjashtë makina të parkuara dhe të gjithë kur panë makinën e policisë që u afrua, të gjithë duke shkuar në mjetet e tyre, të njëjtën gjë bëra dhe unë. Futet shoferi i parë largohet, futet shoferi i dytë ndez makinën ndërkohë shkoj dhe unë. Dhe mirësjellje i ngre dorën dhe them ndjesë po e largoj direkt mjetin. Do marrësh gjobë më thanë. I thashë meqënëse le dhe të tjerët, po largohem dhe unë meqë jam prezent ta shmangim pjesën e gjobës. Do marrësh gjobë, po më thoshte një nga vajzat. Ok i thashë, do pranoj. Qëndrova disa sekonda dhe shoh makinën para meje e parkuar që kishte bërë të njëjtën gjë shkelje. I them meqënëse po më vendosni dhe mua gjobë, vendosini dhe makinës para meje se të njëjtën shkelje kemi bërë, të barabartë jemi. Asnjë lloj reagimi. I them përsëri, vendosini gjobë sepse jeni 3 punonjës, një merret me mua dhe dy të tjerët merruni me atë. Asnjë lloj reagimi. Në këtë moment shoh që futet shoferi në makinë, e ndez dhe bën indietro. Aty u irritova për hir të së vërtetës. Mos veproni kështu u thashë unë, disa të nënës e disa të njerkës.
E parkoj makinën 20 metra më poshtë te parkimi publik i bashkisë. Dhe kthehem pas rreth 1 minute. Shkoj për të marrë vajzën nga kursi dhe njoftohem me telefonatë nga një komshi, thotë çfarë ka ndodhur me ty? Çfarë ke bërë? I thashë si është puna? Tha, ka ardhur një furgon policie, një patrullë, kanë ardhur dhe punonjës civilë të krimeve dhe po kërkojnë shtëpinë tënde, po bëjnë reprezalje këtu në lagje. Dhe jo më tepër se 4-5 minuta unë shkoj te shtëpia. Pa zbritur mirë vajzën nga makina, nga ballkoni i shtëpisë shihte dhe mamaja ime, mua më marrin dhe më shoqërojnë, mua dhe mjetin. Më çojnë në komisariat dhe na kanë marrë në ballafaqim patrullën me 3 punonjësit e policisë përpara shefit të krimeve. Duke dhënë deklaratën time, ndërpritem nga njëra prej punonjësve. Dhe thotë po mos tërhiqja unë zvarrë kolegen time, kjo s?do ishte më midis nesh. Unë mendova se mos më akuzuan për shtypje të policëve siç pretenduan përpara shefit të krimeve, por ndërkohë kishin pretenduar që më kishin kërkuar dokumentacionin e makinës, nuk ja kisha dhënë dhe isha larguar me mjetin tim. Më është bllokuar mjeti atë ditë, unë jam mbajtur edhe rreth 5 orë të tjera i ndaluar në dhomë të shoqërimit dhe nuk e mora vesh pse u bllokua mjeti kur s?kam bërë asnjë lloj aksidenti, asnjë gjobë. Në datën 28 Janar lëshohet një urdhër nga prokurori për lirimin e mjetit dhe mjeti vazhdon të qëndrojë i bllokuar. Dhe mjeti më është kthyer në datën 15 Shkurt, rreth 1 muaj, dhe nuk e di arsyen përse është mbajtur.
Emisioni Stop nxorri edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku është filmuar e gjithë ngjarja. Në këtë video nuk qëndron varianti që ka dhënë njëra prej punonjëseve të policisë, e cila pati deklaruar se Ilir Kafazi kishte rrezikuar ta përplaste me makinë. /tvklan.al
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit...
Mësueset e shkollës fillore të Çifligut në Korçë morën masa ...
Në qendrën e votimin në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ...
Një ditë më parë, CNA.al raportoi mbi një skandal që ka krye...
Një qytetar i divorcuar ka dërguar në “Stop” video të dhunës...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal...
Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur bregdetin ...
Për problemin e qytetarit Çelik Kodra, i cili ndodhet i shtr...
Një qytetare ka informuar redaksinë e “Stop”, se shtetasi Çe...
Partia Demokratike ka uzurpuar prej 10 vitesh në Vlorë pronë...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një denoncim, ...
Kreu i Agjencisë së Tenderave Endri Mullai është përfshirë n...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë një rast prostituci...
Emisioni “Stop” është ndalur në Fier, për një fenomen të për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimin që bën një ...
Afera e inceneratorëve, e cila fillon me tre kontrata konc...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve...
Mediat e Vjollca Hoxhës janë kthyer në instrumenta sulmesh p...
Pas disa sorollatjeve mes postës dhe Fakultetit, studenti de...
Një student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjekso...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...