“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidenit Ilir Meta, nismë e kërkuar nga Kuvendi.
Me anë të një postimi në profilin zyrtar Fuga sjell në vëmendje qëndrimin e tij të 5 majit 2021, ku shkruante se nuk ka argumente për shkarkimin e Metës.
Sipas Fugës Presidentit nuk duhet ti ndalohet të shprehë politikisht bindjet e veta politike, për sa kohë ka asnjë veprim juridik, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Për ata që nuk më besonin dhe më quanin të njëanshëm!
Çfarë kam ndarë publikisht me Ju dhe në media prej muajsh të tërë?
Ja postimi i 5 majit 2021!
Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës !
Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?
Pra a mund të shkarkohet?
Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!
Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç?a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!
Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!
E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!
Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.
Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!
Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!
Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!/CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të uroj Pavarësinë e Kosovë...
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama përm...
Presidenti Ilir Meta ka fituar në Gjykatën Kushtetuese.Kjo e...
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano firmosi sot lëviz...
Prej disa ditësh, komisioni hetimor i ngritur për të hetuar ...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha i ka bërë “bisht” dre...
Kryeministri Edi Rama, ka replikuar në Facebook me ndjekësin...
Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë takimit me banorët ...
Lideri historik i PD Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim...
Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë në Durrës, Ardian M...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha bashkë me kandid...
Po zhvillohet me debate të forma mbledhja e sotme e Komision...
Kandidati i Lulzim Bashës për Durrësin Luan Hoti ka nisur të...
Analisti Fatos Lubonja në emisionin, “Pika mbi I”, në News 2...
Partia e Lulzim Bashës nuk ndal akuzat ndaj ish-kryeministri...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar disa dokumen...
Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka braktisur Komisionin Heti...
Astrologia e njohur, Meri Shehu e ftuar mbrëmjen e djeshme n...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...