“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës vijojnë mbrojtjen e aferës.
Përfaqësuesit e mazhorancës, pretendojnë se ky Komision po mbivendos punën e SPAK, por kjo ka sjellë edhe reagimin e opozitës.
Deputeti, Edmond Spaho dhe kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, deklaruan se ky mekanizëm po përdoret nga mazhoranca për të penguar punën e Komisionit.
Ndërsa deputeti Belind Këlliçi dhe deputetja Dhurata Çupi tha se nisur nga fakti që seancat janë publike, SPAK mund t?i vë në dijeni nëse po cënojnë punën e tyre.
Debatet në Komision:
Jorida Tabaku: Dje kemi pasur debate lidhur me mos marrjen e gazetarit Artan Rama në dëshmi. Ky dëshmitarë, gazetari Artan Rama të dëshmojë sot ose gjatë ditës së premte ose sapo të gjemë një gjetur një hapësirë në kalendar.
Edmond Spaho: Mos dëshmimi i gazetarit Artan Rama, që ka hetuar shkeljen e procedurës së koncesionit me negociim bazuar mbi falsifikimin emergjencës mjedisore, nuk a dokument shtetëror që të ketë shpallur emergjencë mjedirore në Elbasan, prandaj procedura është e manipuluar me qëllim që të bëhej negocimi. Gazetari ka bërë hetime dhe për ekzistencën e një kontrate të dytë dhe të një VKM që i ka dhënë kompanisë private të Klodian Zotos të drejtën për të shitur energji elektrike për 25 vjet, në një kohë që kontrata e inceneratorit është 7 vjet. Ministri i asaj kohe, Gjiknuri ka deklaruar që kjo nuk është e vërtetë, nuk ka një kontratë të tillë i është dhënë firmës e drejta të shes energji, por kjo nuk ka lidhje me inceneratorin, po nga do shes firma?
Nuk lejohemi të ftojmë dëshmitarët, të pyesim apo të nxjerrin jashtë punës së Komisionit me arsyetime qesharake se po e heton SPAK, po na diktojnë pyetjet dhe përgjigjet e dëshmitarët, përmendet konflikti i interesit, mazhoranca është në konflikt interesi, ka deputet që nuk duhet të jetë pjesë e Komisionit, sic është Ermonela Felaj se ka firmosur, ka deputet me lidhje të afërta familjare me drejtues të institucioneve që ky institucion po heton, këta deputet duhet të largohen nga Komisioni. Gazetari ka mbrojtur interesin e publikut. Së treti shikoj që stafi i Komisionit është në presion politik dhe nuk është në gjendje të japë këshilla profesionale dhe ligjore, rasti i djeshëm është skandaloz, ne kemi praktika të qarta se si është vepruar në komisione për konflikti e interesit, madje me shkrim të firmosura nga kryetari i Kuvendit, i cili debati për përjashtimin e Ballës nga komisioni për CEZ e ka quajtur si rast që nuk ka të bëjë me konflikt interesi, kemi dhe raste të tjera që kam lejuar të deponojnë dëshmitar që i kam çuar për ndjekje penale, jo për shpifje, ndjej keqardhje për median që nuk ka shkruar për gazetarin që nuk është lejuar të pyetet. Ky komisiom nuk prodhon rezultat pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të nxjerrë faktet në dritë dhe për të informuar opinionin publik mbi vjedhjet skandaloze, të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton që paska konflikt interesi me gazetarin që ka bërë shkrimet dije e ka akuzuar për shkelje të ligjit dhe personi ia ka mbathur në arrati se ka frikë nga këto akuza dhe penalizohet gazetari dhe mbrojmë Klodian Zoton dhe Stela Gugallja, mazhoranca është e vendosur që ky komision të dështoj, nga dita e sotme nuk do të votojë krijimin e asnjë komisioni hetimor deri sa të ndryshojë ligji dhe t?u jap kërkuesve të drejtën për të pasur shumicën në Komision që ky të jetë produktiv, kështu si është sot nuk hetohet, do ndërmarrë një nismë ligjore që të ndryshojmë ligjin për referendumet.
Jorida Tabaku: Ndaj disa nga shqetësimet tuaja, si për gazetarin Rama, ka qenë një kërkesë e imja që ju të ishit anëtarë i Komisioni dhe më vjen keq por dua t?ju kundërshtoj, që ky komision po hedh dritë si kurrë më parë dhe nuk do e lë unë për të dështuar, ne nuk kemi pasur kompromis, i vlerësoj përpjekjet e Komisionit dhe do hedhim dritë mbi këtë aferë. Unë kam bërë kërkesë për përjashtimin e Felaj, se ka konflikt i interesi dhe do të diskutohet në Këshillin për rregulloren dhe mandatet, Do shumë guxim t?i vësh emër korrupsionit dhe ne po e bëjmë, i di pengesat, unë shpresoj që juve të jeni pjesë e këtij Komisioni nëse e gjykoni, do marrim masat t?ju zëvendësojmë, ajo që ka dalë në dritë deri tani e ka bërë të dridhet qeverinë, dje Rama i shiti disa ministra, mbani përgjegjësi individuale, i shikoni si ndryshojnë dëshmitarët, pyetjet, pa asnjë kompromis.
Edmond Spaho: Nuk vura në diskutim përpjekjet e opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, edhe përpjekjet tuaja dhe të kolegëve, kam pranuar me besimin që do të bëjmë një punë që do të vlerë me të ardhmen, nga praktika e komisioneve të kaluara parlamentare dhe vecanërisht puna këtu, shoh që ky komision do ketë fakt si komisionet e tjera, pavarësisht fakteve mazhoranca që ndodhet në konflikt të plotë interesi, s;duhet të jenë pjesë, do të sabotojnë sikur vepruan dje, nëse doni të fillojë puna gazetari duhet të ishte pyetur sot, me mënyrën si u soll stafi do të thotë që mazhoranca dhe Kuvendi janë bërë bashkë për të mos zbuluar këtë aferë, të bëhem pjesë e këtij bashkimi për të mbuluar këtë aferë nuk kam për t?u bërë. Nuk kam gjë me ju, uroj të vazhdoni dhe të arrini objektivin, por me këta ky komiison do të dalë me 2 raporte.
Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me a...
Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj vijon të hedhë akuza të f...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një tak...
Partia Socialiste e Shqipërisë ka nxjerrë emrat që do ta për...
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Lulzim Basha nuk d...
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të...
Në Durrës, Lulzim Basha ka zgjedhur të ketë kandidat në zgje...
Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët në Uashingt...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët që...
Avokatja Adriana Kalaja ka komentuar shtyrjen e seancës gjyq...
Socialistët kanë bërë sondazhet e tyre për zgjedhjet e pjess...
Komisioni i hetimit të aferës së inceneratorëve ka vijuar pu...
“Skandal”. Kështu e ka konsideruar deputeti i PD, Edmond Spa...
Numri dy i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklarata...
Ish-kryeministri Berisha në një takim me bizneset në Durrës,...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kandidati i ko...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të hedhë akuza në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...