Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë dhe hipokrizisë të mjedisit ku vegjetojmë.
Të dy i përkisnin fundit të vitit 2012 dhe po ashtu të dy kishin lidhje me Sali Berishën.
Në të parin, vetë ish kryeministri i asaj kohe kishte risjellë në kujtesë një video nga vizita e ish sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, në Tiranë. Fjalët e saj para parlamentit shqiptar do ti shkaktonin bezdi të gjithë mbrojtësve të tanishëm të ?non grata-s?. ?Nëse dikush do të shohë demokracinë e vërtetë në veprim, le të vijë në Shqipëri?, thoshte atëherë një nga gratë më të fuqishme në SHBA, para se të shtrëngonte duart përzemërsisht me Sali Berishën.
Dhe të mos harrojmë, jemi në një periudhë kur krimi i Gërdecit është prej katër vitesh i pa zbardhur, kur 4 protestues janë vrarë në bulevard, në 21 janar, kur krimi është tentuar të manipulohet përmes deklaratash për pistoletat çadra dhe thikat me helm, kur prokurorët nuk janë lënë të hetojnë dhe kur opozitës i janë rrëmbyer 10 votat e famshme të zgjedhjeve lokale në Tiranë.
Por, pavarësisht nga këto shefen e diplomacisë së hiperfuqisë asgjë nuk e pengonte ta përshkruante demokracinë shqiptare si model për tu marrë shembull.
Ky legjitimitet i çertifikuar ndërkombëtarisht, shumë larg etiketimeve si minues demokracie që gëlojnë sot, e ka yshtur pjesën me të madhe të elitave të këtij vendi, të ishin të përunjura dhe mirkuptuese me kryeministrin e atëhershëm. Këtë konfirmim ma dha edhe postimi i dytë, që më doli para syve në Facebook. Ish zëdhënësja e Berishës dhe sot gazetarja, Erla Mëhilli, ka rikujtuar nga albumi i llogarisë së saj, plot 109 foto të dhjetorit 2012.
Aty, në një pritje në Pallatin e Brigadave shfaqet e gjithë kasta e pronarëve mediatikë, analistëve të rilindjes, personazheve të show bizit, madje dhe velinave që sot figurojnë në borderotë e Lalit, duke u përkulur dhe zgërdhirë përpara personazhit që sot e masakrojnë.
Vetëm evokimi i këtyre dy sekuencave dhe periudha gati dhjetë vjeçare që na ndan nga to, bën të domosdoshme ngritjen e disa pyetjeve: ç?ka ndryshuar kaq radikalisht në këtë hark kohor? Pse Amerika, atë që e vizantonte si ëngjëll po e përshkruan si djall? Pse të njëjtët njerëz, në të njëjtin vend, të njëjtën buzëqeshje e kanë ruajtur në ngrirje për ta përdorur përballë Ramës, një dekadë më pas?
Pa dyshim që të gjitha këto duan një shpjegim.
Sepse, natyrisht, për çdo kënd që di ta vërë mendjen në punë, sistemi që ngriti Sali Berisha në pushtet nuk qe ai që predikonte Hillari Klinton. Ne jemi të ndërgjegjshëm që paraqitja e tij si shembull, apo si ?burrë shteti? është tejet larg nga profili gati autokratik që njohim. Ato nuk përputhen aspak me njeriun që shpesh ka treguar shpërfillje ndaj demokracisë, që e ka quajtur veten mbi ligjin dhe të cilin, qëllimi i të ndejturit në pushtet, e ka shtyrë të përdorë çdo mjet.
Por, thënë këto anë të errëta, Sali Berisha nuk është ujku i keq mes një vathe qengjash. Ai nuk është shumë i ndryshëm nga të singjashmit e tij plot vese. Ai nuk është as më shumë i korruptuar se Nano, as me tepër antidemokrat se Rama dhe as më me prirje klanore se Meta.
Po atëhere, si shpjegohet ky qëndrim kaq kontrovers?
Spjegimi më sipërfaqësor dhe më i thjeshtëzuar do të duhej të kërkohej tek ndryshimi 180 gradë i diplomacisë amerikane kundrejt tij. Por as ky imponim nga SHBA-ja, sa do infulence të kenë verdiktet e saj mbi këtë provincë, nuk është i mjaftueshëm. Sepse në asnjë demokraci solide, në asnjë vend ku mediat mëtojnë të ruajnë koherencën, intelektualët ndershmërinë dhe publiku kthjelltësinë, një ferman kaq absurd i përtej përtej Altantikut nuk do të kishte pasur këtë efekt brutal.
As në Francë, as në Gjermani, as në Itali, madje as në Greqi apo Serbi, një përçartje e tillë amerikane nuk do të merrej kaq seriozisht. Pra, për këtë që ka ndodhur me Sali Berishën, ne mund ta kritikojmë Amerikën, por kursesi nuk mund ta fajsojmë atë. Diplomatët e saj janë sjellë sipas proverbit tonë, ku vendi përcakton edhe kuvendin. Ambasadorët e tyre këtu kanë vepruar si njerëz të ballkanizuar.
Pra edhe për mënyrën se si ata kanë luajtur me ne, mëkatarët e vërtetë jemi po ne. Ne që kujtojmë se i manipulojmë për qëllimet tona dhe që pastaj shtiremi sikur besojmë verdiktin që ka në gjenezë gënjeshtrën që sajuam vetë.
Pikërisht për këtë arsye, mes dy postimeve të Facebook, që më ranë rastësisht në sy sot, më i rëndësishmi nuk është ai që vë në pah mungesën e koherencës amerikane, por ai që vërteton hipokrizinë e theksuar të pjesës më të madhe të elitës shqiptare. Në ato foto duken qartë një pjesë e atyre që i jargavitjeshin dje në pushtet Berishës dhe që janë të parët që sot e anatemojnë atë. Eshtë pikërisht kjo kastë që bën sikur do të ndryshojë gjithçka, për të mos lëvizur asgjë.
Janë ata që kanë mbajtur në këmbë Nanon, Majkon, Metën, Berishën, Ramën dhe që na vërtetojnë përditë se problemi ynë nuk zgjidhet duke zëvendësuar udhëheqësit, por duke përmbysur elitat. Për tu bindur për këtë mjafton një ushtrim i thjeshtë: të kërkohen në rrejtet sociale një grumbull fotosh nga ata që servilosen aktualisht në pritjet e Ramës. Aty mund të memorizohen që tani një pjesë e atyre që do të hedhin gurin e parë, menjeherë sapo ai të bjerë nga pushteti./ Lapsi.al
Dega e PD në Gjirokastër i është përgjigjur deklaratave të i...
Për analistin Besnik Mustafaj Partia Demokratike ka burime t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin e publikimit të...
Sipas një database të pagave të qytetarëve e publikuar së fu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në...
Kryetari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Belind Këlli...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me s...
Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Indrit Hoxha ka ...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ed...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë ...
Kryeprokurori Olsian Çela, në një deklaratë për mediat, ka k...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka de...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Protesta e rradhës së thirrur nga ish kryeministri Sali Beri...
Lideri historik, Sali Berisha deklaroi se nëse Lulzim Basha ...
Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë...
Lideri historik, Sali Berisha e ka quajtur kreun e shkarkuar...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar situatën kriminale në vend...
Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi pse vendosi që të rikth...
Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Bio-MjekësorShumica e njerëz...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...