“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Nga Taras Kuzio ?Atlantic Council?
Presidenti rus Vladimir Putin, ka arritur të tërheqë vëmendjen e botës, duke përqendruar një forcë të madhe pushtuese përgjatë kufirit të vendit të tij me Ukrainën, dhe duke lëshuar një sërë ultimatumesh ndaj udhëheqësve perëndimorë.
Tani për tani, diskutimi është fokusuar kryesisht tek planet e mundshme të Putinit, dhe mbi aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për ta penguar këtë të fundit. Por a është vërtet i përgatitur sundimtari rus, të nisë një luftë të madhe në zemër të Evropës?
Shumica e analistëve që debatojnë mbi planet e mundshme të pushtimit dhe objektivat e mundshme ushtarake, e kanë anashkaluar reagimin e mundshëm brenda vetë Rusisë. Si do të reagonte publiku rus ndaj një përshkallëzimi të madh në luftën e pashpallur 8-vjeçare të Rusisë me Ukrainën?
Kjo çështje ka gjasa të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e hapave të ardhshëm të Putinit. Dhe ka arsye të forta të besohet se një pushtim në shkallë të plotë i Ukrainës, do të ishte shumë i papëlqyer nga audienca vendase ruse.
Disa analistë perëndimorë, kanë vënë në dukje rritjen e paprecedentë të popullaritetit të Putin pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014. Prandaj ata mendojnë se një sulm i ri mund të ketë një efekt të ngjashëm. Por kur bëhet fjalë për qëndrimin e rusëve të thjeshtë ndaj aventurave ushtarake në vende të huaja huaja, Krimea mund të jetë përjashtim dhe jo një rregull.
Pushtimi i Krimesë nga Putini, ka qenë gjithmonë popullor në mesin e rusëve, që e shohin atë si një operacion të kryer në mënyrë të shkëlqyer, dhe si një rivendosjes në vend të drejtësisë. Gjatë 8 viteve të fundit, mbështetja e rusëve për aneksimin e Krimesë, është luhatur midis 84-86 për qind, dhe ka përfshirë shumë anëtarë të opozitës liberale.
Madje edhe kreu i opozitës që ndodhet sot në burg, Aleksei Navalni, e ka pranuar se nëse zgjidhet në krye të vendit një ditë, nuk do t?ia rikthejë Krimenë Ukrainës. Megjithatë nuk e njëjta gjë nuk është e vërtetë për qëndrimet e qytetarëve ndaj rajonit të Donbasit në Ukrainën Lindore, pjesa më e madhe e të cilit është aktualisht i pushtuar nga Kremlini.
Sipas një sondazhi të prillit të këtij viti, të kryer nga kompania e pavarur e sondazheve në Rusi, Qendra Levada, vetëm 25 për qind e rusëve mbështesin përfshirjen në Federatën Ruse të ?republikave popullore?, të kontrolluara nga Kremlini në Ukrainën Lindore.
Ndërkohë, 26 për qind e të intervistuarve, besojnë se të ashtuquajturat republika, duhet të mbeten brenda Ukrainës, me një autonomi të zgjeruar, apo me të njëjtin status që kishin para vitit 2014. Këto shifra duhet të ndezin në Kremlin këmbanat e alarmit.
Ka shumë pak të ngjarë që përpjekjet për të aneksuar zyrtarisht Donbasin të nxisin një lloj euforie nacionaliste si ajo me Krimenë. Përkundrazi, shumëkush do të pyesë se përse rusët duhet të paguajnë një kosto aq të lartë si në jetë njerëzore, ashtu edhe në para, për një rajon që ka një peshë shumë më modeste në psikikën kombëtare ruse, sesa gadishulli shumë i romantizuar i Krimesë.
Po ashtu, përpjekjet për të zgjeruar pushtimin e Ukrainës, dhe për të aneksuar sa më shumë territore, do të preknin publikun rus, sidomos nëse ky operacion i ri, do të shoqërohej nga një numër i konsiderueshëm dhe i qëndrueshëm viktimash në radhët e trupave ruse.
Një pushtim në shkallë të plotë i Ukrainës, do të nxirrte në pah të vërtetën e dhimbshme që fshihet pas shumë prej narrativave propagandistike të Rusisë mbi vendin fqinj, dhe do të shkaktonte një zemërim të madh publik ndaj regjimit të Putinit.
Që nga shpërthimi i armiqësive në vitin 2014, Moska e ka përshkruar vazhdimisht Ukrainën si një komb ?vëlla, që ka rënë nën kontrollin e elementëve ekstremistë, dhe ndikimin e fuqive të huaja?. Kjo narrativë është promovuar muajt e fundit nga vetë Putini dhe i besuari i tij Dimitri Medvedev.
Secili prej tyre shkroi një artikull të gjatë në mediat ruse disa muaj më parë, ku shpjegonin se përse sipas tyre Ukraina ndodhet në një udhëkryq, dhe se ajo duhet të shpëtohet nga vetvetja. Sipas miteve ngushëlluese të promovuara me zell nga Kremlini, shumica e ukrainasve janë të etur t?i bashkohen ?Botës ruse?, por ata po pengohen ta bëjnë këtë vetëm nga fanatikët nacionalistë dhe agjentët perëndimorë që kanë marrë pushtetin në Kiev.
Por në realitet, asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Një shumicë e qartë e ukrainasve e mbështesin integrimin e vendit në NATO dhe BE. Kjo është treguar në proceset e shumta zgjedhore që janë zhvilluar që nga viti 2014, dhe konfirmohet rregullisht në sondazhe, të cilat që tregojnë një mbështetje plebishitare për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Ndërkohë, politikanët e dikurshëm pro-rusë në Ukrainë, kanë përjetuar një rënie drastike të mbështetjes vitet e fundit, dhe nuk mund të fitojnë më zgjedhjet kombëtare. Establishmenti rus duket se nuk ka mësuar asgjë nga leksionet e vitit 2014, kur përpjekjet e Moskës për të nxitur një rebelim pro-rus në të gjithë Ukrainën Jugore dhe Lindore, u penguan kryesisht nga nivelet befasuesmërisht të larta të kundërshtimit nga popullsia vendase dhe të patriotëve ukrainas rusisht-folës.
Për pasojë, shumë njerëz pranë Kremlinit, duket se e besojnë vërtet se trupat ruse mund të priten me ngrohtësi në atë pjesë të Ukrainës. Oligarku besnik i Putinit, Konstantin Malofejev, ishte i fundit në radhë që shfaqi besimin e gabuar, të cilin duket se e ndajnë shumë të tjerë në Moskë.
?Lufta nuk do të zgjasë as një javë. Ajo do të përfundojë brenda disa ditësh. I gjithë regjimi i Kievit do të arratiset në Londër, dhe do ankohet se në rast se Perëndimi nuk do t?i kishte braktisur, ata do të kishin mësyrë me tanket e tyre deri në Moskë?- tha ai.
Por një mendim i tillë është një iluzion i pastër. Edhe pse ekspertët e pranojnë se forcat e armatosura ukrainase do të mposhteshin shpejt nga ushtria ruse, shumica e tyre theksojnë nga ana tjetër se Ukraina do të ishte në gjendje t?i shkaktonte humbje të rënda çdo lloj force pushtuese ruse.
Larg mikpritjes së trupave ruse, një sondazh i fundit tregon se miliona ukrainas janë gati për një rezistencë të armatosur. Kjo qasje është e ngjashme me përvojën e vitit 2014, kur mijëra qytetarë iu bashkuan batalioneve të improvizuara vullnetare për të mbështetur ushtrinë ukrainase të organizuar shumë dobët në atë kohë, për të frenuar përparimin e rusëve.
Lufta guerile e ukrainasve kundër pushtuesve rusë, do të kishte një ndikim të madh tek audienca e brendshme në Rusi, e cila e vlerëson shumë luftën partizane sovjetike kundër forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Do të ishte e vështirë që rusët të binin dakord me zhvillimin e një lufte ballore dhe të përgjakshme, bazuar në mitin që besohet ende gjerësisht, se ata dhe ukrainasit janë ?kombe vëllazërore?, apo sipas fjalëve të Putinit ?një popull?.
Kur numri i të vdekurve nga radhët e ushtrisë ruse të rritet, shqetësimi i publikut mund të shndërrohet me shpejtësi në një kundërshtim të hapur ndaj regjimit të Putinit. Kjo gjë do të minonte stabilitetin e brendshëm të Rusisë, dhe mund të përbëjë madje një kërcënim edhe për të ardhmen politike të Putinit.
Eksperti britanik mbi Rusinë, Mark Galeoti, beson se Kremlini është i vetëdijshëm mbi këto rreziqe, dhe ka paralajmëruar së fundmi se ?një luftë e përgjakshme në Ukrainë, mund ta shkatërrojë unitetin dhe legjitimitetin e regjimit rus?.
Shënim:Taras Kuzio, bashkëpunëtor në ?Henry Jackson Society?në Londër, dhe profesor i shkencave politike në Akademinë Kombëtare të Universitetit të Kievit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
A Russian invasion of Ukraine could be Vladimir Putin?s downfall
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...