Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Pankaj Mishra ?Bloomberg?
Presidenti amerikan Xho Bajden drejtoi për 2 ditë javën e kaluar ?samitin për demokracinë?, një aktivitet virtual që bëri bashkë më shumë se 100 udhëheqës botërorë kundër autoritarizmit të mishëruar nga shtete si Kina dhe Rusia.
Në fakt ai mund ta kishte shpenzuar më mirë kohën në kinema, duke parë filma të suksesshëm të kohëve fundit që janë prodhuar në Indi dhe Kinë.?Beteja në liqenin Çangjin?, një film 3-orësh që përshkruan ushtarët trima kinezë që luftojnë kundër trupat amerikane në Luftën e Koresë, është bërë filmi me arkëtimet më të mëdha në Kinë.
Ndërkohë filmat më të ndjekur aktualisht në Indi përfshijnë ?Uri:Goditja kirurgjikale?, bazuar në pretendimin ende të paverifikuar se India vrau qindra militantë pakistanezë në një sulm ndërkufitar në vitin 2016, dhe ?Shershaah?, që rikrijon luftën e parë televizive të Indisë:përplasjen e vitit 1999 me Pakistanin nën këmbët e maleve Himalaja.
Bajden do të kishte mësuar nga këta filma atë çfarë e përcakton vetë-perceptimin e një pjese të madhe të popullsisë së botës:jo një përplasje midis demokracisë dhe autoritarizmit,por pasioneve nacionaliste. Parë në parim, India dhe Kina duket se mishërojnë në mënyrë të përsosur përplasjen e Bajden midis demokracive dhe autokracive.
Por nënë realitet, filmat shumë popullorë në të dyja vendet – bashkë me televizionin, gazetat dhe mediat sociale – po përcaktojnë një mënyrë jetese kolektive, dhe po formësojnë ndjenjat private të përkatësisë në mënyra që i shpërbëjnë skemat e Luftës së Ftohtë, me të cilat është i mësuar brezi i vjetër.
Gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, konceptet e barazisë, dinjitetit dhe zgjedhjes demokratike, kishin vërtet një tërheqje të madhe emocionale por edhe një prestigj të lartë moral. Duke u rritur në Indi, unë ndaja një ndjenjë krenarie me shumë njerëz mbi identitetin e vendit si demokracia më e madhe në botë, çka e bënte atë të dukej superiore ndaj Pakistanit të dominuar nga ushtria, dhe Kinës komuniste të prirur ndaj katastrofave.
Por me ardhjen e një modeli të vetëm të globalizimit ekonomik në vitet 1990, demokracia nisi të dukej gjithnjë e më pak si një virtyt i paqortueshëm. Tek e fundit, Kina kishte një rritje ekonomike befasuese, me një fokus tek nacionalizmi, dhe jo tek zgjedhjet demokratike dhe liria e medias.
Kështu, ndërsa Kina e përditësoi narrativën e saj patriotike, përfshirë modernizimin e udhëhequr nga tregu i Ten Hsiaopinit, si dhe revolucionin komunist të Mao Ce Dunit, duke përdorur mediat shtetërore si ?Global Times? si dhe ?ÇTV?, shumë indianë iu drejtuan një linje të ashpër dhe në mënyrë të hapur nacionalizmit hindu.
Testet bërthamore të Indisë në vitin 1998, dhe lufta e saj me Pakistanin në vitin 1999, dhanë shenjat e para të një ndjenje kombëtare të transformuar dhe të imazhit për veten. Gazetat e vjetra si ?Times of India?, si dhe kanalet e reja televizive satelitore dhe kinemaja filluan ta paraqesin Indinë si një komb të ringjallur ushtarakisht dhe ekonomikisht, më shumë sesa si një demokraci të madhe laike.
Një nga objektivat e tyre është pakica indiane e myslimanëve indianë. Duke parë një nga filmat e rinj nacionalistë dhe islamofobikë në një kinema këtë muaj, gazetarja indiane Rana Ajub vuri në dukje se sa herë që kritikoheshin myslimanët indianë, audienca ?fërshëllente dhe duartrokiste?.
Një proces disi i ngjashëm mund të shihet edhe në demokracinë më të vjetër në botë, atë britanike. Nacionalizmi anglez, dikur pothuajse i dukshëm, u bë një forcë e frikshme gjatë një periudhe të de-industrializimit dhe rënies kombëtare, me ndihmën e një media ekstremiste dhe ksenofobike.
Identiteti anglez përbëhet tani kryesisht nga urrejtja ndaj Bashkimit Evropian, nostalgjia për autoritetin e epokës perandorake dhe mosbesimi ndaj ndryshimit në përgjithësi. Ky komunitet relativisht i ri, bashkon zona të tilla të ndryshme shoqërore dhe ekonomike si konservatorët në qarqet e pasura jugore të Anglisë dhe ish-votuesit laburistë në vështirësi në veriun e varfër.
Kjo shpjegon pjesërisht mbështetjen e jashtëzakonshme për kryeministrin Boris Johnson, si dhe indiferencën e përgjithshme ndaj uzurpimit të lirive individuale për të cilat dikur vlerësohej demokracia britanike.
Shumë analiza politike nuk marrin parasysh ndryshime të tilla kulturore dhe psikolgjike afatgjata. Duke iu përmbajtur koncepteve të vjetruara, shumë liderëve u shpëton fakti se armiku i vërtetë i demokracisë sot është diçka shumë më tinëzare se sa autokracia:është pseudodemokracia e farkëtuar nga emocionet e inatit dhe zemërimit të shumë-përhapur.
Demokracia ishte një premtim i barazisë dhe lirisë. Megjithatë, në praktikë një numër i konsiderueshëm njerëzish në shtetet demokratike dhe autoritare, e ndiejnë veten të barabartë dhe të lirë përmes një nacionalizmi që i degradon të tjerët, dhe në fund ndihmon udhëheqësit autokratikë. Duke dështuar ta kuptojë këtë, samiti i Bajdenit ka të ngjarë të ketë pak ndikim të qëndrueshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-12-11/biden-democracy-summit-missed-real-enemy-of-democracy-nationalism?srnd=opinion
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...