Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Nga Jolanta Burke ?Medicalxpress?
Industria e ndihmës ndaj vetes dhje rritjes personale po lulëzon kudo nëpër botë, e nxitur nga kërkimet e shumta mbi psikologjinë pozitive. Por njëkohësisht po rritet shkalla e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit. Atëherë, a jemi të dënuar të jemi të palumtur, pavarësisht përparimeve të fundit në degën e psikologjisë?
Sipas një artikulli me ndikim të botuar në ?Revieë of General Psychology? në vitin 2005, 50 për qind e lumturisë së njerëzve përcaktohet nga gjenet e tyre, 10 për qind varet nga rrethanat e tyre, dhe 40 për qind nga ?aktiviteti i qëllimshëm? (kryesisht, nëse jeni pozitivë apo jo).
Ky i ashtuquajtur ?byreku i lumturisë? i dha një rol qendror psikologjisë pozitive, duke i dhënë mundësinë vetë njerëzve vendosin për trajektoren e tyre të lumturisë. Po kjo skemë u kritikua gjerësisht pasi bazohej në supozime rreth gjenetikës, të cilat janë hedhur tashmë poshtë.
Për dekada, studiuesit e gjenetikës së sjelljes kryen studime mbi binjakët, dhe vërtetuan se midis 40-50 për qind e variancës në lumturinë e tyre shpjegohej nga gjenetika. Gjenetistët e sjelljes përdorin një teknikë statistikore për të vlerësuar komponentët gjenetikë dhe mjedisorë, bazuar në lidhjet familjare të njerëzve, prandaj përdorën binjakët në studimet e tyre.
Por këto shifra supozonin se dy binjakët identikë dhe vëllazërorë, përjetojnë të njëjtat ndjesi kur rriten së bashku, një supozim që në fakt nuk është i vërtetë. Në përgjigje të kritikave për studimin e 2005-ës, të njëjtët autorë kryen një studim të ri në vitin 2019, që ofroi një qasje më të nuancuar mbi efektin e gjeneve në lumturinë e njeriut, dhe njohu ndërveprimet midis gjenetikës dhe mjedisit tonë.
Natyra dhe edukimi, nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Përkundrazi, gjenetika molekulare, studimi i strukturës dhe i funksionit të gjeneve në nivel molekular, tregon se ato ndikojnë vazhdimisht tek njëri-tjetri. Gjenet ndikojnë tek sjellja, e cila i ndihmon njerëzit të zgjedhin mjedisin e tyre.
Për shembull, ekstraversioni në sjellje (të qenit i hapur), i trashëguar nga prindërit te fëmijët, i ndihmon fëmijët të krijojnë grupet e tyre të miqësisë. Po kështu, mjedisi ndryshon shprehjen e gjeneve. Për shembull, kur nënat shtatzëna ishin të ekspozuara ndaj urisë, gjenet e foshnjave të tyre ndryshuan në përputhje me rrethanat, duke shkaktuar ndryshime kimike që shtypnin prodhimin e hormonit të rritjes.
Për pasojë foshnjat lindnin me peshë më të vogël se sa zakonisht, dhe me kushte të tilla si sëmundjet kardiovaskulare. Natyra dhe edukimi janë të ndërvarura dhe ndikojnë vazhdimisht mbi njëra-tjetrën. Është kjo arsyeja pse dy njerëz të rritur në të njëjtin mjedis, mund të reagojnë ndryshe, çka do të thotë se nuk është më i vlefshëm supozimi mbi gjenetikën e sjelljes në një mjedis të barabartë.
Po ashtu, nëse njerëzit mund të bëhen apo jo më të lumtur, kjo varet nga ?ndjeshmëria e tyre mjedisore?, aftësia e tyre për të ndryshuar. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mjedisit të tyre, ndaj mund të ndryshojnë ndjeshëm mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e tyre, si një reagim ndaj ngjarjeve negative dhe pozitive.
Prandaj kur ndjekin një kurs të rritjes personale apo lexojnë një libër psikologjie pozitive, ata mund të ndikohen prej tij, dhe të përjetojnë dukshëm më shumë ndryshime në krahasim me të tjerët, dhe ky ndryshim mund të zgjasë më gjatë në kohë.
Por nuk ka asnjë ndërhyrje të tillë që do të funksionojë për të gjithë njerëzit, pasi ne jemi po aq unikë sa ADN-ja jonë dhe si të tillë, kemi një kapacitet të ndryshëm për mirëqenien dhe luhatjet e saj gjatë gjithë jetës. Atëherë, a jemi të destinuar të mbetemi të palumtur?
Disa njerëz mund ta kenë pak më të vështirë të përmirësojnë mirëqenien e tyre se të tjerët, dhe kjo mund të nënkuptojë se ata do të vazhdojnë të jenë të palumtur për periudha më të gjata. Dhe në raste ekstreme, ata nuk mund të përjetojnë kurrë nivele të larta lumturie.
Megjithatë të tjerët, që kanë më shumë ?plasticitet gjenetik?, pra janë më të ndjeshëm ndaj mjedisit, dhe kanë për rrjedhojë një kapacitet të shtuar për ndryshim, mund të jenë në gjendje të rrisin mirëqenien e tyre dhe ndoshta edhe të lulëzojnë në rast se adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, dhe zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në një mjedis që rrit lumturinë dhe aftësinë e tyre për t?u rritur.
Por gjenetika nuk përcakton se kush jemi ne, ndonëse luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë. Ajo që ka rëndësi janë edhe zgjedhjet që bëjmë për vendin ku jetojmë, me kë jetojmë dhe si e jetojmë jetën tonë, të cilat ndikojnë si në lumturinë tonë, ashtu edhe në lumturinë e brezave të ardhshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://medicalxpress.com/news/2021-12-people-harder-behappy.html
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...