web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara e fortë globale midis Amerikës dhe Kinës për bazat ushtarake

7 Dhjetor 2021, 09:02, Blog CNA

Nga Markat Hal ?Bloomberg?

Ngushtica e Tajvanit është çështja më e kontestuar në rivalitetin ushtarak SHBA-Kinë.

Por ky rivalitet po zhvillohet edhe në vende larg brigjeve të Kinës. Aktualisht është duke u zhvilluar një garë globale për vendosjen e bazave ushtarake, ndërsa Pekini po përpiqet të zgjerojë praninë e tij jashtë shtetit, dhe Uashingtoni po përpiqet që ta bllokojë atë.

Kjo lojë gjeopolitike e ?maces me miun? ka të ngjarë të zgjasë për dekada. Dhe kjo tregon paradoksalisht arsyen pse një Amerikë që është shumë e përqendruar në Paqësorin Perëndimor, mund të luftojë për të penguar Pekinin. Përplasja më e fundit mes të dyjave ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas ?The Wall Street Journal?, agjencitë amerikane të inteligjencës, zbuluan se Kina po ndërtonte fshehurazi një instalim ushtarak në portin e Khalifas. Zbulimi shkaktoi paralajmërime të forta se projekti mund të rrezikonte marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe me Uashingtonin në fushën e sigurisë,dhe e ndaloi për momentin zbatimin e projektit.

Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë i vetmi vend ku po zgjerohet ndikimi ushtarak i Kinës. Në vitin 2019, Kina siguroi fshehurazi përdorimin e bazës detare Ream në Kamboxhia. Ndërkohë në vitin 2017, Pekini krijoi bazën e tij të parë detare jashtë vendit në Xhibuti të Afrikës.

Edhe para këtij momenti, Ushtria Çlirimtare Popullore kishte ndërtuar baza ajrore dhe instalime të tjera në Detin e Kinës Jugore, shpesh në ishuj artificialë, të ndërtuar në kundërshtim me të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.

Po ashtu ekzistojnë një sërë objektesh ?me përdorim të dyfishtë? – porte, objekte komunikimi dhe instalime të tjera në dukje civile por më përdorim ushtarak – që ka ndërtuar apo marrë në pronësi Pekini në shumë vende nga Argjentina në Sri Lanka, deri në Ishujt Kiribati.

Kina ka arsye të forta që të kërkojë të ndërtojë një ushtri me një profil më global. Xi Jinping e di shumë mirë se vendi i tij varet jo pak nga importet e energjisë dhe ushqimit, të cilat duhet të kalojnë nëpër ujërat që dominohen nga marina amerikane, si në Gjirin Persik.

Prania ekonomike e Kinës jashtë shtetit, ka krijuar një sërë asetesh, të cilat Pekini duhet që të jetë në gjendje t?i mbrojë. Për gati 2 dekada, strategët kinezë kanë synuar zhvillimin e një marine, e cila mund të rivalizojë për ndikim, dhe të kryejë operacione luftarake vendimtare jo vetëm në Paqësorin Perëndimor, por shumë më gjerë.

Këtu nuk ka asgjë historikisht atipike:kur Amerika u bë një fuqi e madhe, ajo fitoi bazat detare të nevojshme për të zgjeruar ndikimin e vet ushtarak. Kina ka mësuar mirë nga shembulli i SHBA-së. Dhe baza kineze e zbuluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, është kësisoj një shembull i vogël i shumë gjërave që do të vijnë më pas.

Vjedhja, korrupsioni dhe joshja përmes tregtisë dhe investimeve, janë mjetet më të mira të Kinës në këtë garë:Pekini i mashtroi zyrtarët amerikanë me lëvizjen e tij në Xhibuti disa vite më parë. Nga ana e saj SHBA-ja ka tani për tani ndikimin, që vjen me të qenit një fuqi globale.

Amerika duket se i ka dominuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Abu Dhabi kishte shumë për të humbur në rast se nuk kënaqte kërkesat e Uashingtonit. Bashkëpunimi në fushën e inteligjencës, shitja e teknologjisë ushtarake të avancuar, dhe përdorimi i bazës ajrore të Al Dafras nga Amerika, kanë krijuar një rrjet lidhjesh, të cilët mbretëria nuk ka luksin që t?i prishë.

Vetëm SHBA-ja mund të sigurojë lirinë e lundrimit në Gjirin Persik, dhe t?i mbrojë Emiratet e Bashkuara Arabe nga rivalët e saj, përkatësisht nga Irani. Këtu dhe gjetkë, përvoja dhjetëravjeçare e Amerikës në lojën e superfuqive, i jep asaj shumë opsione për t?i luajtur përballë Pekinit.

Por kjo nxjerr në pah një dilemë që sapo është shfaqur. Burimet janë të kufizuara, dhe prania e Amerikës në rajone të tjera përveç Paqësorit, është parë gjithnjë e më shumë si një shpërqendrim nga detyra e frenimit të Kinës.

Megjithatë, konkurrenca e fuqive të mëdha nuk kufizohet vetëm në Paqësor, gjë që do të thotë se ndikimi global e Amerikës, është në fakt një armë kyçe e rivalitetit me Pekinin. Prania ushtarake e Amerikës në Gjirin Persik, konsumon burime që nuk janë të disponueshme në Ngushticën e Tajvanit.

Por ajo gjithashtu çimenton marrëdhëniet që Uashingtonit do t?i nevojiten për të bllokuar lojërat e Pekinit, dhe i jep mundësi Amerikës të bllokojë furnizimet energjetik të Kinës kineze në rastin e një lufte. Po kështu, angazhimi i SHBA-së ndaj Evropës, është ai që i

jep mundësi diplomatëve amerikanë të argumentojnë se NATO duhet ta kthejë më shumë vëmendjen e saj drejt Kinës.

Ndërsa po përshkallëzohet konkurrenca me Kinën, SHBA-ja do të joshet të bëjë më pak në rajone të tjera, në mënyrë që të mund të bëjë më shumë në rajonin e Paqësorit Perëndimor. Megjithatë, siç e tregon beteja bazë, një Amerikë më pak e përkushtuar ndaj Lindjes së Mesme ose Evropës, mund të jetë gjithashtu më pak e aftë për t?iu kundërvënë zgjerimit global të fuqisë kineze.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-11-30/america-and-china-are-in-a-global-fight-over-military-bases?srnd=opinion





Lajmet e fundit nga