Vladimir Putin kërcënon Evropën me një dimër të errët dhe të ftohtë
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
Nga Eva Joly ?Project Syndicate?
Kur përpiqesh të luftosh korrupsionin, ky i fundit të kundërpërgjigjet. Këtë gjë mund ta thoshte edhe gazetarja investigative malteze Dafne Karuana Galizia, po të mos ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e atyre që po investigonte ajo.
Po ashtu këtë s?mund ta thotë dot edhe aktivisti anti-korrupsion në Ruanda, Gustav Makonene, që u mbyt dhe u hodh nga një makinë në lëvizje e sipër. Dhe as aktivisti brazilian Marselo Miguel D?Elia, që u qëllua disa herë për vdekje në një fushë me kallam sheqeri pranë shtëpisë së tij.
Edhe oficerët e policisë, prokurorët dhe zyrtarët publikë, janë përballur gjithashtu me pasoja të rënda për shkak të përpjekjeve të tyre për ta luftuar korrupsionin. Një zyrtar i tillë është Ibrahim Magu, që u bë kryetar i agjencisë kryesore anti-korrupsion në Nigeri, Komisionit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare (EFÇ), në vitin 2015.
Në vitin 2017, persona të armatosur sulmuan shtëpinë e Magu, duke vrarë një nga policët që e ruanin atë. Por nuk ishin plumbat ata që e neutralizuan Magun. Në vend të tyre, ishte largimi i tij nga detyra përmes një ?ligji? të dyshimtë.
Vitin e kaluar – në kohën kur thuhej se EFÇ po hetonte akuzat për korrupsion kundër Prokurorit të Përgjithshëm Abubakar Malami – Magu u arrestua me akuzat për korrupsion dhe mosbindje, të ngritura nga askush tjetër përveç Malamit.
Megjithëse të njëjtat akuza ishin shqyrtuar dhe rrëzuar 3 vjet më parë, Magu u pezullua nga detyra, në pritje të rezultatit të një Paneli Hetimor të ngritur nga presidenti Muhamadu Buhari. Magut iu dhanë pak shanse për të mbrojtur veten. Për disa javë, atij iu ndalua qasja në provat kundër tij, dhe iu mohua vazhdimisht leja për t?iu drejtuar prokurorisë, apo për të marrë në pyetje dëshmitarët.
Kjo e bëri Magu – që ka mbikëqyrur ndjekjen e suksesshme penale të shumë politikanëve të lartë për akuzat për korrupsion, dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme në vlerë prej miliona dollarësh – jo vetëm të paaftë për të vazhduar punën e tij, por edhe të ekspozuar ndaj një procesi të pafund shantazhi dhe frikësimi.
Olanrevaju Suraju, një nga aktivistët më të shquar të Nigerisë kundër korrupsionit, po përballet aktualisht me një model të ngjashëm sulmesh. Në fillim të këtij viti, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Muhamed Adoke, e akuzoi Suraju për falsifikim të provave në një gjyq korrupsioni të zhvilluar në Milano, Itali, që përfshinte kompanitë shumëkombëshe të naftës ?Shell? dhe ?Eni?.
Akuzat kundër kompanive – të cilat përfundimisht u rrëzuan – lidheshin me blerjen e një burimi nafte në det të hapur të njohur si OPL 245. Pas akuzave të Adoke, Suraju u ndalua për t?u marrë në pyetje nga një njësi policore e mandatuar për të hetuar sjelljen e pahijshme të policisë, e mbikëqyrur direkt nga kreu i forcës policore të Nigerisë.
Ai dha prova se dokumentet në fjalë ishin marrë nga autoritetet italiane nëpërmjet një kërkese drejtuar Britanisë së Madhe për ndihmë juridike reciproke. Me ato prova u hodhën poshtë akuzat për falsifikim ndaj Suraju. Por problemet e tij nuk përfunduans aty.
Në muajt që pasuan, policia i kërkoi vazhdimisht që ai të udhëtonte mbi 350 km nga shtëpia e tij në Lagos, në selinë e tyre në Abuja për t?u marrë në pyetje mbi çështje të tjera. Presionet vazhduan, edhe pasi Suraju mori një urdhër gjykate që i ndalonte këto marrje në pyetje.
Sot, Adoke po përballet me gjyq tjetër në Nigeri mbi akuzat për shkelje në marrëveshjen mbi OPL 245. Ndërkohë në Itali, Fabio De Paskuale, prokurori i gjyqit në Milano ndaj ?Shell? dhe ?Eni?, dhe kolegu i tij, Serchio Spadaro, po ndiqen penalisht pasi dyshohet se nuk i kanë mbrojtur si duhet provat.
Dëshmia në fjalë përfshin një video, transkripti i së cilës rezulton nga procesverbalet e gjykatës, që kishte vite në duart e kompanisë ?Eni?. Çështja kundër ?Shell? dhe ?Eni? po apelohet si nga prokuroria e Milanos ashtu edhe nga Nigeria. Por, për shkak të akuzave me të cilat përballet, De Paskuale, që më parë ka fitar kundër dy kryeministrave italianë të akuzuar për korrupsion, ka të ngjarë të shkarkohet nga detyra e tij.
Ka arsye të besohet se gjyqi i parë nuk ka qenë i pazakontë. Që nga shpallja e pafajësisë, media italiane ka qenë e mbushur me akuza, të cilat nëse konfirmohen, hedhin dyshime të mëdha mbi integritetin e atij vendimi. Shqetësimet mbi ndershmërinë e atij procesi, u ngritën për herë të parë në shkurtin e vitit 2020.
De Paskuale kërkoi të pranonte një deklaratë të Piero Amaras, një ish-avokat për disa menaxherë të ?Eni?, duke konfirmuar se kompania kishte kryer mbikëqyrje të prokurorëve, dëshmitarëve kryesorë dhe gjyqtarëve. Kërkesa e tij u refuzua.
Thuhet se Amara pretendoi se avokatët e ?Eni? kishin qasje ?preferenciale? tek gjyqtarët e çështjes, OPL 245, por që mohohet nga kompania. Por kreu i atëhershëm i zyrës së prokurorisë së Milanos, Francesko Greko, ka konfirmuar se si De Paskuale ashtu edhe Spadaro ishin subjekt i ?kanosjes?, dhe se kishte pasur përpjekje për të ?de-legjitimuar prokurorin e Milanos?.
Është e qartë se korrupsioni nuk do të reduktohet pa një luftë të fortë ndaj tij. Dhe nga bombat dhe plumbat, deri tek paditë apo lëvizjet në detyrë, të korruptuarit dhe mbrojtësit e tyre do të përdorin çdo lloj armë që munden për t?ia hedhur drejtësisë. Duke mos u kënaqur me frikësimin apo vrasjen e aktivistëve, gazetarëve dhe zyrtarëve, ata po synojnë tani të godasin vetë sundimin e ligjit.
Shënim:Eva Joly, avokate, një ish-deputete e Parlamentit Evropian, ku shërbeu si nënkryetare e Komisionit Hetimor për pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe mashtrimin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.project-syndicate.org/commentary/corruption-fights-back-through-lawfare-by-eva-joly-2021-11
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...