VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një kostum elegant, Aristotel Onazis (1906-1975) ishte një biznesmen i madh grek që e dominoi transportin ndërkombëtar detar përgjatë viteve 1950-1960. Por rrugëtimi i tij drejt pasurimit dhe famës së madhe nuk ishte gjithmonë aq i lehtë.
Pasi jeta e tij ishte e shoqëruar me tragjedi personale dhe ambicie të tepërt. Por gjatë jetës së tij, Onazis arriti të ngrejë kompaninë më të madhe private të transportit në botë dhe të grumbullojë një pasuri personale përrallore. Nga vitet e fundit të jetës ai u martua menjë nga gratë më të famshme në botë:Zhaklin Kenedi, e njohur më mirë si Xheki Kenedi, e veja e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi.
Aristotel Onazis lindi në Smirna, qytet në Turqinë e sotme, në vitin 1906 në një familje të pasur që merrej me tregtinë e duhanit. Smirna u rimor nga Turqia gjatë Luftës Greko-Turke të viteve 1919-1922. Nga ai konflikt, familja Onazis humbi shumë prona, teksa u detyrua të mërgonte në Greqi në vitin 1922.
Në shtatorin e atij viti, në Smirna nisi një zjarr i madh kur forcat turke pushtuan qytetin-port, dhe filluan t?i vënë zjarrin shtëpive greke. Ndërsa grekët dhe armenët u arratisën përmes anijeve në port, militantët turq kryen akte të ndryshme mizore. Kur rreth 500 grekë të krishterë kërkuan strehim në një kishë, kjo e fundit u dogj bashkë me njerëzit brenda.
Në mesin e të vdekurve ishin 4 xhaxhallarët e Onazis, tezja dhe vajza e saj.
Pasi i shpëtoi asaj masakre, dhe duke shpresuar ta rindërtonte pasurinë e familjes së tij, Onazis, vetëm 17 vjeç, shkoi në Buenos Aires në Argjentinë. Mbrëmjeve ai punonte si operator centrali për kompaninë britanike të telefonisë në River Plate, ndërsa ditën studionte për tregti dhe administrim portesh.
Duke vënë në jetë atë që mësoi nga librat, Onazis hapi biznesin e tij të parë në sektorin e import-eksportit, duke fituar një shumë të madhe parash, dhe duke shitur duhan në Argjentinë. Në moshën 25-vjeçare, ai bëri të parin nga shumë miliona dollarët që do të pasonin në të ardhmen.
Gjatë viteve 1930, Onazis përfitoi nga Depresioni i Madh, duke blerë 6 anije me një çmim qesharak. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ua dha me qira trupave aleate, teksa pas luftës bleu 23anije të tjera. Flota e tij e transportit arriti shpejt në mbi 70 anije, dhe një pjesë e madhe e pasurisë së tij vinte nga kontratat fitimprurëse me çmime fikse me kompanitë e mëdha të naftës si për shembull ?Texaco?.
Gjatë bumit të naftës në vitet 1950, Onazis hyri në bisedime me Mbretin e Arabisë Saudite, për të siguruar një marrëveshje transporti përmes çisternave. Por marrëveshja alarmoi SHBA-në, pasi një kompani amerikano-arabe kishte deri në ato momente monopolin e transportit të naftës.
Për pasojë, Onazis u zhyt shumë shpejt në telashe. FBI nisi një hetim ndaj tij për mashtrim, pas shfaqjes së një flamuri amerikan në anijet e tij, kur këtë gjë mund ta bënin vetëm ata me nënshtetësi amerikane. Si dënim, Onazis duhej të paguante një gjobë prej 7 milionë dollarësh.
Përveç duhanit dhe naftës, Onazis pati sukses edhe në industrinë e gjuetisë së balenave.
Por anijet e tij në brigjet e Amerikës së Jugut, i kushtuan pak vëmendje kufizimeve ndërkombëtare. Ndaj ato u kapën nga ushtria peruane pasi gjuajtën pa leje balenat shumë afër ujërave kombëtare të Perusë.
Madje, peruanët lëshuan bomba që shpërthyen pranë anijeve. Në fund, Onazis ia shiti kompaninë e tij një kompanie japoneze që merrej me gjuetinë e balenave. Duke e zgjeruar perandorinë e tij gjithnjë në rritje, Onazis u zhvendos me banim në Nju Jork. Por më parë ai krijoi një fondacion që inkurajonte tregtinë ndërkombëtare.
Onazis mbërriti në Monako në vitin 1953, duke filluar të blinte aksione të Shoqërisë së Monakos (SBM). SBM zotëronte kazinotë, hotelet dhe pronat e tjera në resortin e famshëm Monte Karlo. Por rritja e pushtetit të tij në Monako e përplasi shumë shpejt me Princin e Monakos Rainier në vitet 1960.
Princi donte qëtë zhvillonte më tej turizmin, duke investuar në ndërtimin e hoteleve të reja, ndërsa Onazis donte që ta mbante Monakon si një resort ekskluziv. Konflikti midis tyre u bë gjithnjë e më i tensionuar, sidomos kur presidenti francez Sharls de Gol nisi një bojkot ndaj Monakos në vitin 1962.
Pasi humbi shumë para dhe aksione në SBM, Onazis ia shiti shtetit aksionet e tij të mbetura dhe u largua nga Monako. Në tetorin e vitit 1968, ai njoftoi nisjen e programit të tij të investimeve prej 400 milionë dollarësh, për të ndërtuar infrastrukturën industriale në Greqi: ?Projekti Omega?.
Onazis kishte joshur paraprakisht diktatorin e juntës greke Jorgo Papadhopulos, duke i dhënë hua përdorimin e vilës së tij dhe duke blerë fustane të shtrenjta për gruan e tij. Për fatin e keq të Onazis, përçarjet e brendshme brenda udhëheqjes së juntës, bënë që projekti të ndahej mes investitorëve të ndryshëm, përfshirë edhe rivalin e Onazis në biznes, Stavros Niarkos.
Në vitet 1950, shteti grek nuk kishte më mundësi të menaxhonte linjat ajrore për shkak të mungesës së parave dhe grevave të shumta nga punonjësit. Prandaj, linjat ajrore iu shitën investitorëve privatë, njëri prej të cilëve ishte edhe Aristotel Onazis.
Në pamundësi për të përdorur simbolin olimpik që tregon 5 unazat e ndërlidhura për logon e linjës së tij ajrore, Onazis i shtoi një unazë tjetër dhe e quajti kompaninë e tij ajrore?Olympic Airways?. Ajo kohë mbahet mend si një epokë e artë, për shkak të investimit të tij në trajnim dhe në përdorimin e teknologjisë së fundit.
Pol Joanidhis, një nga drejtuesit e ?Olympic Airways?, thoshte se Onazis ?ishte i martuar me detin, por Olimpia ishte e dashura e tij?. Onazis e drejtoi atë kompani nga viti 1957 deri në vitin 1974, kur përfunduan grevat, dhe kur qeveria krijoi kompaninë ?Olympic Airlines?, shoqëruar me një ligj që ndalonte pushimin e punonjësve nga puna.
Xheki Kenedi
Në vitin 1946, Aristotel Onazis u martua me Athina Livanos, vajzën e një manjati tjetër të anijeve, e cila ishte 23 vite më e re se ai. Së bashku ata patën 2 fëmijë: Aleksandrin, që vdiq në vitin 1973 në një aksident ajror, dhe Kristinën, emrin e së cilës mori super-jahti i familjes.
Megjithatë, martesa e tyre përfundoi në vitin 1960 kur Athina e kapi Onazis duke e tradhtuar me një tjetër. Po ashtu biznesmeni i njohur pati një lidhje me këngëtaren greke të operas, Maria Kalas, që nga viti 1957. Më 20 tetor 1968, Onazis u martua me mikeshën e tij të ngushtë Xheki Kenedi në ishullin e tij privat, Skorpios.
Edhe pse ajo ishte një grua e njohur, Onazis mundi t?i ofronte të vesë së ish-presidentit amerikan mbrojtje dhe luks. Martesa e tyre ishte e papëlqyeshme për shumë katolikë konservatorë në SHBA, pasi Onazis ishte një burrë i divorcuar. Martesa i dha ish-Zonjës së Parë të Amerikës pseudonimin ?Xheki O?.
Megjithatë, vajza e Onazis, Kristina, e bëri të qartë se nuk i pëlqente aspak Xheki, sidomos pas vdekjes së të vëllait, Aleksandrit. Madje ajo u përpoq ta bindte të atin se Xheki bartte me vete një mallkim, pas vrasjes së vëllezërve Xhon dhe Robert Kenedi.
Aristotel Onazis vdiq në Paris më 15 mars 1975, duke ia lënë 55 për qind të pasurisë vajzës së tij Kristina. Kjo e fundit pranoi t?i jepte Xhekit 26 milionë dollarë, me kushtin që ajo të mos kundërshtonte testamentin e Onazis. Ai u varros në ishullin e tij, Skorpios, së bashku me djalin e tij Aleksandrin. Pjesa tjetër e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin e Përfitimeve Publike ?Alekandër S.Onazis?./ Historyhit.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...