"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga Edward Carr ?The Economist?
Pandemitë nuk ?vdesin?, ato thjesht zhduken. Dhe kjo është ajo që ka të ngjarë të ndodhë me Covid-19 gjatë vitit 2022. Në fakt do të ketë shpërthime lokale dhe sezonale, sidomos në vendet me një normë të ulët të vaksinimit. Ndërkohë, epidemiologët do të duhet gjithashtu të kenë kujdes variantet e reja , të cilat mund të jenë në gjendje që ta mposhtin imunitetin e ofruar nga vaksinat.
Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Covid-i po shkon drejt transformimit në një sëmundje endemike, si gripi apo e ftohura e zakonshme, jeta në pjesën më të madhe të botës ka të ngjarë të rikthehet në normalitet, ose të paktën në një normalitet post-pandemik.
Pas kësaj perspektive, fshihet si një sukses mbresëlënës, por edhe një dështim dëshpërues. Suksesi është se një numër shumë i madh njerëzish janë vaksinuar, dhe se në çdo fazë të infektimit, nga simptomat e lehta deri tek ato që kërkojnë kujdes intensiv në spitale, ilaçet e reja mund ta reduktojnë tanimë shumë rrezikun e vdekjes.
Sot është e lehtë që të merret si diçka e mirëqenë. Por fakt është se krijimi dhe licencimi i shpejtë i kaq shumë vaksinave dhe trajtimeve për një sëmundje të re, është një triumf i shkencës. Vaksinës së poliomielitit, iu deshën 20 vjet për të kaluar nga provat e hershme në licencimin e saj në SHBA.
Deri në fundin e vitit 2021, pra vetëm 2 vjet pasi u identifikua për herë të parë Sars-Cov-2, bota po prodhon çdo muaj afro 1.5 miliardë doza vaksine anti- Covid. ?Airfinity?, një kompani e të dhënave për shkencat e jetës, parashikon se deri në fundin e qershorit 2022 mund të jenë prodhuar gjithsej 25 miliardë doza.
Në një samit të mbajtur në shtator, presidenti amerikan Xho Bajden, bëri thirrje që 70 për qind e popullsisë së botës të jetë vaksinuar plotësisht brenda një viti. Furnizimet nuk duket të jenë më një problem. Por vaksinat nuk ofrojnë një mbrojtje të plotë, sidomos tek të moshuarit.
Por edhe këtu, shkenca mjekësore ia ka dalë që të përballet mirë me këtë sfidë. Për shembull, simptomat e hershme mund të trajtohen me molnupiravir, një pilulë antivirale që merret 2 herë në ditë, dhe e cila në provat klinike ka treguar se e përgjysmon numrin e vdekjeve dhe shtrimet në spital.
Të sëmurët më rëndë mund të marrin deksametzon, një kortikosteroid me një çmim të lirë, që e redukton me 20-30 për qind rrezikun e vdekjes. Po ashtu janë edhe ilaçet si remdesivir, dhe një koktej antitrupash të prodhuar nga kompania ?Regeneron?.
Mendojeni pak kombinimin e vaksinimit me trajtimin me medikamente si një seri muresh, ku secili i bllokon një pjesë të sulmeve virale që të bëhen fatale. Ngritja e çdo muri të ri, e redukton më tej vdekshmërinë e Covid.
Megjithatë, krahas këtij suksesi ka edhe një dështim. Një arsye tjetër se përse Covid do të bëjë më pak dëme në të ardhmen, është se ai ka bërë tashmë kaq shumë dëme në të kaluarën. Një numër shumë i madh njerëzish, janë të mbrojtur nga variantet aktuale të Covid-it vetëm sepse tashmë janë infektuar.
Dhe shumë të tjerë, sidomos në botën në zhvillim, do të mbeten të pambrojtur nga vaksinat apo ilaçet për një kohë të gjatë deri në vitin 2022. Ky imunitet është fituar nëpërmjet një kostoje të tmerrshme. ?The Economist? ka analizuar vdekjet e tepërta gjatë pandemisë.
Pra vdekshmërinë mbi atë që do të pritej në një vit normal. Vlerësimi ynë më 22 tetor ishte një total prej 16.5 milion vdekjesh në nivel global (me një luhatje nga 10.2 milion në 19.2 milion), e cila ishte 3.3 herë më i madhe sesa numri zyrtar i viktimave.
Një vlerësim i përafërt, sugjeron se këto vdekje janë rezultat i 1.5 miliardë-3.6 miliardë të infektuarve, pra 6 deri në 15 herë më shumë sesa numri zyrtar. Kombinimi i rasteve të reja dhe vaksinimit, shpjegon arsyen pse në Britani mund të zbulohen këtë vjeshtë antitrupa ndaj Covid tek 93 për qind e të rriturve.
Njerëzit janë të prirur ndaj ri-infektimit, dhe siç e tregon Britania, me çdo ekspozim ndaj virusit, sistemi imunitar trajnohet më mirë për ta zmbrapsur atë. Trajtimet e reja dhe fakti që më shumë të rinj po infektohen, shpjegon arsyen pse shkalla e vdekshmërisë në Britani është sot vetëm 1/10 e asaj që ishte në fillim të këtij viti.
Edhe vende të tjera do të ndjekin atë trajektore në rrugën drejt endemisë. E gjithë kjo ende mund të ndryshohet si pasojë e ndonjë variant të ri të rrezikshëm të Covid-19. Virusi po ndryshon vazhdimisht, dhe sa më shumë të jetë në qarkullim, aq më e madhe është mundësia që të shfaqet një lloj i ri infektiv.
Megjithatë, edhe nëse përhapen shumë variantet Omicron dhe Rho, ato mund të mos jenë më vdekjeprurëse sesa Delta. Përveç kësaj, trajtimet ekzistuese ka të ngjarë të mbeten efektive, dhe vaksinat mund të modifikohen me shpejtësi, duke pasur parasysh mutacionet e virusit.
Prandaj, gjithnjë e më shumë njerëz do të vdesin nga Covid-19 për shkak se janë të moshuar ose me imunitet të dobët, sepse janë të pa vaksinuar, apo sepse nuk ka mundësi që të blejnë ilaçet anti-virale. Ndonjëherë njerëzit do të mbeten të pambrojtur, sepse refuzojnë të vaksinohen kur u ofrohet një vaksinë, një dështim ky i edukimit shëndetësor.
Por dozat e vaksinave po vazhdojnë që të grumbullohen nga vendet e pasura, dhe vaksinimi i njerëzve në vendet e varfra mbetet i vështirë. Mjetet e jetesës do të shkatërrohen dhe jo pak jetë do të humbasin, për shkak të mungesës së një vaksine të sigur,t që kushton vetëm disa dollarë. Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende.
Por deri në vitin 2023, ajo nuk do të jetë më një sëmundje kërcënuese për jetën për shumicën e njerëzve në botën e zhvilluar. Ajo do të përbëjë ende një rrezik vdekjeprurës për miliarda njerëz në botën e varfër. Mjerisht e njëjta gjë, është e vërtetë edhe për shumë kushte të tjera. Covid-19 do të jetë në rrugën e duhur për t?u bërë një sëmundje si shumë të tjera.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.economist.com/the-world-ahead/2021/11/08/covid-19-is-likely-to-fade-away-in-2022
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...