Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Nga Paul Roderick Gregory ?The Hill?
Në korrikun e këtij viti, presidenti amerikan Xho Bajden dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ranë dakord që të rivendosin sanksionet në rast se Vladimir Putin do të përdorte gazin rus si ?armë gjeopolitike?.
Ajo marrëveshje përbënte një lëshim në këmbim të heqjes dorë prej Bajden ndaj sanksioneve mbi gazsjellësin?Nord Stream 2?, qëlejoi edhe përfundimin e këtij të fundit. Merkel kishte garantuar tashmë furnizimet e vazhdueshme të gazit nëpërmjet Ukrainës, një premtim ky i dyshimtë nga një politikane që është në largim e sipër nga detyra.
Pavarësisht garancive Bajden-Merkel, Putini është përfshirë në shantazhe të hapura me synim shndërrimin e Evropës në një peng të monopolit rus të gazit ?Gazprom?. Shantazhi i presidentit rus, synon që të imponojë certifikimin e shpejtë të gazsjellësit ?Nord Stream 2?, duke ofruar më pak gaz në Evropë.
Qëllimi përfundimtar i Putin:Shkatërrimi i tregut konkurrues dhe transparent të energjisë të Bashkimit Evropian. Edhe pse Putini po përdor gazin si një armë gjeopolitike, sanksionet e premtuara nga Bajden dhe Merkel nuk po duken gjëkundi, një shembull tjetër ky i mungesës së pafuqisë së politikës së jashtme të presidentit amerikan, si dhe i mbështetjes së palëkundur të Merkelit në të bërit ?si zakonisht biznes? me Rusinë.
Një tjetër vijë kjo e bërë në rërë, që është zhdukur me pak ose aspak paralajmërim. Sipas Direktivës së Komisionit Evropian për Gazin (e cila është zgjeruar enkas për gazin rus), kompanive furnizuese me gaz, u kërkohet që ta shkëpusin prodhimin nga dorëzimi, të lejojnë qasjen e palëve të treta tek gazsjellësi, dhe të bëjnë transparencë me çmimet.
Nëse ?Gazprom?do t?i respektonte vërtet këto rregulla, ai ose duhej të nxirrte në ankand kapacitetin e tij të transportit, ose t?ia dorëzonte atë dikujt tjetër. Po ashtu, kjo kompani duhet që gjysmën e kapacitetit të ?Nord Stream 2? t?ua lërë prodhuesve rivalë,si dhe të bëjë publike tarifat e saj në mënyrë transparente.
Por këto rregulla të Direktivës së Gazit janë të papranueshme për Gazprom. Pasi kjo e fundit nuk është një ndërmarrje tregtare. Përkundrazi, ajo është një ?Ministri e Gazit?, përgjegjëse për politikën e brendshme dhe të jashtme energjetike të Kremlinit. Detyra e saj është të arrijë dominimin e tregut energjitik evropian, përmes kontrollit të trafikut të gazit nga lindja dhe jugu i Evropës.
Me përfundimin e ndërtimit të ?Nord Stream 2?, Rusia hodhi një hap gjigant drejt arritjes së qëllimit të saj për ta dominuar tregun e gazit në Evropë. ?Nord Stream 2? zëvendëson tërësisht rrjetet tradicionale të shpërndarjes përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe Polonisë.
E kombinuar me ?Nord Stream 1? dhe ?South Stream? që ekzistojnë tashmë, Rusia është e gatshme të zërë gati gjysmën e kërkesës për gaz të Evropës. Por loja nuk mbaron këtu. Kjo pasi ?Nord Stream 2? i mungon certifikimi nga entet rregullatore gjermane.
Në raundet paraprake, rregullatorët dhe gjykatat gjermane ia mohuan ?Nord Stream 2? përjashtimin e kërkuar nga Direktiva e Gazit e BE-së. Për më tepër, entet rregullatore dhe gjykatat gjermane duhet të tregojnë se vendimet e tyre janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.
Kremlini e di se Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar ndërtimin e?Nord Stream 2?, ndaj ky duhet të jetë një shqetësim për Vladimir Putin. Çëshja është se nëse Direktiva e Gazit vlen edhe për ?Nord Stream 2?, atëherë Gazprom-it do t?i kërkohet të sillet pjesërisht si një ndërmarrje konkurruese, pavarësisht nga përmasat e konsiderueshme që zë në treg.
Nëse do të gjendej përpara një vendimi të pafavorshëm, Kremlini do të dyfishonte përpjekjet e tij për të shmangur entet rregullatore, dhe do të krijonte një kompani të rreme për të përmbushur kërkesat e shkëputjes, dhe do të futej në një marrëveshje sekrete për t?i larguar vendet e vogla ndaj çdo konsensusi evropian.
Por këto kundërmasa do të kërkonin shumë kohë,ndërkohë që Rusia është në ankth për të çimentuar dominimin e saj në Evropë. Pra ?Gazprom? ka dëshpërimisht nevojë për një përjashtim nga Direktiva e Gazit, dhe në këto kushte është gati të përfshihet në shantazhe të hapura energjetike për të pasur një vendim të favorshëm nga rregullatorët evropianë.
Tani që ka përfunduar ndërtimi i ?Nord Stream 2?, kompania ruse ?Gazprom? ka reduktuar enkas prodhimin dhe shpërndarjen e tij,me qëllim pesëfishimin e çmimit të gazit. Po ashtu, ajo ka kufizuar eksportin e gazit rus përmes Ukrainës. Edhe Moldavia e vogël ka rënë pre e ngacmimeve nga Moska për të mos respektuar rregullat e Direktivës së Gazit.
Putin dhe ?Gazprom? kanë deklaruar se Rusia do ta furnizojë me më shumë gaz Evropën në rast se certifikohet ?Nord Stream 2?. (Në rrethana normale, ky proces nuk do të përfundonte deri në pranverën apo verën e vitit të ardhshëm). Putin i mohon akuzat se po zhvillohet një luftë ku gazi rus po përdoret si një armë.
Ai këmbëngul se Rusia po respekton me besnikëri kontratat e saj afatgjata. Evropa gaboi kur u mbështet tek tregje të tilla,dhe për shkak të ofertës së kufizuar të Rusisë, çmimet po rriten, teksa Evropa po hyn në muajt e saj më të ftohtë.
Pra është më se e qartë se Rusia i ka shpallur luftë institucioneve të tregut të energjisë të BE-së. Mesazhi i Moskës:Në rast se dëshironi apartamente të ngrohta dhe energji elektrike me çmime të arsyeshme këtë dimër, përjashtojeni ?Nord Stream 2? nga rregulloret tuaja.
Nuk është çudi që Rusia po zhvillon një luftë kundër BE-së dhe institucioneve të saj. Pjesa tjetër e Evropës, dhe sidomos Evropa Lindore paralajmëroi se ?Nord Stream 2? do të ishte një mënyrë përmes së cilës Rusiae ka eliminuar transportin e gazit përmes Ukrainës.
?Nord Stream 2? u ndërtua për ta shmangur Ukrainën nga biznesi i transportit të energjisë, dhe për t?i dhënë ?Gazprom? forcën për të diktuar politikën energjetike të Evropës.
Gjermania nuk ka ende njëqeveri e re. Por është e qartë se socialdemokratët do të jenë partneri kryesor në çdo koalicion. Përgjatë viteve të kaluara me Ostpoltik-ën e saj, SPD ka qenë e palëkundur në mbështetje të të bërit ?si zakonisht biznes? me Rusinë.
Shumëkush mund të mendojë se qeveria e re gjermane do ta gjejë një mënyrë për t?u marrë vesh me Putinin për hir të furnizimit të sigurt me energji. Në fakt, promotori kryesor i unitetit evropian, po u thotë partnerëve të tij se kur bëhet fjalë për energjinë secili sheh interesin e tij.
Shënim:Paul Roderick Gregory, profesor i ekonomisë në Universitetin e Hjustonit, dhe studiues në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://thehill.com/opinion/international/579442-where-are-biden-and-merkels-sanctions-against-putins-gas-weapon
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Nga Smriti Mallapaty “Nature”Imagjinoni sikur të keni lindur...
Nga Larry Bell “News Max”Pekini i ka zgjeruar shumë burimet ...
Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Ruse, që ndodhej në gr...
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman “Politico.eu”Është e sigurt...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...