Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman ?Politico.eu?
Është e sigurt të thuhet se bisedimet mbi ndryshimin e klimës në samitin e Gllasgout në Skoci, do të përfundojnë me dështim. Vetëm mos prisni që liderët botërorë ta pranojnë këtë publikisht, kur të përfundojë konferenca pas dy javësh.
Samiti i COP26, që nis të dielën, cilësohet nga vendit organizator Britania, por edhe nga BE-ja, SHBA dhe vende të tjera si takimi për të ?mbajtur gjallë objektin e 1.5?, pra për ta kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.
Në të kundërt, ata paralajmërojnë një të ardhme me stuhi, zjarre, thatësira të gjata dhe valë ekstreme të të nxehtit, që do të jenë gjithnjë e më të rënda dhe potencialisht vdekjeprurëse. ?Që tani po shohim shenjat e Ferrit mbi Tokë. Situata do të jetë shumë e keqe me rritjen
1.5 gradë të temperaturës globale, dhe lëre më pastaj me 2 gradë Celcius?-thotë Tod Shtern, kryenegociatori i ish-presidentit amerikan Barack Obama mbi çështjet e klimës.
Por nuk ka thuajse asnjë shans që liderët e gati 200 vendeve të botës, të cilët do të mblidhen në Skoci, të pranojnë pasojat negative ekonomike dhe politike, për të realizuar ato lloj reduktimesh radikale të emetimeve të gazrave serrë në atmosferë, një hap ky i nevojshëm për ta arritur atë synim.
?Për momentinm nuk ka gjasa që të ndodhë diçka e tillë. Nuk kemi as shenjat e hershme se këtë duan ta bëjnë lojtarët kryesorë?- e pranon Oliver Geden, ekspert mbi ekonominë politike të ndryshimeve klimatike në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Realiteti është se pavarësisht progresit të madh që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit 6 vjet më parë, kufiri prej 1.5 gradë Celsius është tashmë një objektiv që ka marrë formën e një zombi:nuk është gjallë, por as nuk i lejohet të vdesë, pasi ai mbështet një proces të OKB-së që varet të paktën nga disa mendime optimiste, se njerëzimi mund ta shpëtojë veten e vet nga katastrofa.
Teoria është se çdo vit që kalon, vendet po bëhen pak më të bindura se bota po shkon në një drejtim të vetëm, ndaj zvogëlohet dhe frika e lëvizjes i pari. Kjo do të dërgojë një grup mesazhesh konfuze tek miliarda njerëz, të cilëve u është thënë që t?i lidhin shpresat e tyre pikërisht me këtë konferencë.
Pasi folën për samitin COP26 si shansin e fundit për përmbushjen e synimit për ta frenuar rritjen globale të temperaturave në vetëm 1.5 gradë, qeveritë po planifikojnë tashmë të thonë se samiti i radhës i vitit 2022 – me shumë mundësi në Sharm El-Sheik të Egjiptit – do të jetë edhe vendi ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar.
Vendet kanë filluar që të mbrojnë objektivin e 1.5 gradëve. Por disa këshilltarë të qeverive në Evropë, janë duke u përgatitur që t?i shpjeguar publikut pse edhe niveli 1.6 ose 1.7 gradë nuk mund të nënkuptojë një dështim total. Gjithsesi, ata nuk mund të heqin plotësisht dorë nga objektivi fillestar.
Asnjë vend nuk dëshiron ta pranojë se po i dërgon drejt katastrofës shtetet e vogla ishullore, apo territoret që janë të prirura të vuajnë nga thatësira. Por në mesin e shpresës dhe tradhtisë, ka edhe faje konkrete. Kështu Perëndimi ka akuzuar vendet në zhvillim, sidomos ato më të mëdha si Kina, India dhe Indonezia, se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ulur emetimet e tyre.
Ndërkohë emetuesit e mëdhenj dhe vendet më të varfra në zhvillim, fajësojnë vendet e pasura se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur emetimet e tyre, apo pse nuk japin mjaftueshëm para për t?i ndihmuar më të varfrit të përballen me ndryshimet klimatike, duke kaluar nga ekonomitë tradicionale ndotëse, tek ato të energjisë së rinovueshme dhe miqësore me mjedisin.
Në fakt çështja e ndihmës financiare, është ajo që ndan më shumë vendet në këtë samit. Vendet e pasura u zotuan të ofrojnë deri në vitin 2020, 100 miliardë dollarë në vit për programet kundër ndryshimit të klimës. Por tani thonë se nuk do ta arrijnë këtë objektiv deri në vitin 2023.
Pa para të gatshme, disa vende në zhvillim nuk janë të gatshme të bëjnë asgjë për të ndalur emetimet e tyre ndotëse në atmosferë. Në samitin e liderëve të G20-ës gjatë kësaj fundjave në Romë, qeveria italiane do t?u kërkojë të gjitha vendeve të nënshkruajnë një pakt për të hequr gradualisht dorë nga qymyri, dhe për t?u angazhohen në politika që i përmbahen këtij qëllimi.
Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, përcaktoi 2 synime në raport me temperaturën; mbajtjen nën 2? të ngrohjes globale, ndërkohë që ?bëhen përpjekjet? për ta ndalur rritjen në 1.5 gradë. Por ndërsa shkencëtarët thonë se qëllimi më i ulët është dukshëm më pak katastrofik, nxitja për ta bërë atë ambicie një temë qendrore, po përballet me rezistencë.
Njëzet e katër ministra nga Kina, India dhe vende të tjera të mëdha në zhvillim, kanë bërë publike një deklaratë pak përpara bisedimeve, duke u shprehur kundër çdo lloj përpjekjeje për të ?ndryshuar objektivat? e Marrëveshjes së Parisit.
?Nëse të pasurit duan të ndjekin një mirazh, ata duhet të ulin më shpejt sesa planifikojnë aktualisht emetimet e tyre?- tha Rajani Rashmi, ish-negociatori kryesor i Indisë për klimën, duke shtuar:?Duam apo s?duam, në çdo lloj skenari ne e kemi arritur tashmë tavanin e 1.5 gradëve?.
Dhe matematika, historia dhe politika, tregojnë se ai ka të drejtë. Xhejms Hansen, ish-shkencëtari i NASA-s, provat e të cilit në Kongresin Amerikan në vitin 1988, u konsideruan si një pikë referimi për ndërgjegjësimin e publikut, se emetimet e gazrave serrë po e ngrohnin Tokën në mënyrë të rrezikshme, është shprehur se ngadalësia e qeverive për të vepruar, dhe gazet serë që ndodhen tashmë në atmosferë, e bëjnë ?të paarritshëm? objektivin që ngrohja të ndalet në 1.5 C.
Studiues të tjerë, si Piers Forster, pretendojnë se ?rritja e temperaturës globale mund të kufizohet ende në 1.5 gradë?. Por aktualisht nuk ka asnjë tregues, se është duke u zhvilluar një plan i tillë shpëtimi.
Perspektiva e zymtë për takimin e nivelit të lartë COP26, i detyrohet kryesisht rezultatit që është ?gatuar? shumë kohë përpara se delegatët të shfaqen në Gllasgou. Shumica e vendeve kanë treguar tashmë se sa pak të gatshëm janë për të çuar përpara bisedimet, dhe se premtimet aktuale përfshijnë ngrohjen globale në nivelin 2.7 gradë Celsius.
https://www.politico.eu/article/why-the-cop26-climate-summit-wont-save-the-planet/
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...