Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
?The Arab Weekly?
Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të dëbuar nga Ankaraja ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe 9 vendeve të tjera perëndimore, për shkak të kërkesës së tyre për lirimin e filantropit Osman Kavala, ka të ngjarë që të krijojë çarjen më të thellë midis Turqisë dhe Perëndimit në 19 vitet e Erdoganit në pushtet.
Kavala, një kontribues në shumë organizata të shoqërisë civile, ndodhet në burg prej 4 vjetësh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare turke në vitin 2013, si dhe për përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.
Ai ka mbetur që nga ajo kohë në paraburgim. Gjyqi ndaj tij vazhdon, teksa Kavala i i mohon akuzat që rëndojnë mbi të. Në një deklaratë të përbashkët të bërë më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara kërkuan një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Osman Kavalës dhe për ?lirim të menjëhershëm të tij?.
Pas këtij qëndrimi, ambasadorët u thirrën me urgjencë nga ministria e jashtme turke, e cila e etiketoi ?të papërgjegjshme? deklaratën e tyre. ?I dhashë urdhrin e nevojshëm Ministrit tonë të Jashtëm, duke i thënë se çfarë duhet bërë. Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë persona non grata (të padëshirueshëm)?- deklaroi Erdogan në një fjalim që mbajti të shtunën në qytetin veriperëndimor Eskisehir.
?Ata duhet ta njohin dhe kuptojnë Turqinë. Dhe ditën që nuk do ta njohin dhe kuptojnë atë, do të largohen nga ky vend ?- tha ai para një turme që brohoriste me entuziazëm. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, shtoi se ishte në dijeni të raporteve dhe po kërkonte të dhëna më të detajuara nga Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Erdogan ka konfirmuar më herët se ka në plan të takohet me presidentin amerikan Xho Bajden në një samit të ekonomive kryesore të Grupit të 20 (G20) që do të mbahet në Romë fundjavën e ardhshme.
Një burim diplomatik tha se de-përshkallëzimi i situatë është i mundur, duke qenë se Turqia e ka bërë tashmë shumë të qartë qëndrimin e saj, dhe duke pasur parasysh pasojat e mundshme diplomatike nga një lëvizje e tillë përpara samitit të G20, dhe samitit të klimës së OKB-së në Glasgou të Skocisë, që nis punimet në fund të këtij muaji.
?Ambasadave nuk është dhënë asnjë udhëzim se si të veprojnë?s- theksoi burimi, duke shtuar se ka të ngjarë që të hënën të merret një vendim mbi këtë çështje në mbledhjen e radhës së qeverisë turke. Ndërkohë edhe Norvegjia tha se ambasada e saj nuk kishte marrë asnjë njoftim nga autoritetet turke.
?Ambasadori ynë nuk ka bërë asgjë që të sjellë një dëbim?- tha zëdhënësi kryesor i ministrisë, Trude Maseide, duke shtuar se Turqia ka dijeni të plotë mbi pikëpamjet e Norvegjisë. ?Ne do të vazhdojmë t?i bëjmë thirrje Turqisë që të respektojë standardet demokratike dhe sundimin e ligjit, për të cilin ky vend është angazhuar sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?- thotë Maseide.
Ministria e Jashtme e Zelandës së Re, tha të dielën se nuk do të komentonte derisa të dëgjonte ?ndonjë gjë zyrtarisht dhe përmes kanaleve zyrtare?, duke shtuar në një deklaratë të shpërndarë me e-mail se ?Zelanda e Re i vlerëson marrëdhëniet e saj me Turqinë?.
Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur me akuzat për organizimin e protestave që degraduan në dhunë në vitin 2013 në Turqi. Por vendimi u rrëzua këtë vit, dhe u kombinua me akuzat në lidhje me tentativën për grushtin e shtetit të vitit 2016.
Grupimet e të drejtave të njeriut, thonë se rasti i tij është simbol i goditjes ndaj disidencës nga ana e presidentit Erdogan. Gjashtë nga vendet e përfshira janë anëtarë të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, shkroi në Tëitter:?Dëbimi i 10 ambasadorëve, është një shenjë e një zhvendosjeje të qeverisë turke drejt autoritarizmit. Ne nuk do të frikësohemi. Liri për Osman Kavalën!?.
Ministri i Jashtëm danez, Jepe Kofod, tha se ministria e tij nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar, por ishte në kontakt me miqtë dhe aleatët e saj. ?Ne do të vazhdojmë të ruajmë vlerat dhe parimet tona të përbashkëta, të cilat shprehen edhe në deklaratën tonë të përbashkët?- tha ai në një deklaratë.
Ndërkohë një burim në Ministrinë e Jashtme gjermane, tha gjithashtu se 10 vendet po konsultoheshin me njëri-tjetrin, se si do të reagojnë ndaj kësaj lëvizjeje. Osman Kavala deklaroi të premten se nuk do të merrte më pjesë në gjyqin e tij, pasi pas komenteve të fundit nga Erdogan, është praktikisht i pamundur zhvillimi i një gjyqi të drejtë.
Erdogan deklaroi të enjten se ambasadorët në fjalë, nuk do të guxonin kurrsesi të lironin ?banditë, vrasës dhe terroristë? në vendet e tyre. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje 2 vjet më parë për lirimin e menjëhershëm të Kavalës, duke thënë se nuk kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte kryer një vepër penale, dhe duke theksuar se paraburgimi i tij synonte që t?i mbyllte gojën.
Ajo lëshoi ??një deklaratë të ngjashëm këtë vit mbi rastin e Selahatin Demirtash, ish-kreut të Partisë Demokratike të Popullit (HDP), pro-kurde, që mbahet në burg prej gati 5 vjetësh. Këshilli i Evropës, që mbikëqyr zbatimin e vendimeve të KEDNJ -së, ka deklaruar se nëse nuk lirohet Kavala do të fillojë marrjen e masave kundër Turqisë. Seanca e radhës për gjyqin ndaj Kavala është më 26 nëntor.
https://thearabweekly.com/erdogans-decision-expel-ten-foreign-envoys-likely-widen-rift-west
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...