Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Ezgi Toper ?TRT World?
Policia në Gjermani, Itali dhe Bullgari kreu së fundmi një operacion të sinkronizuar në 46 godina për të gjetur gjurmë dhe lidhje të mundshme me një nga grupet më të mëdha mafioze në botë, Ndrangheta. Policia gjermane konfirmoi se bastisjet ishin pjesë e një hetimi nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian.
Edhe pse organizata kriminale italiane ka ekzistuar që nga fundi i shekullit XVIII-të, ky grupim ka pushtuar kohët e fundit titujt e mediave ndërkombëtare. Më 13 janar të këtij viti, 355 anëtarë të dyshuar të kësaj organizate si dhe zyrtarë të korruptuar u akuzuan për një sërë krimesh, përfshirë trafikun e drogës, lidhjet me mafian, vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, zhvatje, zbulim të sekreteve zyrtare dhe shpërdorim detyre.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga policia italiane në dhjetorin e vitit 2019, gjatë një operacioni të drejtuar nga prokurori italian Nikola Grateri. Ky ?maksi-proces? i ri po zhvillohet aktualisht në rajonin jugor të Italisë, në Kalabri, ku e ka edhe origjinën ky grupim i njohur kriminal.
Ai përfshin më shumë se 900 dëshmitarë dhe pritet të zgjasë edhe 2 vite të tjera. ?Disney Plus? tërhoqi akoma më shumë vëmendje rreth këtij gjyqi në fillim të këtij muaji, kur njoftoi realizimin e një serie dokumentarësh investigativë, që do të hedhin dritë mbi historinë e Ndrangheta-s.
Sipas një studimi të institutit kërkimor ?Demoskopika? në vitin 2014, Ndrangheta, vlerësohet se fiton deri në 60 miliardë dollarë në vit, pra më shumë se Deutsche Bank dhe McDonald?s të marra së bashku.
Sa për të bërë një krahasim tjetër, të ardhurat e saj vjetore janë më shumë se PBB-ja e vendeve si Jordania, Libani dhe Uruguai. Më shumë se gjysma e të ardhurave të tyre vijnë nga tregtia e kokainës në Evropë, nga e cila mendohet se kontrollojnë më shumë se 80 për qind sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP).
Krahas drogës, ajo është e njohur për disa skema kriminale që përfshijnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal me vlerë miliona dollarë, mashtrimin, zhvatjen, korrupsionin e nivelit të lartë dhe trafikimin e njerëzve dhe armëve në të gjithë globin.
Ndrangheta është një fjalë me origjinë greke, dhe mendohet se do të thotë ?shoqëri e burrave të nderit?.Ironia e këtij termi nuk i ka shpëtuar as studiuesve të mafias siç është edhe gazetarja gjermane Petra Reski. Reski, e njohur për librat e saj kundër mafias, e cila thotë për TRT World, se krimet e shumë përhapura të pastrimit të parave të organizatës na prekin të gjithëve, por shumë shpesh ato nuk kontrollohen.
?Për shembull një kontraktor gjerman, e di shumë mirë se nën-kontraktorët (të ngjashëm me mafiozët) që ai zgjedh nuk e kryejnë punën me mjete të ligjshme. Por ai i zgjedh gjithsesi sepse mund të fshihet pas argumentit se zgjodhi ?ofertën më të lirë?-thotë Reski, autore e librit ?Mafia. Një histori e kumbarëve, picerive dhe priftërinjve të rremë?, dhe disa librave të tjerë të njohur.
Ky grupim kriminal e ka origjinën në Kalabri, dhe është shumë i lidhur me traditat dhe zakonet e këtij rajoni. Një zyrtar amerikan tha dikur ?në rast se nuk do të ishte pjesë e Italisë, Kalabria do të ishte një shtet i dështuar? në një kabllogram konfidencial të vitit 2008 të bërë publik nga WikiLeaks në vitin 2011.
Diplomati e bëri këtë koment në lidhje me korrupsionin dhe paligjshmërinë e përhapur në rajon për shkak të Ndrangheta-s. Ndërsa të gjitha grupimet mafioze në Itali janë të interesuara për pushtet dhe fitime, Ndrangheta është një grup kriminal tradicional, thotë për TRT World dr.Ana Sergi, pedagoge e kriminologjisë në Universitetin Eseks në Britani.
?Ritualet e anëtarëve të saj tingëllojnë si rituale të vjetra masonike. Secila gradë ka ritualet e saj, dhe bashkëpunëtorët bëjnë betime me gjakun e tyre dhe me përsëritjen e formulave të vjetra të betimit?- thekson Sergi. Ligji italian e klasifikoi Ndrangheta-n si mafia në vitin 2010, por grupi ishte bërë shumë i njohur në Itali shumë më herët, pas një serie rrëmbimesh në vitet 1980-1990, ku një prej tyre ishte edhe nipi i manjatit të naftës Xhon Pol Geti.
Në vitin 2007, organizata bëri bujë ndërkombëtarisht pas vrasjes së 6 anëtarëve të klanit rival në Duizburg të Gjermanisë, si pjesë e një grindjeje të vazhdueshme midis familjeve nga San Luka e Kalabrisë. Ndonjëherë grupi konsiderohet si një organizatë e vetme.
Në fakt, përbëhet nga shumë klane më të vogla, ose ?ndrina?, që operojnë nën një ?strukturë të bazuar në familje, të ngjashme me rrjetin?.Struktura mund të ndahet përafërsisht në dy pjesë kryesore, Crimine, i njohur si këshilli suprem i organizatës, dhe Mandamenti, të cilat përbëhen nga klane familjare rajonale, ndrinat.
Çdo ?ndrinë? mbikëqyr operacionet e saj lokale, dhe përbëhet kryesisht nga mbi 50 anëtarë.
Klanet e rëndësishme janë të përfaqësuara në baza të barabarta, duke e bërë Ndranghet-an më pak të prekshme nëse arrestohen bosët e saj kryesorë,shpjegon Reski.
?Në dallim nga organizatat e tjera mafioze, ato mund të formojnë gjithashtu celula vendore, të ashtuquajturat ?locali?. Ky është për ta një avantazh i madh logjistik. Ndrangheta përfiton më tej nga këto klane më të vogla, por edhe nga klane më të reja që mund të pretendojnë se kanë lidhje me Ndrangheta-n, për t?u pranuar në tregjet globale të narkotikëve apo për t?u respektuar si gangsterë të fuqishëm?- thotë Sergi.
Ky rrjet kriminal ka një aftësi mbresëlënëse për të riprodhuar të njëjtën hierarki dhe sistem operacional edhe jashtë vendit. EUROPOL e quajti dikur këtë strategji ?kolonizimi? i huaj, duke theksuar se ai e dallon Ndrangheta-n nga grupet e tjera të tipit mafioz.
Që nga vitet 1950, Ndrangheta është përhapur drejt Italisë Veriore. Sot, aktivitetet e tyre shtrihen në të gjithë globin, duke pasur shtrirje në të paktën 31 vende të tjera, gjë që i bën ata shumë më të fuqishëm se mafia famëkeqe Cosa Nostra, por çuditërisht më pak të famshëm.
?Ndrangheta është mafia e vetme e pranishme në të gjitha kontinentet?- u deklaroi Grateri gazetarëve në Romë në vitin 2018.Nga të gjitha vendet, Toronto thuhet se është qyteti me bazat më të shumta të Ndrangheta-s. Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se vende si Kanadaja nuk kanë një legjislacion tipikanti-mafia sa Italia, gjë që e bën shumë sfiduese nxjerrjen në gjyq të krimit të organizuar.
Ish-bosi i Ndrangheta-s, Xhuzepe Kosta, deklaroi në një intervistë për mediat se për shkak të këtyre dallimeve në të drejtën ndërkombëtare, organizata mund të riprodhojë ?pikërisht të njëjtën strukturë organizative? në Kanada ashtu si në Kalabri. ?Është tamam si një kancer. Kjo do të thotë se Kanadaja është e sëmurë?- tha Kosta.
Reski shprehet për TRT World se ligjet anti-mafia janë vonuar prej kohësh.?Mafia italiane ka qenë në gjendje të përhapet në të gjithë Bashkimin Evropian gjatë 4 dekadave të fundit pa hasur ndonjë pengesë të madhe. Gishti është drejtuar vetëm nga Italia. Edhe pse për shembull Gjermania, është një parajsë shumë më e madhe e pastrimit të parave të mafias italiane?- shtoi ajo.
Në vitin 2020, Interpoli nisi zbatimin e Nismën së Bashkëpunimit Ndërkombëtar kundër Ndrangheta (I-CAN), një plan global 3-vjeçar për të çmontuar rrjetet dhe operacionet e Ndrangheta-s.I financuar nga Departamenti Italian i Sigurisë Publike, I-CAN synon të rrisë ndërgjegjësimin global për Ndrangheta-n, të kuptojë mënyrë e veprimit të saj dhe të ndajë informacionet me vendet e tjera të prekura.
I-CAN përfshin bashkëpunimin e Italisë dhe 10 vendeve të tjera, midis të cilave Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Kanadanë dhe Australinë. Forcat Gjyqësore dhe Policore Evropiane gjithashtu u koordinuan në një operacion të përbashkët si pjesë e operacionit ?Pollino? për të goditur klanet mafioze të Ndrangheta-s, që kishin qenë në lëvizje që nga viti 2016.
Operacioni përfshiu qindra policë, prokurorë dhe hetues, dhe ishte më i madhi i këtij lloji deri më sot në Evropë. Në dhjetor 2018, ata arrestuan 84 të dyshuar në Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Ndërkohë në majin e këtij viti, operacioni shpalli një tjetër sukses duke arrestuar 31 të dyshuar si pjesëtarë të Ndrangheta-s në Itali dhe Gjermani, teksa identifikoi
65 të dyshuar të tjerë. Por sesa efektive do të jetë beteja ndërkombëtare kundër Ndrangheta-s brutale, kjo mbetet për t?u parë./Përshtatur nga CNA.al
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...