“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Nga Matt Bennett ?The Conversation?
?Squid Game?, suksesi më i fundit i platformës kinematografike?Netflix?, ka vendosur rekorde të reja të shikueshmërisë, dhe ka nxitur një mori komentesh, memesh dhe një panik moral për dhunën në ekran. Seriali nis me 456 konkurrentë që garojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.
Në lojë është një çmim shumë i madh në para, që rri pezull mbi kokat e garuesve në fjetoren e tyre. Njerëzit që angazhohen në këto lojëra janë të varfër, dhe të zhytur në borxhe. Disa vuajnë nga varësia ndaj lojërave të fatit, të tjerë janë viktima të dhunës së bandave, dhe disa përballen me kërcënimin e dëbimit nga shtëpitë e tyre.
Ky dëshpërim i shtyn ata të rrezikojnë jetën e tyre që të fitojnë paratë që rrinë pezull mbi kokat e tyre.?Squid Game? funksionon pa dyshim si një satirë e pabarazisë materiale
në Korenë e Jugut. Ky problem ka arritur në pikën që aktualisht po merren në konsideratë politika relativisht radikale nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vendit 2022, përfshirë të ardhurat bazë universale, dhe një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit ligjor.
Por edhe pse kritika sociale e ?Squid Game? synon haptazi pabarazinë ekstreme, satira e saj është më efektive kur godet një parim që ka shërbyer për të mbështetur, justifikuar dhe përjetësuar një pabarazi të tillë. ?Squid Game? është ndoshta në më të mirën e tij, kur shihet si një kritikë ndaj meritokracisë.
Meritokracia është sot një temë e nxehtë debati. Një numër i madh studimesh kritike të kohëve të fundit nga sociologë, ekonomistë dhe filozofë, janë përqëndruar mbi rolin që luan meritokracia në legjitimimin e niveleve të pabarazisë me të cilat përballemi sot.
Neve na është shitur ideja se një shoqëri meritokratike, do të ishte një vend ku mirëqenia jonë materiale nuk përcaktohet nga klasa, raca apo gjinia, por nga një kombinim i aftësive dhe përpjekjeve tona. Meritokratët besojnë në konkurrencën e ndershme sociale, një fushë loje e barabartë dhe shpërblime për ata që janë të talentuar dhe që punojnë fort për t?u ngjitur në hierarkinë shoqërore.
Por në një shoqëri konkurruese, jo të gjithë mund të fitojnë. Ana e errët e meritokracisë, është se ajo justifikon pabarazinë, me arsyetimin se më të pasurit e kanë fituar vetë pozicionin e tyre, dhe me nënkuptimin se edhe ata që janë në pozitat më të dobëta e meritojnë fatin e tyre.
Dhe kur njerëzit janë të bindur se shoqëria e tyre është vërtetë meritokratike, bëhet shumë më e vështirë rezistenca politike ndaj pabarazisë. Premtimet politike të meritokracisë arritën kulmin në vitet 1980 dhe 1990, dhe janë zbehur që nga kriza financiare globale e
vitit 2008, bashkë me optimizmin ekonomik që ndihmoi për ta bërë të besueshme meritokracinë.
E megjithatë, meritokracia vazhdon që të shoqërojë politikën bashkëkohore. Për shembull, vetëm vitin e kaluar fushata e zv/presidentes amerikane Kamala Harris, përfshiu deklaratën se të gjithë mund të ?jenë në pozita të barabarta dhe të konkurrojnë në baza të barabarta?.
Dhe disa të dhëna tregojnë se një pjesë në rritje e publikut, vazhdon të besojë se jeton në një meritokraci. Por problemi me premtimet e kaluara për meritokraci, është se ato kanë rezultuar ose të rreme, pasi ne nuk përfitojmë asnjëherë meritokraci, ose boshe, sepse meritokracia nuk na jep vërtet atë që shpresojmë. ?Squid Game? nxjerr në pah të dyja anët.
Në zemër të konkurrencës së ?Squid Game?, është një kod moral që sipas figurës së errët që drejton lojën, u ofron garuesve një mundësi që nuk është në dispozicion jashtë kësaj loje. Sipas vetë fjalëve të tij:?Këta njerëz vuajtën nga pabarazia dhe diskriminimi në botën atje jashtë, dhe ne u ofrojmë atyre një shans të fundit për të luftuar në pozita të barabarta dhe për të fituar?.
Nuk është habi që realiteti i konkurrencës së ?Squid Game?, nuk e arrin idealin e tij meritokratik. Shpresa për një fushë loje me rregulla të barabarta,sabotohet nga të njëjtët faktorë socialë që e korruptojnë shoqërinë konkurruese edhe jashtë lojës.
Forma e fraksioneve; gratë shmangen; lojtarët e moshuar braktisen. Një nga skenat e ?Squid Game?, është ajo kur një personazh mban një tjetër për të mos e lënë të rrëzohet, të humbasë lojën dhe në këtë mënyrë të qëllohet për vdekje.
Lojtari i vetëm i lojës që nuk është korean, Ali Abdul, është në fillim i mbrojtur, më pas tradhtohet, dhe në fund shfrytëzohet. Në lojën e parë, ai mban Seong Gi-hun, protagonistin e serialit, në një metaforë vizuale mbresëlënëse për varësinë e zhvillimit të vendeve të zhvilluara nga krahu i lirë i punës së emigrantëve të huaj. Jo të gjithë kanë një shans të drejtë për të fituar.
Por a tregon padrejtësia që vërehet tek ?Squid Game?,se konkurrenca është e padrejtë? A do të zhdukej tmerri, nëse konkurrentët do të garonin vërtet ?në pozita të barabarta???Squid Game? mund të jetë krejtësisht meritokratik, dhe në të njëjtën kohë krejtësisht pervers.
Ai përshkruan një garë ku fituesi rrëmben gjithçka, ku vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve do të fitojnë para, dhe ku ndryshimet e papërfillshme në performancën e duhur mund të bëjnë dallimin midis suksesit dhe dështimit, dhe bashkë me të edhe ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.
Krahasojeni këtë me tregjet e polarizuara të punës të vendeve si SHBA, ku vendet e punës me të ardhura mesatare, janë zëvendësuar nga një numër i vogël rolesh me të ardhura të larta për fituesit, dhe me punë gjithnjë e më pak të paguara për ata që kanë mbetur prapa.
Në realitet, edhe shoqëritë që kanë përqafuar meritokracinë e vërtetë si SHBA-ja, kanë krijuar megjithatë pak mundësi për të fituar, ndërsa humbja lë të zhytur në varfëri dhjetëra miliona njerëz.?Squid Game? është gjithashtu një garë, në të cilën detyrohen të luajnë më të varfrit e shoqërisë.
Megjithëse rregullat e lojës i lejojnë lojtarët që të zgjedhin ta braktisin atë në çdo kohë – madje organizatorët lejojnë një votim demokratik nëse duan që të vazhdojnë të luajnë ose jo- mjerimi që i pret jashtë lojës, e bën atë zgjedhje aspak të vërtetë.
Fituesi merr gjithçka, humbësit vdesin, dhe pjesëmarrësit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të luajnë. Meritokracia radikale e ?Squid Game?, është një version i karikaturuar i pabarazive që janë shfaqur në shoqërinë konkurruese. Por ajo gjithashtu pasqyron vetëm në formë të ekzagjeruar, rreziqet e meritokracive të rreme dhe atyre të vërteta, që aktualisht kanë zënë në kurth miliona njerëz në mbarë botën.
https://theconversation.com/why-squid-game-is-actually-a-critique-of-meritocracy-170311
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...