“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Nga Michael Rubin?19 FortyFive?
Në fjalimin e tij të parë madhor mbi politikën e jashtme si president, Xho Bajden deklaroi: ?Amerika është rikthyer, diplomacia është rikthyer!?. Ishte një retorikë e mirëpritur. Por dy episode të neglizhencës diplomatike, mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e Evropës për dekadat e ardhshme.
Vendimi i parë ishte i profilit të lartë. Ndërsa Bajden nisi të ndryshojë disa nga politikat e paraardhësit të tij, ai hoqi sanksionet e SHBA-së mbi gazsjellësin ?Nord Stream II?, duke dhënë mundësinë përfundimit të tij dhe qenien gati për të nisur nga puna.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ambiciet strategjike të Rusisë në Evropë, pasi i dha mundësi presidentit rus Vladimir Putin që të shantazhojë të gjitha vendet evropiane që janë bërë të varura nga gazi rus, dhe të ndëshkojë vende si Ukraina duke i shmangur si rrugë tranziti për transportin e gazit të saj.
Goditja e dytë për sigurinë e Evropës, erdhi vetëm muajin e kaluar, dhe kaloi kryesisht pa shumë vëmendje. Në pamje të parë, Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit e nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij grek Nikos Dendias, ishte një triumf.
Marrëveshja çimenton bashkëpunimin relativisht të ri dypalësh (në krahasim me atë të NATO-s) në fushën e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Greqisë. Në vend se të rinovohetçdo vit ky bashkëpunim, marrëveshja e re zgjat 5 vjet, me opsionin e një zgjatje më të madhe në kohë.
Po ashtu pakti parashikon shtimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe një bashkëpunim më të madh midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, në prapaskenë Bajden e hodhi topin në fushën tjetër. Ngjashmëritë mes Putinit dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë më të mëdha se sa dallimet midis tyre.
Që të dy refuzojnë statuskuonë, flasin për rishikimin e kufijve të tyre të njohur, fajësojnë Perëndimin për humbjen e madhështisë së dikurshme, dhe synojnë të provokojnë kriza rajonale si një mënyrë për ta shpërqendruar publikun nga keq-menaxhimi i ekonomisë në vend.
Gjatë viteve të fundit, ndërsa Rusia ka rrëmbyer disa territore nga Gjeorgjia dhe Ukraina, Turqia ka dërguar trupa në Siri, Irak dhe Nagorno-Karabakh; e ka shkelur statuskuonë në Qipro, ka pretenduar caktimin e një kufiri detar me Libinë në dëm të vendeve që ndodhen midis,dhe ka kërcënuar ishujt grekë në detin Egje.
Dobësia e Perëndimit, e shfaqur qoftë në diplomaci apo jo, vetëm sa e inkurajon Erdoganin për sulme të mëtejshme. Ndërsa rëndësia strategjike dhe ekonomike e Mesdheut Lindor po rritet gjithnjë e më shumë, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pak infrastrukturë logjistike. Prania e SHBA-së në bazën ajrore të Incirlikut në Adana të Turqisë është e dobët. Marina amerikane e ka shfrytëzuar prej kohësh Gjirin e Sudës në Kretë, por prania tjetër e saj në rajon është e re:Ushtria amerikane ka tashmë një prani të vogël në kampin Georgulas në Volos.
Vetëm në dy vitet e fundit, ushtria amerikane dhe marinsat kanë kryer stërvitje të përbashkëta me homologët e tyre grekë në vargmalin Litokoro rrëzë malit Olimp. Marrëveshja SHBA-Greqi e tetorit 2019, i dha gjithashtu qasje Shteteve të Bashkuara në bazën e Aleksandropolisit.
Me përjashtim të Gjirit të Sudës, që është thuajse 400 milje larg Turqisë, bazat që përdorin Shtetet e Bashkuara janë të gjitha në Greqinë kontinentale dhe e lënë Egjeun të ekspozuar. Qeveria greke shpresonte që ta korrigjonte këtë detyrim strategjik, por ekipi i sigurisë kombëtare të Xho Bajdenit e bindi se vendosja e amerikanëve në ishullin Skiros, siç kërkoi Greqia, do ta zemëronte akoma më shumë Turqinë.
Kjo është një marrëzi. Skiros gjendet në Egjeun qendror, i pozicionuar shumë mirë për të mbrojtur ishujt e tjerë dhe burimet e tyre, por jo kërcënues për Turqinë. Ndërsa Greqia nuk kërkoi zyrtarisht praninë amerikane në Limnos, Athina do të ishte pajtuar gjithashtu me një prani të vogël atje.
Prania amerikane në Skiros dhe Limnos do të pengonte agresionin turk jo vetëm kundër Greqisë, por edhe më gjerësisht kundër Qipros, Izraelit, Egjiptit, Libisë dhe shteteve të tjera bregdetare të Mesdheut Lindor. Por të dyja vendet janë gjithashtu vendimtare për monitorimin e trafikut përmes ngushticave në Detin e Zi.
Diplomacia kërkon besueshmëri. Aleatët si Greqia duhet të besojnë se Amerika është në krah të tyre, ndërsa kundërshtarët si Turqia dhe Rusia duhet të kuptojnë se Shtetet e Bashkuara kanë infrastrukturën e duhur ushtarake për të ndjekur strategji të tjera, nëse këto të fundit e refuzojnë diplomacinë si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Mjerisht, Bajden është tërhequr nga kjo qasje. Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit ishte sigurisht një hap pozitiv, por refuzimi i dislokimit në Skiros e minon potencialin e saj më të madh.
Në rast se Bajden dëshiron vërtet që diplomacia të ketë sukses, ai duhet t?u japë përparësi interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj më të afërt mbi shqetësimet për kundërshtimet e shteteve që po e kërcënojnë rendin rajonal. Fatkeqësisht, si nga veriu ashtu edhe nga jugu, instinktet e gabuara të presidentit Bajden kanë minuar demokracitë e Evropës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
How Joe Biden Has Undermined Europe?s Democracies
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Nga Smriti Mallapaty “Nature”Imagjinoni sikur të keni lindur...
Nga Larry Bell “News Max”Pekini i ka zgjeruar shumë burimet ...
Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Ruse, që ndodhej në gr...
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman “Politico.eu”Është e sigurt...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...