Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Ruse, që ndodhej në grahmat e fundit, policia sekrete Carit, Okhrana, po punonte pa pushim duke zbuluar komplote për vrasje, duke arrestuar revolucionarë, si dhe duke mbajtur nën vëzhgim personazhet më të rrezikshëm.
Një emër që ishte shpesh në vëmendjen e tyre ishte Josif Visarionoviç Xhugashvili, një burrë gjeorgjian që thirrej me shumë emra:?Soso? nga familjarët, ?Koba? nga miqtë e tij, ?Shitësi i Qumështit? në raportet e koduara të Okhrana-s, dhe me shumë nofka të tjera në letrat që shkruante.
Duke nisur nga viti 1912, ai nisi ta quante veten Josif Stalin, dhe u bë për 30 vjet diktatori brutal i Bashkimit Sovjetik. Sigurisht që Okhrana po vëzhgonte njeriun e duhur. Që në vitin 1901, kur Stalini 23-vjeçar po fillonte karrierën e tij, ai kishte nisur që të identifikonte spiunët e Okhrana-s, dhe nuk kishte frikë t?i lyente duart me gjak.
Stalini ishte i përfshirë rregullisht në greva, demonstrata të dhunshme, ndërsa provokonte trazira në mesin e klasës punëtorëve. Kjo lloj sjellje e çoi atë në burg në vitin 1902, dhe internim në vitin 1903, nga i cili u arratis për t?u bashkuar me Partinë Bolshevike që sapo ishte formuar.
Ai do të arrestohej edhe 6 herë të tjera deri në vitin 1913, teksa dënimet e buta ndaj tij nxitën shpeshherë akuzat se ai ishte një agjent provokator ose një spiun i policisë sekrete të Carit. Edhe pse dështoi në misionin e saj për të parandaluar revolucionin, Okhrana, e krijuar si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Car Aleksandrit II në vitin 1881, pati një sukses të konsiderueshëm në infiltrimin tek grupimet e fshehta, në arrestimin e revolucionarëve dhe në ngadalësimin e valës së pashmangshme të revolucionit, që solli edhe shembjen e Perandorisë Ruse në vitin 1917.
Një nga taktikat e suksesshme të përdorura nga Okhrana-s ishte përdorimi i agjentëve të dyfishtë dhe spiunëve, që merrnin jo vetëm informacione, por edhe përhapnin paranoja dhe mosbesim. Në shumë raste një komplot do të sabotohej në momentin e fundit, kur do të ndërhynin befas agjentët e Okhrana, të cilët nisin të kryenin arrestime.
Vitet e para të Partisë Bolshevike, ishin shumë të tensionuara. Stalini i impresionoi drejtuesit e lartë bolshevike me punën e tij në Baku (në Azerbajxhanin e sotëm) dhe Tiflis (sot Tbilis në Gjeorgjinë e sotme, në atë kohë të dyja pjesë e Perandorisë Ruse), dhe ai mbante kontakte të rregullta me ta.
Roli i tij rreth vitit 1908, ishte të garantonte mbështetjen e masave, të përhapte propagandën bolshevike, dhe të mblidhte para për partinë. Por ai ishte gjithashtu në krye të inteligjencës dhe kundërzbulimit rreth vitit 1908, të paktën në rajonin e Baku/Tiflisit. Dhe një pjesë e madhe të kohës në atë periudhë, e kaloi duke u marrë me agjentët dhe oficerët e mundshëm të Okhrana-s.
Ndonjëherë ata ishin simpatizantë të kauzës bolshevike, herë të tjera donin thjesht para. Ndodh shpesh që një njeri që ngatërrohet në taktika të tilla, përfundon vetë si i akuzuar si agjent dhe kjo ndodhi edhe me Stalinin. Ai ishte shumë i kujdesshëm në mbrojtjen e burimeve të tij të informacionit.
Ai e dinte se zbulimi i tepërt do të zbulonte informatorët e tij, dhe do t?i vinte në rrezik ata dhe partinë e tij. Dhe kjo fshehtësi bëri që disa të nisnin të dyshonin. Kishte raste kur Soso hynte befas në një dhomë dhe u thoshte njerëzve të tij se duhej të largoheshin menjëherë, duke i lejuar ata të shmangnin kapjen.
Herë të tjera ai dukej se kishte dijeni për arrestimet para se ndodhnin. Njerëzit pranë tij pyesnin veten:Si ka mundësi që ai di kaq shumë? Dyshimet mbërritën kulmin në vitin 1909, kur u bastis shtypshkronja e celulës së Stalinit. Ai e mori vesh vonë këtë informacion nga kontaktet e tij, ndaj nuk ishte në gjendje ta parandalonte.
Operacioni solli arrestimin e një prej njerëzve të tij kryesorë, dhe Stalini u detyrua të korruptonte policinë për të shmangur arrestimin e vet. Po si e gjeti Okhrana vendndodhjen e shtypshkronjës? Kush i kishte tradhtuar? Stalini u zemërua. Edhe në atë fazë të hershme të karrierës së tij, ai ishte i pamëshirshëm.
Kushdo që dyshohej për tradhti vritej. Ajo që pasoi ishte një gjueti e çmendur shtrigash, pikërisht atë që donte Okhrana. Stalini mendonte se kishte 5 tradhtarë nga radhët e degës së tij, dhe përpiloi një listë me disa emra. Sot dihet se asnjë nga të akuzuarit nuk ishte në listën e agjentëve të të Okhranës.
Në fakt pranë Stalinit ishin 2 agjentë të fshehtë të Okhrana-s, por për ta Stalini nuk dyshoi asnjëherë. Ndërsa gjuetia e shtrigave vazhdonte, dhe problemi i tradhtisë ishte ende i pazgjidhur, rivalët e Partisë Menshevike, duke e ditur që Stalini kishte kontakte të shumta brenda policisë sekrete, filluan që ta akuzonin atë si bashkëpunëtor. Disa bolshevikë bënë të njëjtën gjë.
A ishte ai në gjendje të tradhtonte partinë e tij? Dhe çfarë mund të thuhet për dënimet e tij të lehta sa herë që arrestohej? Zakonisht shumë revolucionarë internoheshin në Siberi për një kohë të caktuar, siç ndodhi disa herë me Stalinin. Por dyshimet nuk depërtuan në kupolën drejtuese të Partisë Bolshevike.
Me dobësimin e fuqisë së Carit, u dobësua edhe forca e Okhranës. Revolucioni i shkurtit 1917, i ndryshoi prioritetet. Abdikimi i Car Nikollës II nga froni, solli një luftë civile midis fraksioneve ndërluftuese, pasi një komb i ri post-monarkist u shfaq për herë të parë në qindra vjet, përfundimisht nën udhëheqjen e Leninit.
Pas vdekjes së tij, në krye u ngjit Stalini. Ai e konsolidoi pushtetin e tij për t?u bërë diktator nga viti 1930, dhe deri në vdekjen e tij. Në vitin 1956, 3 vjet pas vdekjes së Stalinit, u ribotua një letër e viteve 1920, që hidhte dritë mbi akuzat e vjetra. Supozohet se ajo shkruar nga kolonel Eremin, kreu i Okhranës në Tiflis në vitin 1908.
Në të ai raportonte se Stalini ofronte ?të dhëna të sakta, por të zakonshme? për Okhranën gjatë viteve 1906-1912. Por kur u bë anëtar i Komitetit Qendror, ai i prishi plotësisht marrëdhëniet me policinë sekrete. Shumë studiues, e kanë vënë në dukje këtë letër si një provë të lojës së tij të dyfishtë.
Pasardhësi i Stalinit, Nikita Hrushovi, urdhëroi analizimin e letrës, duke zbuluar se bëhej fjalë për një falsifikim. Edhe shumica e historianëve të sotëm e mbështesin këtë variant. Veç letrës së Ereminit, nuk ka prova të tjera kundër Stalinit. Por shumë njerëz e shpjegojnë të kaluarën e tij të dyshimtë me spastrimet para Luftës së Dytë Botërore. Ato, thonë ata, ishin përpjekjet e tij për të fshehur gjurmët e tij.
https://historyofyesterday.com/was-joseph-stalin-a-double-agent-spy-for-the-tsars-secret-police-b18b2c77d54d
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman “Politico.eu”Është e sigurt...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...