Kreu i shërbimit sekret britanik MI6/ Ku dallon personazhi Xhejms Bond nga agjentët realë
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u vranë brutalisht dhe madje u hëngrën nga bashkëkombasit e tyre holandezët. Kjo vrasje e dyfishtë, është një nga krimet më të paharrueshme në historinë e këtij vendi.
Në vitin 1667, provinca e Holandës vendosi të shfuqizojë postin e ?stadholder? (kryeministrit), që në atë kohë mbahej nga Johan de Vit, në mënyrë që Princi Vilem van Oranzh (Vilemi III) , që ishte djali i vetëm legjitim i Vilemit II, të mos e pasonte në fron babanë e tij.
Provincat e tjera nuk kishin dëshirë të bënin të njëjtën gjë. Edhe vëllezërit De Vit e kundërshtuan këtë vendim, ndaj në fund u arrit një kompromis, sipas të cilit ata mund ta bënin Vilemin III gjeneral vetëm për një betejë.
Më 24 shkurt 1672, princi 21-vjeçar u emërua kapiten i përgjithshëm për një fushatë, me kushtin që ky pozicion të mbetej i papajtueshëm me atë të ?stadholder?. Por 1672-ta, do të shënohej si viti i fatkeqësive në Holandë.
Ai vit nisi me një incident ushtarak në Kanalin e La Manshit, dhe pikërisht më 23 mars 1672. Pavarësisht nga një aleancë ushtarake me Anglinë, e lidhur që në vitin 1668 kundër Francës, anglezët ndaluan një skuadron, Flotën Smirna, me 70 anije holandeze dhe e bombarduan atë.
Më 27 mars, mbreti i Anglisë, Çarlsi II, i shpalli luftë Holandës. Presioni ndaj Johanit u rrit edhe më shumë pas 6 prillit 1672, kur të njëjtën gjë bëri mbreti Luigji XIV i Francës, i pasuar pak më vonë nga ai i peshkopit të Mynsterit dhe i kryepeshkopit të Këlnit.
Republika e Holandës ishte e rrethuar nga të gjitha anët, por ajo nuk zotëronte një flotë luftarake cilësore, dhe nuk ishte në gjendje të sprapste një sulm të kombinuar detar nga Anglia dhe Franca. Ndërkohë edhe ushtria tokësore ishte tërësisht e lënë pas dore, dhe nuk mund të kishte asnjë shans përballë dy fuqive të mëdha.
Ndaj shumë qytete dhe rajone në lindje të Holandës ishin dorëzuar. Johan De Vit e pa këtë dorëzim si një përpjekje për tradhti, duke dërguar ushtrinë. Shumë shpejt, popullsia lokale e pa këtë sulm, si një tradhti nga ana e qeverisë ndaj tyre. Kundër dëshirës së De Vit, parlamenti holandez hyri në negociata paqeje me Francën.
Por populli e pa edhe këtë lëvizje si një tradhti, dhe fajësoi sërish De Vit. Tentativa e parë për vrasjen e tij ndodhi më 21 qershor 1672. Kryeministri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij pas punës. Shërbëtori i tij ishte duke ecur përpara, kur rreth orës 23 të mbrëmjes, ata u sulmuan nga disa të panjohur.
Kryeministri u plagos në qafë, u rrëzua nga kali duke plagosur kokën. Kur ishte përtokë, atentatorët e goditën dy herë me thikë. Rreth të njëjtës orë, pati një atentat të pasuksesshëm ndaj vëllait të tij në një qytet tjetër (Dordreht).
Johan i mbijetoi goditjeve me thikë, por nuk ishte jashtë rrezikut për jetën deri më 12 korrik, teksa u detyrua të qëndronte në shtrat deri më 1 gusht për t?u shëruar nga plagët.
Më pas ai deklaroi se plani i vrasjes ishte hartuar po atë ditë, dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me atentatin ndaj të vëllait, Kornelis De Vit. Por të gjithëve iu duket e pabesueshme ky pretendim. I riu, me një prejardhje nga shtresa e lartë, u ekzekutua pas një gjyqi të shpejtë, vetëm një javë pas sulmit ndaj kreut të qeverisë.
Por më 23 korrik, Vilem Tishelar, një kirurg në profesioni tha gjykatës se Kornelis de Vit i kishte ofruar atij 30.000 gulden më 8 korrik për të vrarë princin Vilemi III. Por tani që ky i fundit ishte anëtar i kabinetit, Johan e cilësoi të pavlerë qëndrimin e tij në detyrë, ndaj dha dorëheqjen më 4 gusht.
Me atë akt ai nuk kishte më pushtet politik, duk u bërë një qytetar i zakonshëm. Por më 15 gusht, qarkulluan zëra se Cornelis kishte dashur të arratisej apo se ishte liruar. Një turmë e zemëruar u mblodh para portës së burgut. Të frikësuar nga ndonjë trazirë, gjyqtarët urdhëruan nxjerrjen e Kornelis pranë dritares së qelisë së tij, për t?u treguar njerëzve se ai ishte ende atje.
Ndërkohë mbrojtja e Kornelis në gjyq filloi të shfaqte dobësi, kur u bë e qartë se ai ishte takuar më herët me Tishelar. Në fakt, gjykatësit donin ta shpallnin fajtor Kornelis – të paktën 3 prej tyre donin dënimin e tij me vdekje – por duke qenë se ata s?mund të provonin planin e tij për vrasjen e monarkut, nuk ishin ligjërisht në gjendje që ta bënin këtë.
Ai u shpall fajtor dhe u dënua më 20 gusht. Meqë dënimi me vdekje nuk ishte i mundur, Kornelis u dëbua përgjithmonë nga provinca e Holandës. Ai humbi të gjitha funksionet e tij zyrtare dhe pagoi shpenzimet e gjyqit. Mëngjesin e ditës tjetër në të gjithë qytetin e Hagës u vendosën shumë postera dhe pamflete, të cilat bënin thirrje për vrasjen e vëllezërve De Vit.
Më pas Johan De Vit u josh në një kurth, me njoftimin se donte ta takonte vëllai i tij në qeli.
Gjysmë ore më vonë, Johani donte të dilte nga burgu, por u pengua nga një turmë e madhe.
Në fundin e pasdites, disa pushkatarë hynë në burg, dhe i nxorën zvarrë vëllezërit. Kornelis u godit disa herë me thikë, ndërsa vëllai i tij u plagos në kokë. Më pas ai u qëllua nga prapa me pistoletë. Ekzekutimi mbaroi me thika kasapi.
Pas vdekjes së tyre, kufomat më pas u zhveshën plotësisht, dhe u varën me kokë poshtë. Më pas trupat e pajetë u shqyen. Iu prenë gishtat, veshët, hundët, buzët, gjuhët dhe duart. Trupat e tyre goditeshin nga njerëzit që kalonin, teksa zorrët u nxorën jashtë dhe u dhanë qenve, madje një pjesë u hëngrën nga njerëzit. Po ashtu zemrat e tyre u shkëputen nga trupi dhe u ekspozuan për vite me radhë në 2 kavanoza me vaj terpentine./ CNA.al
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Nga Smriti Mallapaty “Nature”Imagjinoni sikur të keni lindur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...