web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush janë 10 tradhtarët më famëkeq në histori

24 Nëntor 2021, 08:58, Blog CNA

(Pjesa e dytë)

Tradhtia është një nga llojet më të këqija të krimeve që mund të kryejë ndonjëherë një njeri. Ajo shkatërron jo vetëm besimin tek ish-aleatët, por vë seriozisht në pikëpyetje karakterin e tradhtarit. Është e sigurt të thuhet se asnjë lloj lavdie, dhe asnjë lloj shpërblimi që mund të fitojë tradhtari, nuk mund të krahasohet me dëmet që i ka sjellë popullit të tij duke e tradhtuar atë. Historia ka plot shembuj të tradhtarëve. Ja cilët janë 10 më famëkeq në histori.

 

Kjo grua vendase, luajti një rol kyç në pushtimin spanjoll të Perandorisë Azteke. Ajo ndihmoi pushtuesin Hernan Kortes, duke u angazhuar si përkthyese, këshilltare dhe ndërmjetëse. Tani në Meksikë, fjala ?malinchista? i referohet një bashkatdhetari jo besnik.

Emri origjinal i La Malinke ishte Dona Marina. Ajo lindi në vitin 1500 si vajzë në një

familje fisnike. Pas vdekjes së babait, e ëma e saj u martua me një burrë tjetër që e shiti atë

tek tregtarët e skllevërve. Në vitin 1519, tregtarët e dërguan atë në Tabasko, një qytet i popujve Maja.

Gjatë pushtimit të Perandorisë Azteke nga spanjollët, Marina bashkëpunoi me një prift spanjoll që dinte gjuhën Maja. Ajo i bindi njerëzit nga qytete të shumta Maja që të bashkohen në një aleancë me spanjollët në luftën e tyre kundër Perandorisë Azteke.

Ajo përktheu nëpërmjet priftit në gjuhën azteke, nahuatl, për llogari të Kortes. Më vonë, mësoi spanjisht dhe u bë përkthyesja e drejtpërdrejtë e pushtuesit. Por thuhet se ajo ishte më shumë sesa thjesht një përkthyese. Kortes dhe Marina bënë një jetë bashkëshortore dhe patën një djalë.

Pak para Luftës së Parë Botërore, Alfred Redl, kreu i shërbimit sekret në ushtrinë austriake, i shiti Rusisë cariste informacione tepër sekrete mbi Austrinë dhe ushtrinë e saj. Për më tepër, tradhtari u furnizoi popullin e tij me informacione të rreme mbi forcën ushtarake të armikut.

Në vitin 1900, Reld u emërua shef i kundërzbulimit. Dy vjet më vonë, ai filloi të punonte edhe si spiun i Rusisë.

Gjatë11 viteve të ardhshme, Redlu dha rusëve informacione mbi kodet, shifrat, shkronjat, hartat, fotografitë, urdhrat e ushtrisë, planet e mobilizimit, madje edhe gjendjen e rrugëve

dhe hekurudhave austriake. Për të pasur një reputacion të shkëlqyer në punën e tij të kundërzbulimit, ai jepte informacione të rreme për armiqtë dhe demaskonte spiunët rusë

të nivelit më të ulët.

Në vitin 1913 u gjetën dy zarfe me para, që i përkisnin shërbimeve sekret franceze dhe ruse. Dhuratat u vendosën enkas diku, dhe u mbajtën nën vëzhgim, kur Redl shkoi t?i merrte u zbulua edhe tradhtia e tij. Redl rrëfeu të gjitha krimet e tij si tradhtar, ndërsa kreu vetëvrasje pasi i shkroi një letër vëllait të tij.

 

I joshur nga pasuritë e ofruara nga persët, Efialti e tradhtoi atdheun e tij, Greqinë. Në vitin 480 Para Erës Sonë gjatë Betejës së Termopileve, ai u tregoi armiqve një shteg të ngushtë për ta goditur pas shpine ushtrisë greke. Pas asaj tradhtie grekët u masakruan në fushën e betejës.

Edhe pse spartanët ishin zënë në befasi, 300 prej tyre luftuan me guxim deri në fund. Në betejë vdiqën 2 komandantët grekë Kserksi dhe Leonidha. Efialti mund të cilësohet me të drejtësi tradhtari më i madh në historinë greke. Pa ndihmën e tij, do të kishte qenë shumë më e vështirë ose ndoshta e pamundur për persët të fitonin mbi spartanët.

Konsiderohet si tradhtari më famëkeq i Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte një ushtar britanik, dhe një spiun i nazistëve në të njëjtën kohë. Ai i mashtroi të dyja palët, britanikët dhe gjermanët, dhe u arratis disa herë nga burgu. Kol ishte liruar së fundi nga burgu, duke u rekrutuar në ushtrinë britanike në shtatorin e vitit 1939.

Gjatë shërbimit të tij në Francë, ai u gradua si rreshter, por u kap nga gjermanët gjatë kapitullimit të Francës në verën e vitit 1940. Kol u arratis dhe ndihmoi në funksionimin e linjave të Rezistencën Franceze. Në vitin 1941, Kol u kap sërish nga gjermanët, këtë herë nga Gestapo.

Ata e bindën atë që t?i tradhtonte francezët, ai pranoi dhe denoncoi 150 anëtarë të Rezistencës Franceze, përfshirë disa nga emrat më të rëndësishëm. Të paktën 50 nga 150 francezë u ekzekutuan nga Gestapo. Pas kësaj, Kol u ndoq nga shërbimi sekret britanik M19,deri sa u kap në qershor të vitit 1945. Ai u arratis sërish në nëntor të po tij viti, por një vit më vonë, më 8 janar ai u qëllua për vdekje nga policia franceze.

Një gjeneral i famshëm sovjetik Vllasov, i tradhtoi sovjetikët duke krijuar Ushtrinë Çlirimtare Ruse. Kjo ishte një trupë prej qindra ushtarësh, që kishin dezertuar nga Ushtria e Kuqe,dhe më vonë luftuan për nazistët kundër popullit të tyre.

Vlasov ishte gjenerali i preferuar i Stalinit, që e shpëtoi Moskën në dimrin e viteve 1941-1942, dhe që mori pjesë edhe në Luftën e Leningradit. Nazistët e kapën gjeneralin dhe e bindën qëtë dezertonte për të kaluar me Rajhun e Tretë.

Në vitin 1944, autoritetet naziste e lejuan Vllasov të krijonte njësinë e tij për ta çliruar popullin rus nga regjimi i Stalinit. Kështu ai krijoi Ushtrinë Çlirimtare Ruse, duke rekrutuar ushtarët rusë që ishin kapur rob nga gjermanët.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kjo Ushtri Çlirimtare prej 50.000 burrash po luftonte kundër Ushtrisë së Kuqe. Shumica e tyre iu dorëzuan trupave amerikane që përparonin në Çekosllovaki, të cilët më pas i dorëzuan tek sovjetikët. Edhe Vllasovi u dorëzua sovjetikëve në majin e vitit 1945 dhe u ekzekutua prej tyre më 1 gusht 1946.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

10 of the Most Notorious Traitors in History





Lajmet e fundit nga