“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
(Pjesa e parë)
Tradhtia është një nga llojet më të këqija të krimeve, që mund të kryejë ndonjëherë një njeri. Ajo shkatërron jo vetëm besimin tek ish-aleatët, por vë seriozisht në pikëpyetje karakterin e tradhtarit. Është e sigurt të thuhet se asnjë lloj lavdie, dhe asnjë lloj shpërblimi që mund të fitojë tradhtari, nuk mund të krahasohet me dëmet nga tradhtia e popullit të tij. Historia ka plot shembuj të tradhtarëve. Ja cilat janë 10 më famëkeq në histori.
Gjatë Luftës për Pavarësi, Benedikt Arnold e tradhtoi SHBA-në, duke iu ofruar britanikëve të dorëzonte fortesën Uest Point në Nju Jork, në këmbim të një shume prej 20 mijë paund. Por britanikët nuk arritën që ta merrnin Uest Point. Plani i Arnoldit u zbulua, dhe ai u arratis.
Arnold ishte një udhëheqës i aftë, dhe spikati në shumë beteja të Luftën Revolucionare. Për performancën e tij të jashtëzakonshme, në vitin 1780 iu dha komanda e Uest Point, fortesës së vendosur buzë lumit Hadson. Por Arnold nisi të mbante kontakte të fshehta me kreun e forcave britanike, Sër Henri Klinton.
Ai premtoi dorëzim të plotë të fortesës dhe të njerëzve të tij tek armiqtë, në këmbim të interesave të tij personale. Pas arratisë, ai u transferua në Angli, dhe nuk mori kurrë atë
që i ishte premtuar nga britanikët. Arnold vdiq në Londër më 14 qershor 1781. Ish-heroi është aq i urryer nga amerikanët saqë emri i tij konsiderohet si sinonim i fjalës ?tradhtar?.
Ishte njeriu që tradhtoi bashkatdhetarët e tij indianë. Në këmbim të një ryshfeti, ai krijoi mundësinë e fillimit të sundimit më shumë se 200-vjeçar të britanikëve në Indi. Ai i ndihmoi armiqtë që të fitonin mbi sundimtarin e Bengalit në Betejën e Plasej. Ajo ngjarje cilësohet si fillimi i imperializmit britanik në Indi.
Kompania angleze e Indive Lindore, ishte shumë agresive në tregjet indiane në fillim të shekullit XVIII. Anglezët kishin selinë e tyre në qytetin e Kalkutës, dhe mezi prisnin që ta vinin atë plotësisht nën kontrollin e tyre. Siraxh Ud-Daulah, sundimtari i mbretërisë, ishte i vetmi që rezistoi synimeve perandorake të britanikëve.
Nënkoloneli Robert Klajv i shpalli luftë Siraxh në Plasej. Trupat vendase ishin mbi 50.000, ndërsa ato britanike vetëm 3.000. Por mbreti nuk llogariti tradhtinë e njërit prej njerëzve të tij Mir Xhafar. Më 23 qershor 1757, Xhafar i urdhëroi forcat e tij të tërhiqeshin nga beteja e Plasej, duke i lënë armiqve fushë të lirë.
Siraxh u arratis për njëfarë kohe, derisa u kap dhe u ekzekutua. Klajv e zëvendësoi Siraxh me Xhafar, që mori postin e guvernatorit në Bengal. Lakmia e Xhafar rezultoi fatale 2 vjet më vonë, kur Klajv mësoi për traktatin e fshehtë të Xhafar me holandezët. Ai u zëvendësua nga dhëndri i tij, Mir Kasimi. Xhafar është i urryer në historinë e Indisë dhe të Pakistanit. Aq sa emri i tij është sinonim i fjalës ?tradhtar? në gjuhët e tyre përkatëse.
Kur nazistët ishin në luftë me shuam vende, diplomati norvegjez, Vidkun Kuisling, nisi
një grusht shteti kundër mbretit të tij, për të fituar mbështetjen e e Hitlerit. Në fakt ai u bë kryeministër nën regjimin Kuisling, i njohur si qeveria kukull e nazisteve në Norvegji.
Kuislingu kishte qenë gjithmonë në kërkim të mbështetjes nga jashtë, që kur partia e tij Nasjonal Samling humbi në zgjedhjet e viteve 1930. Ai iu drejtua për ndihmë drejt nazistëve, dhe partia e tij e parëndësishme, njihej si dega norvegjeze e Partisë Naziste.
Ai e takoi Hitlerin për herë të parë më 18 dhjetor 1939. Gjatë takimit, ideja e tij për të pushtuar Norvegjinë nga bregu i detit ishte më pak e rëndësishme për Fyhrerin. Të dy ndanë pikëpamjet të përbashkëta mbi idenë e një race dominuese. Hitlerit i bëri vërtet përshtypje propozimi i Kuislingut për të prodhuar një brez qytetarësh idealë.
Plani ishte bashkimi i arianëve nazistë dhe i racës nordike të Kuislingut. Nazistët hynë në Norvegji më 9 prill 1940, dhe Kuisling nuk ngurroi që ta vetë-shpallte veten kryeministër. Kur vendi u çlirua në vitin 1945, ai u shpall fajtor për dërgimin e pothuajse 1000 hebrenjve në kampet e përqendrimit, si dhe për tradhti kombëtare, dhe u ekzekutua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, emri i tij u bë sinonim i fjalës ?tradhtar?.
Në Kinën para-komuniste, politikani Uang Jinguei, bashkëpunoi me armiqtë japonezë. Për
të fituar pushtet, ai ra dakord të krijonte një qeveri kukull në Nanxhing, në këmbim të disa lëshimeve të vogla. Jinguei u lirua nga burgu në 1911 pas Revolucionit Vuçang.
Ai u bë një hero kombëtar dhe një figurë e shquar politike e Senatit. Pas vdekjes së liderit kinez Sun Jat-Sen në marsin e vitit 1925, ai rivalizoi Çang Kai Shek për pozicionin e liderit. Por ky i fundit triumfoi fronin për shkak të fuqisë së tij ushtarake.
Për të fituar mbështetje ushtarake, Jinguei kontaktoi fillimisht me Hitlerin. Pastaj në dhjetor 1938, ai u arratis fshehurazi në Hanoi, për t?u lidhur në aleancë me japonezët. Armiqtë morën kontrollin mbi Nanxhing, dhe Jinguei u emërua si një sundimtar kukull. Jinguei u transferua në Japoni në marsin e vitit 1944, dhe vdiq më 10 nëntor të po atij viti.
Çifti i bashkëshortëve amerikanë, u dënua për shitjen tek sovjetikët të sekreteve të bombës bërthamore. Edhe pse pretenduan se ishin të pafajshëm deri në vdekjen e tyre, ata u bënë shtetasit e parë amerikanë që u dënuan dhe u ekzekutuan për spiunazh në kohë paqeje.
Xhulius, ishte një inxhinier që punonte për ushtrisë amerikane, ndërsa Etel punonte si sekretare.
Ata u njohën kur ishin anëtarë të Lidhjes së Re Komuniste. Më 17 qershor 1950, Xhulius Rozenberg u arrestua nën dyshimin për spiunazh, dhe u akuzua për menaxhimin e një rrjeti spiunazhi. Thuhej se grupi i transmetoi Bashkimit Sovjetik informacione top-sekret lidhur me bombat bërthamore.
Pas disa muajsh u arrestua edhe gruaja e tij, Etel. Ai që demaskoi Rozenbergët, ishte vëllai më i vogël i Etel, Dejvid Gringllas. Ky kishte qenë rreshter në ushtri, dhe më pas punoi si makinist në Los Alamos, laboratorin sekret të bombës atomike amerikane.
Dejvid u rrëfeu autoriteteve tradhtinë e tij, dhe kalimin e sekretet bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ai u dënua me 10 vjet burg. Ndërkohë Çifti Rozenberg u ekzekutua në karrigen elektrike më 19 qershor 1953 në burgun Sing Sing të Nju Jorkut.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
10 of the Most Notorious Traitors in History
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...