Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Nga Ben Hodges ?Politico.eu?
Gjatë javëve të fundit, Perëndimi ka vërejtur gjithnjë e më shumë aspekte të fuqisë së plotë
të mundshme të agresionit nga ana e Rusisë. Këtu përfshihet një grumbullim kërcënues i trupave ruse në kufirin me Ukrainën, përdorimi i tregut të energjisë si një armë kundër Moldavisë, dhe mbështetja e Moskës ndaj luftës hibride të Bjellorusisë, duke përdorur emigrantët përgjatë kufirit të saj me Bashkimin Evropian.
Mungesa e qartësisë në qëllimet e Moskës, dhe mosgatishmëria e Kremlinit për të respektuar ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm sa po e përkeqësojnë situatën. Një zgjerim i konfliktit në Ukrainë, mund të mos jetë ende në plan, por Rusia i ka tashmë gati shumicën e forcave të saj në rast se vendos që ta bëjë këtë.
Duke pasur parasysh kërcënimin gjithnjë e më të dukshëm, Bashkimi Evropian është nxitur më në fund të hidhet në veprim. Por deklaratat e forta të solidaritetit me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, do të kenë pak peshë nëse ato nuk do të mbështeten nga hapa të prekshëm, që të ndihmojnë në mbrojtjen e kombeve më lindore të Evropës.
Ne kemi nevojë për një përpjekje të përbashkët evropiane, që ta pengojmë agresionin rus në të gjitha format e tij. Fushata e egër e Rusisë për ta minuar qeverinë ukrainase, ka kombinuar agresionin tradicional ushtarak me luftën hibride në formën e sulmeve kibernetike ndaj uebsajteve të qeverisë ukrainase, keq-informimin politik dhe taktikat shantazhuese në aspektet e tregtisë në përgjithësi dhe të energjisë në veçanti.
Që nga pushtimi ushtarak i Rusisë në Krime dhe Ukrainën Lindore në vitin 2014, janë vrarë më shumë se 14.000 ukrainas. Deri më sot, forcat ruse – përfshirë separatistët që ata drejtojnë dhe mbështesin – vazhdojnë që të shkelin armëpushimin, duke vrarë dhe plagosur ushtarë ukrainas, dhe duke e penguar OSBE-në të kryejë misionin e saj monitorues brenda dhe përreth rajonit ukrainas të Donbasit.
Ndërsa nuk është e qartë nëse Rusia synon që ta pushtojë apo jo të gjithë Ukrainën, është më se e qartë se Kremlini është i përgatitur të përdorë të gjitha aftësitë e tij për të mbrojtur ?vijat e kuqe?, të cilat presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar deri më tani që t?i përcaktojë.
Rusia ka treguar vazhdimisht gatishmërinë e saj për të shpërfillur ligjet ndërkombëtare, dhe për të kryer sulme në territoret perëndimore. Pushtimi i vazhdueshëm i 20 për qind të territorit të Gjeorgjisë, prania e ?paqeruajtësve? të saj në Transnistria, dhe aktet e saj të sabotimit në Republikën Çeke, Gjermani, Malin e Zi dhe Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë që të gjitha të njëjtën shpërfillje flagrante, e cila po vazhdon të shfaqet edhe në Ukrainë.
Paralelisht me përpjekjet e saj ushtarake, Rusia ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Ukrainës. Përpara pushtimit, Moska ndaloi eksportet kryesore të Kievit, dhe e përdori sigurinë energjetike si një armë kundër fqinjit të saj, duke devijuar furnizimin e saj me gaz nga linjat ukrainase të tranzitit.
Kremlini i udhëzoi bankat ruse të reduktojnë financimin e industrive të Ukrainës, në mënyrë që të shkaktojnë mbylljen e fabrikave dhe anulimin e projekteve më të rëndësishme në infrastrukturë. E gjendur nën këtë presion, Ukraina u detyrua gjithashtu të pranonte në vitin 2013 një kredi eurobond nga Rusia.
Tani Rusia e ka paditur Ukrainën në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, duke u përpjekur të marrë përfitimet nga kredia 3 miliardë dollarëshe. Agresioni ushtarak, ekonomik dhe kibernetik i Rusisë, i ka kushtuar tashmë shumë më tepër ekonomisë ukrainase.
Për më tepër marrëveshja e 8 viteve më parë u nënshkrua nga ish-presidenti Viktor Janukoviç, një aleat i Kremlinit, që u arratis në Rusi pas demonstratave të Maidanit në vitin 2014. Në rast se sistemet tona gjyqësore nuk mund ta mbrojnë dot Ukrainën dhe të tjerët kundër ?ligjit? të Kremlinit, ne mund të presim një rritje të përdorimit të këtyre lloj taktikave në të ardhmen.
Kjo është një sjellje klasike ruse, duke përdorur të gjitha llojet e mjeteve, kërcënimeve, gjuhës, interpretimeve ligjore dhe keq-informimeve që ka në dispozicion, për të na mbajtur të ç?ekuilibruar, për të trazuar dhe destabilizuar kufijtë e BE-së, dhe për ta paraqitur Ukrainën në Perëndim si një ?shtet të dështuar?.
Kjo ka gjasa të vazhdojë, sidomos tani që Gjermania udhëhiqet nga një qeveri e përkohshme derisa të krijohet koalicioni i ri. Udhëheqësit e BE-së, duhet të jenë shumë të njohur me këtë strategji, pasi shumë nga këto mjete po përdoren gjithashtu në marrëdhëniet e Rusisë me BE-në.
Nga fushatat e keq-informimit të kryera në Spanjë dhe Itali dhe sulmet kibernetike ndaj Polonisë dhe Gjermanisë, deri tek vala e keq-informimeve ruse, e raportuar gjerësisht, rreth fushatave të vaksinimit ndaj Covid-19. Dhe në fakt, disa nga mbështetësit e Ukrainës e njohin tashmë natyrën dhe potencialin e kërcënimit që paraqet aktualisht Rusia.
Këtë na e kujton marrëveshja e mundshme mbi blerjen e armëve Britani-Ukrainë, që synon të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Ukrainës. Dhe kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm. Por ndërkohë që takimet e nivelit të lartë, si samiti BE-Ukrainë i muajve të fundit, mund të krijojnë një përshtypje pozitive, shumë shpesh atyre u mungon ngrinta, dhe nuk arrijnë të ofrojnë mbështetje reale për Ukrainën kundër agresionit rus.
Kjo gjë duhet të ndryshojë së shpejti, para se të jetë tepër vonë. Bashkimi Evropian ka çdo lloj arsye për ta mbështetur Kievin në këtë moment kritik të historisë. Ukraina, një komb evropian që ka treguar vazhdimisht dëshirën e tij për t?u integruar më tej me Perëndimin, po dhunohet çdo ditë në sovranitetit e saj nga Kremlini.
Nëse fuqia e kombinuar diplomatike dhe ekonomike e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, janë të pamjaftueshme për të penguar Rusinë të sillet siç po bën tani, atëherë ne do të përballemi me një dimër të gjatë dhe të ftohtë.
Shënim:Ben Hodges, drejtues i studimeve strategjike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, ish-gjeneral i ushtrisë amerikane në Evropë në vitet 2014-2017.
Përkthyer dhe përshatur nga CNA.al
https://www.politico.eu/article/russia-ukraine-conflict-military-european-union/
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...